• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sheshel bën patetikun pas dënimit nga Haga: Jam krenar me krimet që më kanë ngarkuar

by Java News
11/04/2018 20:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ultranacionalisti serb, Vojisllav Sheshel, i dënuar për krime lufte nga drejtësia ndërkombëtare, tha për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë se është “krenar me të gjitha krimet” që i janë “atribuar” atij.

Ai shtoi se do t’i përsëriste ato. Të mërkurën, Gjykata e Kombeve të Bashkuara e hodhi pjesërisht poshtë lirimin e Sheshelit nga akuzat për krime kundër njerëzimit, duke e dënuar atë me 10 vjet burgim. Megjithatë, Mekanizmi për Tribunalet Ndërkombëtare tha se Sheshel tashmë e ka shërbyer dënimin, marrë parasysh kohën që ka qëndruar në paraburgim në Hagë.

“Tani do të marr disa masa ligjore për të hedhur poshtë këtë gjykim, por më e rëndësishme është se unë jam krenar për të gjitha krimet e luftës që më janë atribuar dhe krimet kundër njerëzimit. Në të ardhmen, jam i gatshëm t’i përsëris”, tha Sheshel, i cili vazhdimisht i ka mohuar akuzat kundër tij.

Sheshel është akuzuar për kryerjen e krimeve kundër joserbëve në Kroaci, në rajonin serb të Vojvodinës, në Bosnje dhe Hercegovinë, në luftërat e viteve 1990, përcjell Atsh. Në një vendim kundërthënës, në mars të 2016-ës, gjykatësit e Tribunalit të Hagës për ish-Jugosllavi e kanë shfajësuar atë nga të gjitha akuzat, përcjell REL.

Por, prokurorët që e kanë apeluar këtë vendim, kanë thënë se gjatë gjykimit të Sheshelit nuk janë marrë parasysh të gjitha provat. (b.an)

Next Post
Shenjat/Ja dallimi midis atakut kardiak, pushimit të zemrës dhe goditjes në tru

Shenjat/Ja dallimi midis atakut kardiak, pushimit të zemrës dhe goditjes në tru

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com