• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shfrytëzimi i fëmijëve, UNICEF i kërkon qeverisë të marrë masa

by Aalison Pearse Stevens
14/06/2016 08:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Ditën Botërore kundër Punës së Fëmijëve, UNICEF i bën thirrje qeverisë shqiptare të marrë masa për reduktimin e saj, pasi vetëm kështu fëmijët mund të mos lihen pas dore. Sipas kësaj organizate, në vendin tonë numri i të vegjëlve që punojnë ose lypin në rrugë dhe që janë objekt i formave më të këqija të shfrytëzimit mbetet i lartë, ndonëse të dhënat për këtë fenomen mbeten të kufizuara. Ndërkaq, duke analizuar shkaqet kryesore të rrënjosura në rrethin vicioz të varfërisë, UNICEF-i ka identifikuar se fëmijët punojnë për shumë arsye.

“Varfëria dhe nevoja që fëmijët të kontribuojnë në ekonominë familjare janë faktorë madhorë. Megjithatë, mungesa e mundësive për arsimim dhe cilësia e dobët e sistemeve shkollore, si edhe diskriminimi ndaj fëmijëve që u përkasin grupeve të veçanta sociale veprojnë gjithashtu si shtysë për fëmijët që të angazhohen në punë. Pa pasur mundësi për arsimim, shpesh fëmijët kanë pak alternativa dhe si pasojë fillojnë të punojnë që në moshë të hershme”, thuhet në deklaratën e kësaj organizate.

Ndërkaq, përfaqësuesja e UNICEF, Antonella Scolamiero, e vë theksin tek arsimi gjithëpërfshirës, si mënyra më e mirë për parandalimin e këtij fenomeni.

“Puna e fëmijëve është e papranueshme sepse fëmijëve të vegjël u mohohet e drejta për arsim dhe ata detyrohen të përfshihen në format më të rrezikshme të punës. Fëmijët që punojnë, mungojnë në shkollë dhe lihen pasa dore, pa pasur një mundësi për një të ardhme më të mirë. Ne në UNICEF besojmë se strategjia më efektive për të parandaluar punën e fëmijëve është së pari nëpërmjet rritjes së aksesit në arsim cilësor dhe gjithëpërfshirës”, shprehet Scolamiero.

Shifrat

Ndërkaq, ndonëse shifrat në vendin tonë janë të pakta, studimi kombëtar “Fëmijët që punojnë në Republikën e Shqipërisë”, realizuar nga Instituti i Statistikave dhe Organizata Botërore e Punës (ILO) ka arritur në përfundimin se janë plot 54000 fëmijë që punojnë, ndërkohë që 35500 prej tyre bëjnë punë të rrezikshme. Studimi mbuloi 7319 familje që përmbanin 27865 individë, nga të cilët 6003 ishin fëmijë të moshave 5-17 vjeç.

Ai u realizua në vitin 2010, por të dhënat e përpunuara janë prezantuar përgjatë vitit 2013. Sipas tij, 54 000 fëmijë ose 8.2% e 5-17 vjeçarëve janë ekonomikisht aktivë, ndërkohë që 80% e fëmijëve që punojnë janë të angazhuar në aktivitete bujqësore. Tregtia me shumicë dhe pakicë si dhe hotelet e restorantet kanë punësuar respektivisht 8.2% dhe 4.15% të fëmijëve. Kjo do të thotë se këto tri aktivitete kanë punësuar mbi 90 për qind të fëmijëve që punojnë. Sa u takon vështirësive në punë, studimi vlerëson se 65.8% e fëmijëve që punojnë, bëjnë punë të rrezikshme.

BW/d.i.

Next Post

Shpërdorim detyre te Tatimet, arrestohet xhaxhai i Elseid Hysajt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In