• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sheshi “Skënderbej”, projekti më i veçantë në Bienalen e Arkitekturës në Çikago

by A R
16/09/2017 10:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sheshi “Skënderbej” është bërë pjesë e forumit më të madh të arkitektëve dhe urbanistëve të botës, sikurse është Bienalja e Arkitekturës së Çikagos, ku shtetet përfaqësohen me pavijonet e tyre. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndodhet në Çikago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku prezantoi, në një sesion të veçantë përpara 140 arkitektëve dhe urbanistëve nga 20 vende të ndryshme, projektin e sheshit “Skënderbej”, i cili u konsiderua me arkitekturë unike dhe me impakt për transformimin e Tiranës.

Kryebashkiaku Veliaj e cilësoi prezantimin e sheshit “Skënderbej” në këtë Bienale një mundësi fantastike për t’u krenuar, ndërsa theksoi se jetëzimi i këtij projekti e ka shndërruar këtë hapësirë nga një prej zonave me ajrin më të ndotur, në një hapësirë demokratike për këmbësorët. “Kjo është hera e parë që Tirana është në një institucion kaq prestigjioz sa Bienalja e Çikagos, një mundësi fantastike për t’u krenuar me një nga projektet e këtyre dy viteve të fundit që është sheshi “Skënderbej”. Në thelb ky projekt është suksesi i një përpjekje 10-vjeçare që nisi me Edi Ramën dhe skuadrën e asaj kohe në Bashki, me dëshirën për të pasur një zonë pedonale, aty ku ka qenë zona më e ndotur dhe rrethrrotullimi me trafikun më të dendur të makinave. Ky ishte një projekt i cili u pengua prej politikës, por më në fund u realizua në dy vitet e fundit nga administrata e re e Bashkisë, për të përfunduar në fakt ëndrrën 100-vjeçare të konceptimit të sheshit “Skënderbej”, në magjinë e plotë që sot është kthyer në një “agora”, pra në një shesh ku të gjithë ndihen në një hapësirë demokratike”, tha Veliaj.

Ai u shpreh se pjesëmarrja në Bienalen e Arkitekturës së Çikagos është inkurajim për të vijuar më tej për transformimin e Tiranës në shërbim të qytetarëve të saj. “Ky vlerësim që marrim në Çikago është inkurajim për të vazhduar më tej këtë vendimmarrje, për të transformuar Tiranën më shumë në një qytet për njerëzit se sa për makinat, më shumë një qytet për t’u jetuar, se sa në një qytet ku shkohet vetëm për të fjetur”, nënvizoi ai.

Veliaj garantoi se Bashkia e Tiranës do të vijojë me krijimin e hapësirave të reja pedonale, të cilat do të gjallërohen me aktivitete të ndryshme social-kulturore. “Besoj që do të vazhdojmë me këtë ritëm edhe për hapësira të tjera pedonale. Sot diskutojmë në Këshill Bashkiak vendimmarrjet e reja për bulevardin e ri, ndërkohë që përveç liqenit të Tiranës, liqeni i Farkës dhe ai i Kasharit, do të jenë zona të tjera ku do të synojmë t’i gjallërojmë me aktivitete dhe jetë”, u shpreh kryebashkiaku i Tiranës.

Drejtori artistik i Bienales së Arkitekturës së Çikagos, Mark Lee, e cilësoi projektin e sheshit “Skënderbej”, si një nga projektet më të veçanta të ekspozuara në këtë bienale, ku arkitektë dhe urbanistë nga e gjithë bota mund të mësojnë shumë, jo vetëm sa i përket vlerave arkitektonike, por edhe mesazheve që përçohen. “Një ndër ekspozimet më të veçanta dhe shumë i rëndësishëm për ne ishte ai i sheshit “Skënderbej” në Tiranë, i udhëhequr nga 51 arkitektë, së bashku me Anri Salën. Mendoj se mënyra e konceptimit të këtij sheshi nuk ka vetëm një domethënie arkitekturore, por është i rëndësishëm edhe për nga eksperienca dhe lidhjet ndërfetare, për të dizenjuar procesin se si njerëz të ndryshëm të kombeve të ndryshëm kanë rol përcaktues në dizenjimin e këtij sheshi. Është një mesazh shumë i rëndësishëm nga i cili komuniteti ndërkombëtar mund të mësojë”, u shpreh Lee.

Ndërkohë, duke folur para arkitektëve dhe urbanistëve, kreu i Bashkisë, Erion Veliaj, tha se Sheshi “Skënderbej” nuk ka qenë thjesht një projekt arkitekturor, por edhe një projekt politik, ku është përfshirë mendimi i gjithsecilit, duke u kthyer në burim frymëzimi për shumë ndryshime.

Bienalja e Arkitekturës së Çikagos është një nga evenimentet më prestigjioze në Amerikë, por edhe në botë, në fushën e arkitekturës, ku marrin pjesë një grup arkitektësh të përzgjedhur ndërkombëtarë. Në vitin 2015, Bienalja e Arkitekturës së Çikagos u vizitua nga më shumë se gjysmë milionë vizitorësh./a.m.

Next Post
Si u zaptuan tokat me vlerë 210 mln euro në bregdet

Toka në bregdet, apartamente në Tiranë e Vlorë, sekuestrohen 4 mln euro asete kriminale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ANALIZA E REL/ A mund t’ua ndalojë BE-ja hyrjen në Shengen ish-ushtarëve rusë?

Rusia mobilizon 600 mijë ushtarë, Kievi: Moska kërkon trupa të rinj pas humbjeve në front

August 28, 2026
10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

August 28, 2026
Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

August 28, 2026
Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

August 28, 2026
Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

August 28, 2026

Trump njofton krijimin e Akademisë Kombëtare të Hapësirës në SHBA

August 28, 2026
Kadastra: Hapat si të regjistroni pronësinë e shtëpive të ndërtuara para vitit ’91

Nisin aplikimet për banesa, 300 kredi me 0% interes për punonjësit e administratës

August 28, 2026
Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

August 28, 2026
Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

August 28, 2026
Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com