Maqedonia do të shkatërrohet dhe do të ndahet në dy pjesë. Deklarata vjen nga drejtuesi i Partisë Radikale të Serbisë, Vojsllav Sheshel, sipas të cilit gjysma e shtetit me shumicë shqiptare do t’i bashkohen Shqipërisë së Madhe.
“Ky proces vetëm sa ka filluar dhe është duke u realizuar. Qeveria e Maqedonisë këtë projekt do ta vazhdojë me federalizmin e shtetit, ku komuna shqiptare do të pavarësohen dhe gradualisht do të shkëputën”, ka thënë Sheshel për mediat maqedonase.
“Pushteti qendrorë në Shkup nuk do të ketë asnjë lloj ndikimi në komunat ku shqiptarët janë shumicë”, është shprehur Sheshel, ndërsa e sheh Ballkanin si vend strategjik për Rusinë dhe SHBA-të.