Sheshi “Italia” është kthyer nga sot në vend parkimi publik, në dispoizion të qytetarëve. Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, përuroi parkimin e ri të ndërtuar sipas standardeve bashkëkohore, “Ky është investimi i parë i kompanisë publike të bashkisë, që do të administrojë parkimin te sheshi “Italia”. Përurimi i tij është mënyra më e mirë për të festuar ditën pa makina”, tha Veliaj.









