• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sheshi “Skënderbej” hyn në fazën e dytë të punimeve, kufizohet qarkullimi para selisë së PS

by A R
03/01/2018 18:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës do të nisë të enjten fazën e dytë të punimeve për Rikualifikimin urban të Sheshit “Skënderbej”, të cilat synojnë ta kthejnë në identitet lulishten pas monumentit të Skënderbeut, e cila do të jetë një hapësirë tërësisht çlodhëse.

Për të përshpejtuar punimet,  Bashkia e Tiranes ka organizuar edhe një plan të ri të lëvizjes së automjeteve, që do të mundesojë zbatimin e projektit. Masat do të fillojnë mbrëmjen e sotme me qëllim që nesër në mengjes të jetë gjithçka gati për të nisur puna për fazën e dytë.

Sipas Planit të Bashkisë së Tiranës, do të ndalohet qarkullimi i automjeteve në segmentin e rrugës “Çamëria”, nga kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova” deri në sheshin “ Skënderbej”, e thënë ndryshe, do të ndalohet qarkullimi në segmentin rrugor që kalon para selisë së Partisë Socialiste. Qarkullimi i automjeteve, do të bëhet në rrugën “Ibrahim Rugova” në kryqëzimin me rrugën “Çamëria”, drejtim i detyruar drejt.

Gjithashtu, deri në përfundim të fazës së dytë të punimeve për rikualifikimin e Sheshit “Skënderbej” do të ndalohet qarkullimi i automjeteve në segmentin e rrugës “Ibrahim Rugova”. Qarkullimi i automjeteve nga “Myslym Shyri” deri te bulevardi “Gjegj Fishta”, pra segmenti para Taiwan, do të bëhet me një drejtim lëvizjeje sipas sensit veri-jug.

Shumë shpejt pritet që të përfundojnë punimet për të gjithë sheshin “Skënderbej”, duke e bërë edhe më atraktiv jo vetëm për vizitorët vendas, por edhe për ata të huaj.

Sheshi përfaqëson një ndërthurje mes pjesës së ngurtë dhe asaj të gjelbër dhe pyllëzuar, duke ruajtur fort simbolikat kombëtare dhe historike që mbart./a.m.

Next Post
Përfundon takimi Bushati-Kotzias, ministrat do takohen sërish në Shqipëri

Mirëkuptim!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com