• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

“Rama, ose prano shantazhin e Metës, ose futu në zgjedhje të parakohshme”

by
18/10/2015 22:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shenasi Rama i ka dhënë sot një intervistë gazetës “Sot”. Rama i përmbahet tezës së vet të njohur të parisë që gllabëroi çdo gjë, që lozi teatër me demokraci dhe zgjedhje, por që në fund është e njëjta fytyrë. Rama bën disa komente edhe për çështje të aktualitetit të ditës, për marrëdhëniet e vështira brenda mazhorancës dhe sipas tij, për kryeministrin mbeten këto opsione: “Ose që Edi Rama të pranojë që të heqë dy ministrat që i përdori kundër Ilir Metës, t’i japë këtij edhe një përqindje më të lartë si haraç, të ulë edhe një herë kurrizin dhe të durojë vetëm që të rrijë kryeministër edhe ca kohë. Sepse Ilir Meta i ka numrat, e bleu edhe Idrizin e PDIU që mbahet sikur e ka çmimin e lartë dhe po i bën shantazh hapur.

Zgjidhja tjetër është që të mos pajtohet me këtë shantazh, dhe kështu të ketë zgjedhje të parakohshme. Mirëpo, këtë nuk e bën dot sepse ka zgjedhjet brenda PS-së, dhe tani kanë nisur t’i dalin kundër edhe ata që deri dje na çmenden me “kapiteni, kapiteni” dhe tani thonë “piktori, piktori””, thotë Rama. Sa për skandalin e CEZ-it, Shenasi Rama e ka edhe një parashikim për Damian Gjiknurin që tani i nisin hallet pranë prokurorisë. “Ai, ministri, do të dalë i rruar dhe i kruar prej aty dhe kaq. Po çfarë mendon se ka për të ndodhur? A nuk e sheh se këta dalin të pafajshëm edhe kur vidhen me miliona e me miliarda!? Këta duan të krijojnë bindjen se kështu është. Nuk u dënua e nuk dënohet njeri në Shqipëri”, vijon intervista. Lulzim Basha? Me sa duket i bënë për të qeshur të gjithë. Edhe Shenasi Ramën: “Lulzim Basha e kreu misionin që kishte. Saliut, iu desh si fytyrë e përdorur nga të huajt dhe nga ai vetë. Tani që kaluan dy vite dhe këta dështuan, dhe që këtij i hyri pak vetja në qejf më shumë se sa duhet. Ai e di se njerëzit e kanë kujtesën e shkurtër dhe i duhen militantët, sepse gjendja është më e komplikuar se sa duket. Kështu që do ta mbajë e do ta shtrydhë në PD, por do ta kthejë në zero me hiç nga hiç me zero sepse do t’i vërë mbas dhëndrin dhe të tjerët që janë në politikë për të ruajtur miliardat (me lekë) apo milionat me euro që i kanë ‘fituar’ gjatë tetë viteve të mëparshme kur ishin në kontroll të shtetit”, thotë Rama. /Respublica/

Next Post

Djokovic fiton Shanghai Masters

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com