• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shesheli e tepron: Duhet njësit me 1000 ushtarë e policë të hyjnë në Kosovë

by Java News
02/10/2018 17:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shesheli kërkon njësit me 1000 ushtarë e policë serbë të gatshëm të hyjnë në Kosovë

Presidenti i Partisë Radikale Serbe (SRS), Vojislav Sheshel, ka vlerësuar sot se Serbia duhet që në të ardhmen të ketë gjithmonë të gatshëm një njësit ushtarako-policor me rreth 1000 pjesëtarë e cila, qysh në krizën e parë të ardhshme të cilën do ta nxisin shqiptarët, do të ishte e gatshme të hynte në territorin e Kosovës.

Duke iu drejtuar deputetëve të Kuvendit të Serbisë, Shesheli tha se nuk ka më asnjë lloj kuptimi që sa herë që shqiptarët të nxisin krizë, Serbia të ngre gatishmërinë e ushtrisë e policisë, por nevojitet një njësit që do të jetë gjithmonë i gatshëm për kthim në Kosovë, sepse një gjë e tillë edhe parashihet me Rezolutën 1244 të OKB-së për Kosovën, raporton agjencia serbe e lajmeve “Beta”.“Do të nxisnim një krizë ndërkombëtare. Por, çka ka lidhje? Është edhe koha e fundit që të ndodhë ndonjë krizë në 20 vjetorin e okupimit të territorit tonë. Nëse ka nevojë për përforcime, hyjnë përforcimet. Nëse nevojitet aviacioni, hyn edhe aviacioni”, ka thënë Shesheli dhe ka shtuar se Rusia në shumë raste ka garantuar se nuk do ta lë Serbinë vetëm, dhe, sipas tij, garancione të ngjashme kanë ardhur edhe nga Kina, transmeton Koha.net.

Sipas tij, Serbia duhet të përdor termin “ndarje” në vend të “demarkacionit” kur flet për Kosovën.Ai thotë se kjo ndarje do të mund të realizohej në atë formë që 12 komunat me shumicë serbe në Kosovë do të ishin direkt nën sistemin e drejtësisë së Serbisë, ndërsa pjesa tjetër e Kosovës do të fitonte hapin më të lartë të autonomisë, ku Beogradi nuk do të përzihej në punët e brendshme shoqërore të shqiptarëve, por me kushtin që kufijtë t’i kontrollojë policia serbe.

“Ky do të ishte opsioni i vetëm për zgjidhjen e problemeve në Kosovë e Metohi. Nuk duhet përjashtuar edhe opsionin e shkëmbimit të banorëve. Kudo që ka fshatra të izoluara serbe, të zhvendosen në rajone me shumicë serbe, apo në Preshevë e Bujanoc, të shkëmbehen prona me shqiptarët. Ky do të ishte varianti i vetëm racional, që të gjithë ata që llogarisin se në fund Kosova do të pranohej në OKB, mund t’i shuajnë ëndrrat e tyre fantaziste”, tha Shesheli. (b.an)

Next Post
Belgët, në protesta masive kundër reformës së pensioneve

Belgët, në protesta masive kundër reformës së pensioneve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

February 21, 2026
Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Drejtuesit e autoveturave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë të ndjekin këto akse

Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Drejtuesit e autoveturave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë të ndjekin këto akse

February 21, 2026
Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

February 21, 2026
Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

February 21, 2026
Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

February 21, 2026
Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

February 21, 2026
Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

February 21, 2026
Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

February 21, 2026
Lojtari i Benfikës sqaron UEFA-n: Nuk e ofendova Vinicius-in për ngjyrën, por për orientimin seksual…

Lojtari i Benfikës sqaron UEFA-n: Nuk e ofendova Vinicius-in për ngjyrën, por për orientimin seksual…

February 21, 2026
Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In