• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shfaqjet publike të Viola Spiros pas arrestimit të partnerit për trafik kokaine

by A R
06/01/2018 15:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për katër vite, ato njiheshin si dy motrat velina të programit investigativ “Fiks Fare”, Viola e Petrula Spiro. Por me largimin nga ai emision, rrugën e televizionit e vazhdoi Viola, të cilën e pamë si prezantuese në disa emisioneve sportive. E fundi i vitit 2017 për të ishte më i bujshmi për jetën e saj private, për shkak të burgosjes së të dashurit, Valentin Selaj, i cilësuar ndryshe si bos kokaine në Holandë dhe Itali.

Për lidhjen e saj të dashurisë, Viola kishte folur në media, por pa ia përmendur emrin, deri në momentin e arrestimit të tij në Firence, që bëri dhe vetë Violën protagoniste të mediave italiane. Ajo u komentua si e dashura bukuroshe e bosit të kokainës, e cila bënte jetë luksoze dhe udhëtime të shtrenjta nëpër Europë, në sajë të mundësive dhe parave, që i ofronte ai. E pas gjithë kësaj zhurme, Viola tani shfaqet më shumë pranë motrës së saj Petrulës, duke kaluar në plan të dytë sa i takon protagonizmit në rrjetet sociale me jetën e saj. Madje, duke qenë në shoqërinë e Petrulës, u bë shkas për një lajm në media, të cilët ngatërruan të dashurin e Petrulës duke e komentuar si të dashurin e ri të Violës.

Ishte, pikërisht, një foto e Violës me motrën Petrula Spiro dhe partnerin e saj, Marin Blushi, që bëri xhiron në disa portale, që nxituan të hamendësonin se Viola është në një lidhje të re dashurie. Megjithëse Petrula ka publikuar shpeshherë foto me të dashurin e saj, prania e Violës në foto, me sa duket, ngacmoi më shumë për t’i bërë konfuze disa portale. Pasi i dashuri i Violës, Valentin Selaj, u arrestua me akuzën e trafikut të drogës, edhe moderatorja është vënë në krye të titujve e komenteve. Por nëse për të gjitha lajmet e ditëve të fundit, Viola zgjodhi të heshtë, për lajmin në fjalë ajo reagoi me shpejtësi të rrufeshme duke u treguar të gjithëve se ai, se djali në foto është partneri i motrës së saj, Petrula. Duke postuar një foto të çiftit duke u puthur me njëri-tjetrin, por edhe duke i etiketuar ata me emra, Viola u ka mbyllur gojën të gjithëve që hamendësuan një lidhje të re të saj. Po ashtu, Viola shënoi mbi foto edhe datën kur është bërë fotografia. Por duket se, tashmë, Viola nga një protagoniste në familjen e saj është kthyer, mesa duket, në personazh dytësor mes dy motrave.
Tani radhën për ta shijuar jetën e ka Viola, e cila poston shumë shpesh foto duke udhëtuar nëpër Europë me të dashurin”. “Gëzuar Vitin e Ri 2018!”, ishte diçitura e Petrulës në fotot me partnerin, të shkrepura në Amsterdam. Dy motrat Spiro, ish-velinat e “Fiks Fare”, Viola dhe Petrula, shumë shpesh i ngatërrojnë me njëra-tjetrën, sidomos pasi u bënë të dyja bionde. Por nëse motrën e madhe, Violën, e keni parë më shpesh në ekran, Petrula është më e tërhequr. Ajo ka studiuar “Marrëdhënie me Publikun” dhe ushtron profesionin e saj në një projekt në këtë fushë. Në lidhje me emrin Petrula, ajo ka treguar në një intervistë te “Rudina”. “Unë jam pagëzuar me këtë emër sipas emrit të gjyshit, Petraq. Në të vërtetë, në pasaportë e kam emrin Ina”, tha ajo, por askush nuk e thërret dhe nuk e njeh me këtë emër, veç pasaportës. Prej disa kohësh, edhe Petrula është në një lidhje dashurie, të cilën është duke e zyrtarizuar së shpejti. /Panorama Plus

Next Post
“Zjarri dhe furia” në Shtëpinë e Bardhë, a është i besueshëm autori i librit?

"Zjarri dhe furia" në Shtëpinë e Bardhë, a është i besueshëm autori i librit?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përmbytjet katastrofike në Nepal, rritet bilanci tragjik: 389 të vdekur dhe 466 të plagosur

Përmbytjet katastrofike në Nepal, rritet bilanci tragjik: 389 të vdekur dhe 466 të plagosur

August 27, 2026
Pas dështimit të bisedimeve, Trump: Kanadaja kërkon “përfitimet” e të qenit pjesë e SHBA-së -

Trump telefonon Putinin dhe jep garancinë për NATO-n: Nuk do t’i sulmojë, nuk jam i shqetësuar fare

August 27, 2026
Burnham mbyll derën për bashkimin e Irlandës, kryeministri britanik: Referendumi është jashtë diskutimit

Burnham mbyll derën për bashkimin e Irlandës, kryeministri britanik: Referendumi është jashtë diskutimit

August 27, 2026
Kosovë/ Vrau gruan shtatzënë në muajin e 8-të, tragjedia merr tjetër kthesë, vdes edhe 26-vjeçari në spital

Kosovë/ Vrau gruan shtatzënë në muajin e 8-të, tragjedia merr tjetër kthesë, vdes edhe 26-vjeçari në spital

August 27, 2026
Djali i Trump në shënjestër? Irani mohon planin për vrasjen e tij dhe nxjerr kushtet për Hormuzin

Djali i Trump në shënjestër? Irani mohon planin për vrasjen e tij dhe nxjerr kushtet për Hormuzin

August 27, 2026
Nga Sarajeva në Srebrenicë, krimet më të rënda të “Kasapit të Bosnjës”

Nga Sarajeva në Srebrenicë, krimet më të rënda të “Kasapit të Bosnjës”

August 27, 2026
Bulqizë/ Zjarri në Vajkal rrezikon banesat, flakët përhapen nga era dhe bimësia e thatë

Bulqizë/ Zjarri në Vajkal rrezikon banesat, flakët përhapen nga era dhe bimësia e thatë

August 27, 2026
Dramë në Qipro, Dinamo reziston 90 minuta dhe barazon 2-2, por pëson dy gola në shtesë dhe eliminohet nga Pafos

Dramë në Qipro, Dinamo reziston 90 minuta dhe barazon 2-2, por pëson dy gola në shtesë dhe eliminohet nga Pafos

August 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Intelektualët, e çaluara e kombit

August 27, 2026
VIDEO/ Tension në protestë, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, ndërhyjnë protestuesit

VIDEO/ Tension në protestë, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, ndërhyjnë protestuesit

August 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com