• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shfaqja “The Dawn of Time” më 19 dhe 20 tetor përmbyll edicionin e dytë të Festivalit Ndërkombëtar të Kërcimit Bashkëkohor

by A R
17/10/2023 11:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edicioni i dytë i shumëpritur i Festivalit Ndërkombëtar të Kërcimit Bashkëkohor, i organizuar nga Qendra për Art dhe Kulturë Harabel, D18 Paris dhe Balkan Youth Link Albania, në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit dhe me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, u zhvillua përgjatë muajve shtator dhe tetor 2023, dhe do të përmbyllet me shfaqjen “The Dawn of Time” me koreografi të Blenard Azizaj më 19 dhe 20 Tetor, 2023, ora 19:00.

Festivali nën drejtimin artistik të koreografit të mirënjohur Angelin Preljocaj, me një program të hartuar nën kujdesin e Nicole Saïd dhe nën drejtimin e Ajola Xoxës solli çdo javë për publikun shfaqje të një niveli të jashtëzakonshëm nga kompani të njohura si Balet Preljocaj, La Veronal & Marcus Morau, Fondazione Nazionale della danza/Aterballetto dhe përmbyllet me Blenard Azizaj.

“The Dawn of Time” (Agimi i Kohës) është një performancë të cilën Azizaj e ka realizuar me trupën e Teatrit të Operës dhe Baletit.

E vendosur përballë një peizazhi të fragmentuar që pasqyron ndërlikueshmërinë e jetës, “The Dawn of Time” bëhet një metaforë për rrugëtimin njerëzor. Kujtimet nga e kaluara fillojnë të shfaqen, duke na detyruar të përballemi me shtigje të pashkelura. Kjo pjesë është një reflektim mbi të kaluarën tonë kolektive, e cila na kujton se si të ecim përpara.

Në këtë kërcim të agimit të kohës, balerinët eksplorojnë dualitetin e ekzistencës. Ata mishërojnë ekuilibrin delikat midis kaosit dhe rendit, ndërsa lëvizjet e tyre kalojnë nga të egra në të kontrolluara. Ata bëhen mishërim i dritës dhe errësirës, trupat e tyre pasqyrojnë modele të ndërlikuara hijesh dhe ndriçimi, që simbolizojnë luftën e përjetshme midis krijimit dhe shkatërrimit.

Agimi i kohës, dikur i mbuluar me mister, shpaloset përmes gjuhës së kërcimit bashkëkohor. Është një testament i fuqisë së lëvizjes, aftësisë për të kapërcyer kohën dhe hapësirën dhe për të treguar histori që i japin zë qosheve më të thella të shpirtrave tanë. Artdashësit do të mund ta ndjekin këtë premierë magjepsëse në Teatrin e Operës dhe Baletit me datë 19 dhe 20 Tetor 2023, ora 19:00.

Next Post
Pranohet kërkesa e SPAK, bashkohen dosjet e 4 vrasjeve kriminale në Durrës

Pranohet kërkesa e SPAK, bashkohen dosjet e 4 vrasjeve kriminale në Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

3 përmbysje të mëdha elektorale në Shqipëri – a do ketë një të katërt?

November 16, 2026
SPAK dërgon për gjykim dosjen “Balluku”, njoftim zyrtar për 28 të pandehur

SPAK dërgon për gjykim dosjen “Balluku”, njoftim zyrtar për 28 të pandehur

November 16, 2026
Plagosi 15-vjeçarin pas sherrit në gjimnaz/ Gjendet pistoleta e 17-vjeçarit, i mituri në burg pasi…!

Vlorë/ Qarkullonte me pistoletë, arrestohet 23-vjeçari, në pranga edhe 37-vjeçari që e transportonte

November 16, 2026
Lamtumirë,  Prof. Ramazan Bogdani!

Lamtumirë, Prof. Ramazan Bogdani!

November 16, 2026
Shteti fiton miliona nga pronat e sekuestruara, sa u arkëtuan në 10 muaj?

Shteti fiton miliona nga pronat e sekuestruara, sa u arkëtuan në 10 muaj?

November 16, 2026
Nis rindërtimi i segmentit të parë për aksin Kombinat-Ndroq-Plepa, Rama poston pamjet: Do t’i shërbejë Shqipërisë turistike

385 mln euro për rrugët në 2027, Tiranë-Durrës, Tiranë-Ndroq-Plepa dhe “By-pass-i” i Elbasanit me financim nga Buxheti i Shtetit

November 16, 2026
Figo sfidon Infantinon në FIFA? Zbulohen prapaskenat në UEFA

Figo sfidon Infantinon në FIFA? Zbulohen prapaskenat në UEFA

November 16, 2026
Europa ashpërson politikat e emigracionit, pesë shtete planifikojnë deportimet drejt Ruandës

Europa ashpërson politikat e emigracionit, pesë shtete planifikojnë deportimet drejt Ruandës

November 16, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Gjykata Kushtetuese si strehë azilantësh ndërkombëtarë!

November 16, 2026
Durrës / Plagosen tre të rinj pas një konflikti me thika, një nga autorët 15 vjeç

U qëllua nga i biri me sëpatë, ndërron jetë pas 10 ditësh në Spitalin e Traumës 72-vjeçari

November 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In