• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sheshelizimi fatal i Partisë së Berishës!

by Ylli Pata
30/04/2025 20:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Ylli Pata

Në kontekstin shqiptar është sakrilegj të krahasosh realitetin politik me atë të Serbisë. Por nuk është aspak në gjë e re.

Këtu ka mb 34 vjet që flasin tellallët me grada shkencore të marra në kohën Partisë së Punës për socialistët shqiptarë që janë binjakë të Millosheviqit. Analistë që kanë mbytur shtypin toksik kosovar pa pikë argumenti duke hedhur helm e pezm pa asnjë ndalesë logjike.

Megjithatë modeli më autentik i politikës së ngjashme me atë serbe është sheshelizmi politik, kur partia Radikale Serbe u nda në vitet 2000 dhe prej saj doli grupi drejtues që sot qeveris vendin prej vitit 2012.

Vojislav Sheshel është një profesor doktor i jurisprudencës së Universitetit të Beogradit. Një ideolog dhe praktikues i një prej tmerreve më të mëdha të fundshekulllit 20 siç është spastrimi etnik.

Me rënien e Milosheviçit, Partia Radikale e Sheshelit mori përmasat e një formacioni politik anti-perëndimor dhe aleat të Rusisë. Por SHBA, Britania e Madhe dhe BE, për të ruajtur atë investim që kishin krijuar në Bosnjë dhe Kosovë, promovuan një ndarje të kësaj partie, ku dy emrat kryesorë të saj Tomislav Nikoliç dhe Aleksandër Vuçiq, ndihmësa të Sheshelit, të arrinin ta largonin djalin e frikshëm nga në mundësi qeverisje të Serbisë.

Dhe ajo ndodhi, Nikoliq dhe Vuçiq formuan partinë Progresiste Serbe duke marrë me vete pjesë e mbetje të aleatëve të Milosheviçit dhe gruas së tij Mira Markoviq, që në fakt ishte e njëjta gjë.

Vuçiq dhe Nikoliq arritën të formojnë një parti që arriti pak nga pak të marrë drejtimin e vendit, duke gjetur aleata pro-ruse e pro-perëndimore. Megjithatë qëllimi ishte të izolonte njeriun që i futi në politikë, “Doktorin e tmerrshëm” të katedrës së drejtësisë së Universitetit të Beogradit.

Nuk që rrugë e lehtë, pasi Sheshel mbajti partinë e tij Radikale, duke marrë bashki e fituar deputetë, por sot është kthyer në një faktor politik margjinal, që duket e ka pranuar edhe vetë.

Sheshel i cili është dënuar nga Gjykata e Hagës për Krime Lufte megjithatë nuk është i sansksionuar në familjen e tij nga fuqitë e mëdha.

Ai paraqitet në televizionet serbe kryesisht si analist politik, ku natyrisht ka pozicionet e tij ekstreme, por është ndjekur nga një audiencë fanatike, e ka interes edhe nga pjesa tjetër. Pasi edhe pse është ekstrem, ai ka argumentet e tij.

Në rrugën politike të tij, ai pa një trajektore të fortë; Sheshel u mënjanua nga lobe të rëndësishme perëndimore, të cilët paralajmëruan kolonelët e doktor paramilitarit se ndryshe ajo parti do të shkatërrohet. Dhe ndodhi shndërrimi në SNS.

Një parti dukshëm jo perëndimore, por që nuk është armike me Perëndimin. Një parti dukshëm mike e ngushtë e Kinës dhe e Rusisë, e që Perëndimi e përdor dhe e provokon qoftë si negociatore, qoftë edhe si furniture si në rastin e Izraelit dhe Ukrainës. Pasi real politika nuk bëhet sipas orekseve të bajraktarëve të nahijes sonë.

PD, kur Yuri Kim doli para selisë dhe tha qëndrimin e SHBA se kanë një shans për ta kthyer partinë në një alternativë, nuk ishte një shaka, por një version serioz.

