• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sherri vazhdon/ “Bëjnë prostitucion mediatik”/ Seksologia Lekatari kundër pastorit Pano: Ka mjaftueshëm profesionistë për panele televizive, shkoni në kishë e…!

by Java News
13/07/2022 19:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Blogerja e seksit Zhaklin Lekatari ka shpërthyer gjatë ditës së sotme ndaj pastorit Akil Pano dhe bashkëshortes së tij Lindita Pano.

Në disa video të publikuara në Instastory, blogerja shprehet se çifti Pano duhet t’i drejtohet vetëm komunitetit të tyre fetar me deklaratat e tyre në institucionin e duhur dhe jo në studio televizive.

“Duhet t’ju kujtoj që në shoqëri laike, në një Republikë laike si ajo e Shqipërisë si rregullator dhe si zbatues i ligjit duhet të jetë shteti dhe Kushtetuta. Të gjithë përfaqësuesit fetarë duhet t’i flasin komunitetit fetar në institucionet fetare që do të thotë çifti Pano, flitini komunitetit tuaj në Kishën tuaj që ka nevojë edhe të jetë e lyer. Dhe jeni që jeni mësoni edhe ato lutjet sepse kam vënë re që i lexoni te muri. Kemi mjaftueshëm profesionistë për të mbushur sallonet televizive. Prandaj flitini komunitetit tuaj në hapësirat e dedikuara”- shprehet Zhaklin Lekatari gjatë videos.

Më tej ajo ka publikuar një tjetër video, ku e revoltuar shprehet: “Dhe nuk di çfarë të them për një çift përfaqësues fetarë, të cilët ajo çfarë bëjnë nuk është tjetër përveçse prostitucion mediatik. Si mund të bëni moral?”
Gjatë ditës së sotme Zhaklin Lekatari dhe bashkëshortja e pastorit, Lindita Pano ishin të ftuara në emisionin “Shqipëria Live”, në dy pjesë të ndryshme të emisionit. Pano ishte e ftuar për të folur në lidhje me lajmin se në Greqi janë pagëzuar për herë të parë dy fëmijë të një çifti homoseksualësh.

Në fjalën e saj bashkëshortja e pastorit Pano tha se Kisha duhet të jetë strehë për të gjithë fëmijë, ndërsa për rastin konkret u shpreh se këta dy fëmijë janë “viktimë e egoizmit të të rriturve.”

“Fakti që prifti i Kishës nuk dinte gjë tregon që ka nuk ka qenë një gjë e hapur. Fakti që prifti kërkon ndjesë tregon që publiku nuk ka ditur gjë. Reagimet dhe mosreagimet kanë qenë nga mosdija. Unë lutem që dy fëmijët të kenë një jetë të bekuar. Mendoj qe Kisha është aty për të bekuar fëmijët sepse po reagojmë sikur kisha ka martuar dy homoseksualë. Çfarë ka ndodhur aty është që Kisha ka bekuar dy fëmijë të vegjël. Për mua Kisha duhet të jetë streha për të gjithë fëmijët.
Por fëmijët mund të mbahen në dorë nga një çift homoseksualë, por fëmijët i ka lindur një nënë që sot për mua ata fëmijë, unë vazhdoj të besoj që ata fëmijë janë viktimë e egoizmit të të rriturve. Iu hiqet e drejta për të pasur nënën janë viktima të shoqërisë, të kohës ku ne po jetojmë.

Ne do bënim gjithçka për fëmijët, por ne nuk pagëzojmë fëmijë në Kishën tonë. Ne bëjmë gjithçka që fëmijët të jenë të pranuar, e kanë mjaft refuzimin dhe krizën e identitetit që kanë në jetën e tyre”, tregoi Pano.

Gjatë bisedës të ftuarit e tjerë në studio shprehën se ka pasur raste ku besimtarët kanë qenë shumë agresivë dhe kanë tentuar edhe të djegin institucione kulturore si Teatri, për shkak të përdorimit të elementëve fetarë në shfaqje.

