• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Sheshi ish-sigurims”? LSI: Falsiteti i Vettingut, që po përpiqet të mbulohet me injorancë!

by Java News
28/01/2019 17:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama ka reaguar për të zgjedhurin e anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Bujar Sheshi, i cili është atakuar si bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit. Ai thakson faktin se integriteti i dyfishtë i Reformës në Drejtësi është një falsitet i procesit të Vettingut dhe kjo shprehet ai, është një shkelje flagrante e ligjit, që po përpiqet të mbulohet me injorancë.

“Prej Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, është shpallur një vendim, Vendimi Nr. 12, Datë 22.01.2019, sipas të cilit, del e provuar se njëri prej anëtarëve të KLP ( Këshilli i Lartë i Prokurorisë), i zgjedhur nga rradhët e prokurorëve, rezulton të ketë qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Edhe pse personalisht kam një qasje tjetër në lidhje me qendrimin ndaj ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit, për sa kohë ligji i përjashton ata nga e drejta për t’u përfshirë në organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë, analizën nuk mund ta bëjmë ndryshe, por vetëm duke iu referuar ligjit.

Dhe ligji e thotë qartë: “Të mos kenë qenë anëtarë, bashkëpunëtorë ose të favorizuar të ish-Sigurimit të Shtetit para 2 korrikut 1991 në kuptimin e ligjit “Për të drejtën e informimit për dokumentat e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë” (Ligji 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, neni 105, germ dh).

Mirëpo, paradoksalisht e në mënyrë groteske, me anë të një deklarate për shtyp, prokurorja që kryen deryrën e Prokurorit të Përgjithshëm, na thotë se “… verifikimi në AISSH nuk ishte një prej kritereve të parashikuar në ligj”.

Vërtetë mendon kështu zonja me mandat të përkohshem e zgjedhur për të kryer detyrën e Prokurorit të Përgjithshëm?! Vërtetë nuk e di ajo se ligji ia ndalon një ish-bashkëpunëtori të Sigurimit të Shtetit që të zgjidhet në organet e qeverisjes sē sistemit të drejtësisë?! Apo bën sikur nuk e di?!

Mbase vërtetë nuk e di. Dhe dua të mendoj se nuk e di. Sepse në të kundërt, nëse e di dhe shprehet se “nuk ishte njëri prej kritereve të parashikuar në ligj”, gjendemi para një rasti skandaloz të shkeljes së ligjit dhe të pëpjekjes për ta fshehur atë me injorancën, që jo gjithmonë është aq e pafajshme sa mendohet!

Pavarësisht komenteve e labirinthit të fjalive të deklartës, që teksa rreken sikur e merr në mbrojtje, nē fakt e shet prokurorin që u bë shkak i këtij debati duke ia lënë përgjegjësinë atij, ndërkohë që ligji njeh si autoritet përgjegjës vetëm Prokurorin e Përgjithshëm (neni 109 dhe 297 i Ligjit nr 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”),  një gjë evidentohet qartë: integriteti i dyshimtë i reformës në drejtësi dhe fallsiteti i procesit të vetingut!”, thuhet në reagimin e Luan Ramës.

/a.meta

Next Post
Raporti i BB/ Plakja e popullsisë, pasoja serioze për rritjen e ekonomisë

Pensionistët që i kanë plotësuar detyrimet me kontribute, s'duhet të paguajnë sigurime

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In