• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Sherri me Turqinë mbizotëron fushatën zgjedhore në Holandë, reagon Ankaraja

by Java News
14/03/2017 08:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Holandezët zgjedhin të mërkurën (15.03) parlamentin e ri. Në një debat televiziv të hënën, kryeministri Mark Rutte e paraqiti veten si burrë shteti, ndërsa populisti Geert Wilders atakoi myslimanët.

Grindja me Turqinë e rriti së fundmi temperaturën politike në Holandë, nga e cila përfiton si populisti Geert Wilders, por edhe kryeministri, Mark Rutte, për të cilin grindja me Turqinë mund të shihet si dhuratë zgjedhore në momentin e fundit. Ajo i dha atij mundësinë që të paraqitet si lider i fortë në fundjavë.

“Vendosëm vijën e kuqe”, tha ai për ndalimin e fjalimeve për fushatë zgjedhore të dy ministrave turq. 400.000 vetë në Holandë janë “qytetarë holandezë” me origjinë turke, e jo qytetarë turq, siç dëshiron Erdogani. Në të njëjtën kohë Rutte ka theksuar se po përpiqet për çtensionimin e gjendjes.  Kjo mund t’i japë një hov pozitiv partisë së tij për Liri dhe Demokraci, VVD. Sondazhet e fundit e nxjerrin këtë parti si forca kryesore me 16% të votave në zgjedhje.

Por edhe para konfliktit me Turqinë, Rutte mund të flasë për suksese të qeverisjes së tij. Ai e nxorri vendin nga kriza ekonomike, ekonomia është rritur me 2%, papunësia me kuotën 5%  konsiderohet e ulët. Megjithatë kryeministri nuk është shumë i preferuar tek holandezët. Arsyeja kryesore për imazhin negativ të Ruttes janë disa premtime të pambajtura në mandatin e dytë. Ai premtoi më shumë shërbime sociale që nuk u bënë realitet.

Geert Wilerder sulmon nga e djathta ekstreme

Rivali politik i kryeministrit, Geert Wilders ka gjasa t’i ketë bërë llogaritë gabim me strategjinë e tij zgjedhore. Nga fundi i muajit vlerat e tij në sondazhe filluan të bien, tani partia e tij e Lirisë, PVV ndodhet 3 pikë pas liberalëve. Në fund të fushatës zgjedhore Wilders ka ndërruar strategji, duke dalë më shumë në publik. Populisti Wilders është i pari që e përdori për përfitime politike grindjen me Turqinë. Por suksesin më të madh ai e kishte në shtypin ndërkombëtar. Qindra artikuj janë shkruar për të, për të shkuarën me njolla, për burime financiare të errëta, për radikalizimin e tij vitet e fundit. Sipas sondazheve aktuale 87% e holandezëve janë kundër Wilders. Kjo nuk mjafton as për marrjen e pushtetit në Hagë e as për një lëvizje Nexit -daljen e Holandës nga BE.

Gjashtë parti holandeze mund të pretendojnë për rezultte dyshifrore në zgjedhjet e 15 marsit- Për të krijuar qeverinë do të nevojiten katër prej tyre, ndërkohë që me partinë e Geert Wilders nuk do të bëjë askush koalicion. Por negociatat e vështira për krijimin e koalicioneve qeverisëse kanë traditë në Holandë. Për një qeveri koalicioni mund të tërhiqen partitë e qendrës si D6, kristiandemokrattë, socialistët dhe të Gjelbrit.

DW

Turqia i ndalon hyrjen ambasadorit holandez në Ankara

Turqia ka njoftuar për një sërë masash si shenjë hakmarrje ndaj vendimit të autoriteteve holandeze për të ndalimin e ministrave për të organizuar fushatë pranë diasporës turke në kuadrin e referendumit kushtetues. Zëvendëskryeministri Numan Kurtulmus, tha se ambasadori holandez do të pengohet që të kthehet në Ankara, dhe se bisedimet politike të nivelit të lartë janë pezulluar, shkruan kp.

Përpjekjet turke për të mbajtur tubime në Gjermani, Austri, Zvicër dhe Holandë janë bllokuar. Presidenti Recep Tayyip Erdogan akuzoi holandezët dhe gjermanët , duke i quajtur mbetje të nazizmit. Mark Lowen i BBC-së në Stamboll thotë se Turqia dhe Holanda, dy aleatët e NATO-s, tashmë janë në një krizë të paparë diplomatike. Ndërkohë, kancelarja gjermane Angela Merkel i ka ofruar Holandës “mbështetje të plotë dhe të solidaritetit”.

ma.me

Next Post
Zhvillimet në Ballkan, reagon Stoltenberg: NATO do të garantojë paqen

Zhvillimet në Ballkan, reagon Stoltenberg: NATO do të garantojë paqen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Antimafia italiane godet grupin shqiptar, pastroi mbi 14 milionë euro përmes arit dhe pronave

Antimafia italiane godet grupin shqiptar, pastroi mbi 14 milionë euro përmes arit dhe pronave

November 5, 2026
Urdhri i shqiptarit nga burgu, granatë lokalit në Athinë. Zhvatje, gjoba dhe shpagim bizneseve

Urdhri i shqiptarit nga burgu, granatë lokalit në Athinë. Zhvatje, gjoba dhe shpagim bizneseve

November 5, 2026
“Kam nisur si punëtor”, shqiptari që punon krah Trump-it tregon si arriti të fitonte mandatin

“Kam nisur si punëtor”, shqiptari që punon krah Trump-it tregon si arriti të fitonte mandatin

November 5, 2026
Berisha: Dorëheqja e Ramës e vetmja zgjidhje, protestat janë pasojë e dhunës 13-vjeçare!

Lider i ri në PD? Berisha: Do të them “Goodbye” vetëm nëse kam pamundësi fizike ose mendore

November 5, 2026
“Ke ardhur për sherr?”, Lapaj-Qori dhe Shehaj ironi dhe batuta për bashkimin: Ke hapur lokal…

“Ke ardhur për sherr?”, Lapaj-Qori dhe Shehaj ironi dhe batuta për bashkimin: Ke hapur lokal…

November 5, 2026
Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, mposhtet 2-0 nga Universitatea Craiova

Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, mposhtet 2-0 nga Universitatea Craiova

November 5, 2026
“Mos bëj gam gam se po flas!” Plas sherri në studio, Noka përplaset fizikisht me gazetarin

“Mos bëj gam gam se po flas!” Plas sherri në studio, Noka përplaset fizikisht me gazetarin

November 5, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Qeveria çon në Kuvend projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për heqjen e vizave për refugjatët

November 5, 2026
Zgjedhjet për kreun e PD/ Ibsen Elezi: Berisha po e çon partinë drejt shkatërrimit, mision apo i kapur peng?

“Lapaj e dinte se ishte dështim, marksizmi pengon Qorin” / Elezi analizon partitë e reja: Nuk janë modele politike…

November 5, 2026
Trump tha se Ngushtica e Hormuzit do të jetë territor amerikan, përgjigjet Irani -

Dokumentet, SHBA zhvilloi bisedime sekrete me Iranin për dëbimin e iranianëve gjatë luftës

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In