Ndërsa Pano tha: “Nëse ka qenë në konotacion negativ patjetër që duhet të reagojë Kisha. Reagim i ashpër. Duhet të ketë disa limite sepse unë kam parë që nuk kemi limite”

I ftuari tjetër shprehu se nëse diçka është e ligjshme për një shtet, atëherë duhet lejuar edhe nga Kisha, gjë që nga Lindita Pano u kundërshtua. “Edhe nëse Kushetuta e lejon, brenda Kishës, Bibla është kushtetuta e Kishës. Qeveritë vijnë dhe ikin, po ajo nuk ndryshon sepse është e shkruar. Nuk është subjekt evolimi”, tha Pano.

Nga ana tjetër edhe pastori Akil Pano ka mbajtur të njejtin qëndrim si bashkëshortja, sa i përket homoseksualëve. Ai ka publikuar në Instastory lajmin se Ukraina po shqyrton legalizimin e martesës së të njejtit seks, duke e shoqëruar me një shkrim ironik: “Ju bëri përshtypje? Mua jo.”– shkroi ai./m.j

Next Post
U operua dy ditë më parë/ Emiljano Shullazi kthehet në qeli, izolohet sërish në regjimin 41-bis

U operua dy ditë më parë/ Emiljano Shullazi kthehet në qeli, izolohet sërish në regjimin 41-bis

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Begaj flet në Kuvendin e RMV-së: Vlerësojmë mbështetjen tuaj ndaj Kosovës!

Presidenti Begaj uron nga Korça: Gëzuar Pashkën, të bëhemi më solidarë me njëri-tjetrin!

April 12, 2026
Ëndërronin klubet shqiptare! Futbollistët afrikanë paguan 6 mijë euro, vizat dolën false, prokuroria nis hetimet

Ëndërronin klubet shqiptare! Futbollistët afrikanë paguan 6 mijë euro, vizat dolën false, prokuroria nis hetimet

April 12, 2026
Rusia e gatshme t’i japë Evropës gaz natyror, ja kushti i Kremlinit

Rusia e gatshme t’i japë Evropës gaz natyror, ja kushti i Kremlinit

April 12, 2026
Irani zbulon dy kërkesat kryesore për t’i dhënë fund konfliktit me SHBA

Irani zbulon dy kërkesat kryesore për t’i dhënë fund konfliktit me SHBA

April 12, 2026
Pas dështimit të bisedimeve Iran-SHBA, reagon Britania

Pas dështimit të bisedimeve Iran-SHBA, reagon Britania

April 12, 2026
Dibranët dhe kuksianët ndër më tradicionalët, regjistrojnë normën më të ulët të të divorcuarve! Vlora renditet e para

Dibranët dhe kuksianët ndër më tradicionalët, regjistrojnë normën më të ulët të të divorcuarve! Vlora renditet e para

April 12, 2026
Kryeparlamentari Niko Peleshi uron Pashkët Ortodokse nga Korça: Mirësia e këtyre ditëve të përhapet te të gjithë shqiptarët!

Kryeparlamentari Niko Peleshi uron Pashkët Ortodokse nga Korça: Mirësia e këtyre ditëve të përhapet te të gjithë shqiptarët!

April 12, 2026
Flakët përfshijnë një pallat në Lushnje, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Flakët përfshijnë një pallat në Lushnje, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

April 12, 2026
VIDEO/ Adoleshenti shqiptar shënon golin e parë në MLS dhe i mohon fitoren Inter Miamit të Messit

VIDEO/ Adoleshenti shqiptar shënon golin e parë në MLS dhe i mohon fitoren Inter Miamit të Messit

April 12, 2026
Transportonte me automjet 7 emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet në Morinë 31-vjeçarja

Aksident në Vlorë/ Makina përplas një 8-vjeçare, procedohet penalisht shoferi

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In