• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sheshi tek “Medreseja” i kthehet qytetarëve, Veliaj: Për 100-vjetorin e Tiranës rehabilitojmë pikat e referimit të qytetit

by Java News
24/01/2020 16:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për vite me radhë, kur dikush të thoshte: ‘Takohemi te “Medreseja”’, nënkuptoje një vend-parkimi makinash, që bllokonte trafikun dhe pengonte kalimtarët. Nga sot, hapësira mes Rr. së “Dibrës” dhe Rr. “5 Maji” është hapur për qytetarët, duke u shndërruar në një shesh pushimi për kalimtarët, me ndriçim, gjelbërim dhe mund të shërbejë si një vend për zhvillimin e aktiviteteve social-kulturore.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se në 100 vjetorin e Tiranës Kryeqytet shumë hapësira të tilla, që shërbejnë edhe si pika referimi për qytetarët, do të transformohen në sheshe pushimi të gjelbëruara.

“Këtë vit qyteti ynë mbush 100 vjeç, kurse Medreseja ka 97 vjetorin, si një nga shkollat dhe hapësirat e para, jo vetëm për besimin, por edhe për arsimin në Tiranë. Ajo që duam të bëjmë për të festuar 100 vjetorin e Tiranës është që, të gjitha pikat e referimit të qytetit, t’i kthejmë në origjinë. Të thoshe: “Te Medreseja”, deri para pak, nënkuptoje grumbullin e furgonëve dhe makinave që rrinin këtu përpara. Para se të hynin në shkollë, fëmijët kalonin përmes furgonëve, makinave e dum dum-eve”, kujtoi ai.

Veliaj nënvizoi se përkujdesja ndaj hapësirave publike të përbashkëta është edhe çështje mentaliteti. Ai kërkoi bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve për ruajtjen e tyre.

“Mezi pres që, kështu siç e kemi nisur çdo kryqëzim, të fillojmë të ndryshojmë cilësinë e hapësirave publike në të gjithë qytetin. I shoh kur thonë në televizor: ‘Ah, është prishur kjo!’ Dakord, kryetari i Bashkisë ka faj, po ai që e prishi a ka faj? Pra, do e kërkojmë gjithmonë fajin vetëm tek shteti apo do themi: ‘Hej, kjo nuk është prona e Lali Erit, por e të gjithë banorëve të Medresesë, duhet do ta ruajmë vetë’. Nëse e trajtojmë si bahçen tonë të përbashkët, besoj se ia dalim ta mirëmbajmë, në mënyrë që punëtorët të lirohen nga këtu dhe të shkojnë të bëjnë një bahçe diku tjetër”, u shpreh ai.

Për kryebashkiakun e Tiranës investime të tilla do të shtrihen edhe në zona të tjera të kryeqytetit. Ai deklaroi se ky 100-vjetor është një mundësi për të nderuar personalitetet e qytetit, të cilët kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm dhe frymëzojnë brezat për të ecur përpara.

“Nëse ka personalitete të Tiranës që duhen nderuar duke i vënë emrin një rruge apo një shkolle, do ta bëjmë. Mbaj mend kur liruam bustin e Vojo Kushit, një sherr i madh. S’e dija që kishte kaq shumë interesa për një bingo, sa erdhën gjysma e deputetëve për të ruajtur bingon. Ndërkohë, kur vjen “5 Maji”, 28 Nëntori, shqyhen kush flet më shumë për partizanët. Ja ku është sot busti! Gjithë ai sherr, erdhën aty për ta bllokuar, u thashë: Quhet “Selvia”, do bëhet “Selvia”; është vendi i Vojo Kushit, do të jetë i Vojo Kushit. Jo i bingos, jo i llotos, që kur fëmijët të ecin rrugës, të shohin heronj e njerëz që i frymëzojnë, jo rrumpallën”, tha Veliaj.

Projekti i mikrohapësirave publike në Tiranë ka si qëllim kryesor krijimin e hapësirave të reja publike, rikonceptimin e atyre ekzistuese në pjesët publike mes pallateve, në disa zona të Tiranës. /e.s/

Next Post
“Nuk u gjetën elementë të veprës penale”/ Gjyqtari që mbylli çështjen për ‘Lobimin rus”, vendos pushimin e çështjes CEZ

"Nuk u gjetën elementë të veprës penale"/ Gjyqtari që mbylli çështjen për 'Lobimin rus", vendos pushimin e çështjes CEZ

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

October 28, 2026
Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

October 28, 2026
DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

October 27, 2026
“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

October 27, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Asnjë autokraci nuk mund t’i rezistojë vullnetit të shumicës popullore

October 27, 2026
Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

October 27, 2026
Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

“Terror si në ’97”, paralajmëron Qafoku: Opozita jashtë loje, do të përvetësojë protestën

October 27, 2026
“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

October 27, 2026
Gara për Tiranën, opozita me një kandidat të përbashkët? Vangjeli: E vështirë, ka shumë egoizëm

Vangjeli: Leksioni që vjen nga Beogradi! Tortë e pushtetit të nesërm apo model jo i ngjashëm?

October 27, 2026
“3 personat e atentatit në Don Bosko u identifikuan”, Karamuço: Ata bënë një gabim…

Karamuço: Prokuroria e di çfarë ka ndodhur me Erjon Vishkullin, duhet të informojë publikun

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In