• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shëtiti me anije militantët e LSI, Mandija kërkon shkarkimin e Drejtorit të Drejtorisë Detare (VIDEO)

by Java News
16/06/2017 17:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëvendëskryeministrja e propozuar nga PD, Ledina Mandija i ka kërkuar ministrit të Tranporteve që vjen nga radhët e LSI, Sokol Dervishaj të shakarkojë nga detyra e Drejtorit të Drejtorisë së Përgjithshme Detare, Gazmir Tahiri, pasi në datën 27 Maj nga Porti i Vlorës ka dalë për lundrim një anije, e cila është pronë e kapitanerisë së porteve, në të cilën disa të rinj, simpatizantë të një subjekti politik në praninë e një kandidati për deputet, propagandojnë simbole partiake.

Deklarata e plotë:
Zëvendëskryeministrja Ledina Mandija, në cilësinë e drejtuesit të Task Forcës, i kërkoi Ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, Sokol Dervishaj, shkarkimin nga detyra të Drejtorit të Drejtorisë së Përgjithshme Detare, Gazmir Tahiri, i cili referuar informacioneve në kundërshtim me pikën 13 të VKM-së Nr.473, datë 1.06.2017 ka vënë në dispozicion të një subjekti elektoral mjete, të cilat janë pronë e administratës shtetërore.

Sipas informacionit të provuar me pamje filmike në datën 27 Maj nga Porti i Vlorës ka dalë për lundrim një anije, e cila është pronë e kapitenerisë së porteve, në të cilën disa të rinj, simpatizantë të një subjekti politik në praninë e një kandidat për deputet, propagandojnë dhe manifestojnë me simbole partiake. Zëvendëskryeministrja i kërkon Ministrit Dervishi të marrë masa në mënyrë të menjëhershme si dhe referimin e rastit pranë organeve të Prokurorisë së Përgjithshme.

Çfarë ndodhi më 27 maj

Lexo.al denoncoi disa dite me pare rastin me foto dhe video. Sipas informacioneve Gazmir Tahiri ka vene ne dispozicion anijen e shtetit per nje udhetim te militanteve te LSI nga Durresi në Vlorë

Siç shihet nga videoja dhe fotot e mëposhtme, në datë 27 maj, deputeti dhe njëherësh kandidati i LSI në Vlorë Flamur Çelaj, ka pritur në Vlorë aktivistët e LSI që vinin nga Durrësi.

Por, në video duket edhe personi që sipas informacioneve ka organizuar udhëtimin për militantët e LSI. Ai është Gazmend Tahiri, drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme Detare në Durrës.

Pra, Tahiri ja ka dhënë LSI-së dhe militantëve të saj detyrën që i ka ngarkuar shteti duke ju organizuar udhëtime.

 

 

 

 

 

 

Next Post
FOTOT/ Në apartamentin e prostitucionit në Tiranë, zinxhirë, lodra erotike…

FOTOT/ Në apartamentin e prostitucionit në Tiranë, zinxhirë, lodra erotike...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com