Lufta në Ukrainë vazhdon, pavarësisht negociatave të paqes në vazhdim. Rusia vazhdon të bombardojë, madje edhe civilët. Ata që munden kërkojnë një rrugë shpëtimi duke u larguar nga vendlindja e tyre dhe duke kërkuar strehim në vendet europiane.
Ish-sulmuesi i Milanit, Andriy Shevchenko, duke folur për “Sky Sport 24”, kërkoi ndihmë, falënderoi Italinë dhe zbuloi projektin ku ai është drejtues dhe ka për qëllim pikërisht refugjatët.
Situata nuk është e rëndë vetëm për refugjatët e shumtë në kufijtë e vendeve të ndryshme evropiane. Duhet menduar edhe kush mbetet. Me pak fjalë, puna duhet të jetë në 360 gradë dhe gjithashtu të arrijë në kryqytetin e rrethuar të Ukrainës.
Shevchenko shpjegoi: “Play Your Part’ është një projekt që synon të përpiqet të mbledhë fonde dhe të ndihmojë fëmijët, gratë dhe të moshuarit që po ikin nga lufta”.
Mirëpo, kjo nuk është e vetmja detyrë: “Duhet të gjejmë fonde edhe për ata që kanë mbetur në Ukrainë, ku situata është dramatike. Në shumë qytete mungojnë ilaçet, uji dhe ushqimi”.
Më tej, Shevchenko nuk mund të mos falënderojë Italinë për atë që po bën: “Doja të falënderoja Italinë për iniciativat e marra për vendin tim.
Njerëzit në Ukrainë duhet të dinë se nuk janë vetëm apo të braktisur, populli im po mbron të drejtat e veta, lirinë e tij. Ne po mbrojmë atdheun tonë. Po përpiqemi t’i ndihmojmë të gjithë në kohën më të shpejtë”.
/a.r