• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Sheshi ‘Skënderbej’ do të kthehet në pedonale

by Java News
25/09/2015 20:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës po sheh mundësinë që një herë në muaj ta kthejë në pedonale sheshin “Skëndebej”, ashtu si më 22 shtator. Në ceremoninë e falenderimit të organizatave që ndihmuan për aktivitetet e “Ditës pa makina”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se për kthimin në pedonale të sheshit “Skënderbej” do të shfrytëzohen edhe ditët apo festat e rëndësishme si Çlirimi i Tiranës apo festa e Pavarësisë.

“Në çastin kur të kemi krijuar një traditë të tillë, do t’i propozoj Këshillit Bashkiak që vitin tjetër Unaza e Vogël të shpallet zonë pedonale. Kemi nisur procesin e shpronësimeve dhe shumë shpejt nisim investimet për sheshin “Skënderbej” dhe hapësirat brenda Unazës së Vogël”, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Në 22 shtator Tirana u listua një ndër 1500 qytetet që iu bashkua nismës “Dita pa makina”. “Më vjen mirë që arritëm në kohë rekord të bëjmë jo vetëm një eksperiment mjedisor, por edhe një eksperiment social. Disa hapësira publike që ishin harruar për qytetarët dhe që ishin kthyer në nyje trafiku, siç është sheshi ‘Skënderbej’, për herë të parë u kthyen në sheshe për njerëzit që ende e mbajnë mend se si funksiononte Bulevardi përgjatë viteve ’80 apo në fillim të viteve ’90, duke rikthyer nostalgjinë që Tirana e kishte humbur prej kohësh”, tha Veliaj.

Duke iu referuar statistikave të matjes së ndotjes të ajrit, kryebashkiaku i Tiranës theksoi se më datën 22 shtator ishte e vetmja ditë gjatë këtyre viteve të fundit, që ajri ishte më i pastër. “Nëse norma e ndotjes në BE është 40, për herë të parë në Tiranë ra në 36.7. Është hera e parë që niveli i ndotjes së ajrit bie nën normën e BE, ndërkohë që çdo ditë tjetër të vitit jemi disa herë mbi normën e lejuar”, theksoi Veliaj. Sipas tij, mjafton vetëm kjo statistikë për të bërë pak llogari për mbështetjen që duhet t’i jepet kësaj nisme.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës bëri të ditur se nisma “Tirana pa makina” ishte një mënyrë për të oksigjenuar Tiranën, e cila duhet të kthehet në traditë. “Nga 140 mijë makina që qarkullojnë në Tiranë, atë ditë në trafik kanë qenë vetëm 90 mijë makina. Pra, 50 mijë qytetarë me automjete në mënyrë të vetëdijshme vendosën ta linin makinën në shtëpi dhe siç e pamë nuk ndodhi hataja”, deklaroi Veliaj. Ai tha se kur 50 mijë qytetarë të ndërgjegjësuar vendosën që për një ditë të mos e përdorin makinën, por të ecin, të pedalojnë apo marrin transportin publik, është një e mirë edhe për ta dhe fëmijët e tyre.

Më tej, kryebashkiaku i Tiranës tha se për herë të parë u vu nën kontroll të plotë qendra e kontrollit të trafikut. “Ata që kanë ndenjur atë ditë në trafik kanë parë që semafori jeshil të qëndrojë i ndezur edhe për 3-4 apo 5 minuta. Kjo do të thotë se një qytet më inteligjent është i mundshëm për të zhbllokuar trafikun”, sqaroi Veliaj. Duke iu referuar statistikave të ISHP, se mesatarisht 500 qytetarë humbasin jetën në Tiranë nga sëmundjet e frymëmarrjes, kryebashkiaku Veliaj tha se niveli i benzenit dhe dioksidit të azotit, dy agjentët që shkaktojnë shumicën e sëmundjeve respiratore, në 22 shtator ra me 4 herë.

Në fund kryetari i Bashkisë së Tiranës, ndau disa medalje për organizatorët që ndihmuan me aktivitetet e 22 shtatorit, në shenjë falënderimi për angazhimin e tyre.

Next Post

Dy Prokurori hetojnë DIA për skemë mashtrimi dhe pastrim parash

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Martin Leka: PS e ka marrë seriozisht fushatën në Tiranë, PD e papërgatitur dhe pa kandidat

“Miratimi i IBAR, sukses i madh për Shqipërinë”/ Martin Leka: Jemi në rrugën e duhur të integrimit

May 22, 2026
I humbur prej dy ditësh/ Operacion kërkimi në Devoll, shpëtohet i moshuari

I humbur prej dy ditësh/ Operacion kërkimi në Devoll, shpëtohet i moshuari

May 22, 2026
Karakaçi: Në 2027-ën do të kemi vijën e parë hekurudhore funksionale në Shqipëri!

Karakaçi: Në 2027-ën do të kemi vijën e parë hekurudhore funksionale në Shqipëri!

May 22, 2026
Kapet me 2 kallashnikovë dhe municion luftarak 43-vjeçari në Fier

Kapet me 2 kallashnikovë dhe municion luftarak 43-vjeçari në Fier

May 22, 2026
Igli Tare mund të qëndrojë te Milani

Igli Tare mund të qëndrojë te Milani

May 22, 2026
Trump: Ekzekutuam numrin dy të ISIS, fshihej në Nigeri

Si u luhatën tregjet nga deklaratat e Donald Trump

May 22, 2026
Konflikti për aeroportin e Vlorës, Karakaçi: Kjo sjellje nuk do të tolerohet!

Konflikti për aeroportin e Vlorës, Karakaçi: Kjo sjellje nuk do të tolerohet!

May 22, 2026
Rubio: “Kuba përbën kërcënim për SHBA”. Havana: Gënjeshtra! Po nxisni agresion ushtarak!

Rubio: “Kuba përbën kërcënim për SHBA”. Havana: Gënjeshtra! Po nxisni agresion ushtarak!

May 22, 2026
Konferenca Ndërqeveritare, Balla: Shqipëria europiane që po ndërtojmë është një histori suksesi

Konferenca Ndërqeveritare, Balla: Shqipëria europiane që po ndërtojmë është një histori suksesi

May 22, 2026
Gjykata turke shkarkon kreun e partisë kryesore opozitare

Gjykata turke shkarkon kreun e partisë kryesore opozitare

May 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In