• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Shëtitësi” kap hajdutin e shtëpive në Kavajë, policia e gjen brenda një banese

by A R
23/06/2020 14:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një operacion i policisë së Kavajës i koduar “Shëtitësi” ka vënë në pranga një person, të dyshuar për së paku pesë vjedhje në banesa.

Policia thotë se nga hetimet e kryera si dhe falë shërbimeve grackë të ngritura, u arrestua në flagrancë gjatë operacionit policor të koduar “Shëtitësi”, 33-vjeçari A. Ç., 33 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”

I riu u kap në flagrancë, në orët e para të mëngjesit të sotëm, gjatë operacionit të zhvilluar nga shërbimet e Policisë, duke tentuar të vjedhë në lokalin në pronësi të shtetasit T. V.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera ka rezultuar se 33-vjeçari është autor i vjedhjeve në disa banesa, konkretisht:

– Më datë 11 maj ka vjedhur disa sende elektroshtëpiake në banesën e shtetasit Sh. M.

– Më datë 15 maj ka vjedhur me thyerje banesën e shtetasit H. Gj., ku ka marrë një televizor.

-Më datë 30 maj ka vjedhur me thyerje banesën e shtetasit D. H., ku ka marrë një televizor.

-Më datë 10 prill ka vjedhur një televizor në banesën e shtetasit Sh. D.

-Më datë 12 prill ka vjedhur dy televizorë në banesën e shtetasit D. D.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar sendet që dyshohet se ky shtetas i përdorte për të kryer vjedhjet.

Aktualisht vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në rrethin e Kavajës, në të cilat mund të jetë i implikuar i ndaluari.

Në ngarkim të tij materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.

/a.r

Next Post
Zëri i Amerikës: Thaçi dhe Vuçic po zhvillojnë një takim në Shtëpinë e Bardhë

BE: Dialogu Kosovë-Serbi do të vijojë gjatë muajit korrik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com