Sot, siç po tregojnë të gjithë sondazhet, partia e Berishës, sado që të ketë inercinë e një reminishence ku mban shumicën e qendrës së simpatisë së fanatikëve, është drejt dezintegrimit të sigurtë, pasi nuk gjen asnjë hallkë lidhjeje.

Koalicioni Madhështor është thjeshte një imazh që nuk funksionon, ndërkohë të gjithë faktorët realë të PD-së së vjetër e opozitës së re duan të rrijnë larg Sali Berishës.

Këta faktorë i dallojnë natyrishttë mjaft gjëra nga Berisha, por kryesorja është rreshtimi i qartë dhe pa kushte pro-perëndimor. Berisha, këtë rreshtim e ka me kushte; kur e shajnë e bën armik, kur nuk e shajnë e bën mik.

Ose mundohet ta bëjë mik; si Shesheli që u mundua të bëhet trumpist por që s‘ja vari kush.

Next Post
“Non grata” të reja nga Britania e Madhe? Ja si përgjigjet ambasadori britanik në Tiranë

“Non grata” të reja nga Britania e Madhe? Ja si përgjigjet ambasadori britanik në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kontrolle gjatë gjithë vitit”- Spahiu: Nga 1 janari 2027, rrjetëzim i pikave të kimioterapisë në spitalet rajonale me qendrat shëndetësore!

“Kontrolle gjatë gjithë vitit”- Spahiu: Nga 1 janari 2027, rrjetëzim i pikave të kimioterapisë në spitalet rajonale me qendrat shëndetësore!

November 3, 2026
Trump prezanton sërish planet për ta riemërtuar Ngushticën e Hormuzit në “Ngushtica Trump”: Duket sikur po bëj shaka

Trump: Groenlanda është dhurata më e madhe që na ka dhënë Evropa

November 3, 2026
Konferenca Kombëtare për Sigurinë Kibernetike, i pranishëm edhe ambasadori Wendt! Ibrahimaj: Prioritet, po ndërtojmë kapacitete për mbrojtjen!

Konferenca Kombëtare për Sigurinë Kibernetike, i pranishëm edhe ambasadori Wendt! Ibrahimaj: Prioritet, po ndërtojmë kapacitete për mbrojtjen!

November 3, 2026
Ministri Maqedonci në Konferencën e Sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimet ruse

Ministri Maqedonci në Konferencën e Sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimet ruse

November 3, 2026
Banka e Shqipërisë e mban të pandryshuar normën bazë të interesit në 2,5%, Sejko: Rritja e çmimeve vjen nga importet!

Banka e Shqipërisë e mban të pandryshuar normën bazë të interesit në 2,5%, Sejko: Rritja e çmimeve vjen nga importet!

November 3, 2026
Protesta e studentëve, një grup marshon nga Politekniku te Ministria e Arsimit! Momente tensioni edhe me Policinë

Protesta e studentëve, një grup marshon nga Politekniku te Ministria e Arsimit! Momente tensioni edhe me Policinë

November 3, 2026
Në romancë me një avokat italian/ Moderatori i zbulon lidhjen Beniada Nishanit: Do ta nxjerr…!

FOTO/ Momenti romantik nga dhoma e gjumit, Beniada Nishani publikon për herë të parë partnerin!

November 3, 2026
Kryeministri Tofan: Moldavia dyshon se pas sulmit të madh kibernetik qëndron një aktor i huaj shtetëror

Kryeministri Tofan: Moldavia dyshon se pas sulmit të madh kibernetik qëndron një aktor i huaj shtetëror

November 3, 2026
Plani i Rritjes i BE/ Të konkurrosh në Europë, duke u lidhur me fqinjët

Plani i Rritjes i BE/ Të konkurrosh në Europë, duke u lidhur me fqinjët

November 3, 2026
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

Rama e Veliaj, ende vëllezër, por tani si Kaini dhe Abeli

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In