• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Sherri për Shengenin ballkanik, një konflikt pa popull

by Skënder Minxhozi
28/12/2019 11:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

 

Kush është mërzitur me sherrin Meta-Rama në Tiranë, le të hedhë një sy në Prishtinë. Pak orë më parë Presidenti Thaçi nisi dy ftesa drejt selisë së Vetëvendosjes, në adresë të kreut të lëvizjes Albin Kurti, me qëllim që t’i jepte mandatin e krijimit të qeverisë së re. Të dyja ftesat u refuzuan nga Kurti, në mesin e një shkëmbimi mesazhesh në distancë mes dy selive.

Thelbi i këtij cic-mici qëndron tek afati për krijimin e qeverisë, i cili fillon me dorëzimin e mandatit nga Presidenti, për kryeministrin e ri. Nuk përbën më lajm që dy partitë fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit, Vetëvendosja dhe LDK, nuk arrijnë të gjejnë prej javësh një pikë-takimi për postin e presidentit, çka ka bllokuar edhe formimin e kabinetit të ri qeveritar.

Në këtë mes, sherri artificial për “Shengenin ballkanik” të mbajtur në Tiranë, ka qenë një “dalje emergjence” për krizën politike kosovare, pasi ka shërbyer për të shfryrë indirekt tensionin e moskrijimit të qeverisë së re. Eshtë një gjë e njohur që shqiptarët e kanë përdorur dendur të shkuarën, për të justifikuar të tashmen problematike, apo edhe mungesën e një të ardhmeje. Jemi qarë për armiqtë historikë, për pabesitë e rrengjet që na kanë punuar, duke fshehur pas tyre pazotësitë tona.

Një pazotësi e tillë bërtitëse është ulur këmbëkryq në të dyja anët e kufirit që ndan shqiptarët. Në Tiranë, prej fillimit të vitit që po mbyllet, në Prishtinë prej fillimit të tetorit. Në shkurt opozita e Tiranës dogji mandatet parlamentare, më pas braktisi zgjedhjet lokale dhe tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit e gjeti Shqipërinë me gjysmën e klasës politike “në kafene”. Në vend që thelbi i një sistemi demokratik, balancimi mes krahëve politikë dhe institucioneve, të prodhonte më shumë energji dhe ide për të tejkaluar goditjen e rëndë natyrore, tani kemi politikanë që bredhin rrënojave, pa mundur t’i japin formë një vizioni të qëndrueshëm përtej vitit ku ndodhemi. Është e vërtetë se qeveria ka përsipër biznesin e drejtimit të punëve, por është po aq e vërtetë se nevojitet sot më shumë kurrë pala që bën oponencë brenda institucioneve ku do të marrë formë rindërtimi i Shqipërisë së mesme të plagosur rëndë nga tërmeti.

Në Prishtinë fabula është e ndryshme, por rezultati është i përafërt. Bataku politik në të cilin noton Shqipëria prej muajsh, mesa duket u transferua pjesërisht edhe në Kosovë, ku zgjedhjet e lavdërueshme që u mbajtën, u ndotën nga kalkulimet meskine të partive që u ulën të ndajnë tortën e fitores. Aktualisht eksponentë të Vetëvendosjes akuzojnë publikisht partnerin LDK, se ndoshta po shtyn drejt prishjes së negociatave me Albin Kurtin, duke i shkelur syrin PDK, e cila qe humbësja e madhe e zgjedhjeve. Një akuzë e rëndë, që nuk shtyn drejt zgjidhjes së krizës.

Në këtë sfond të maisur krize politike, është e natyrshme se gjithçka përdoret, gjithçka politizohet dhe kthehet në objekt propogande. Edhe tërmeti i 26 nëntorit, edhe Samiti i Tiranës. Për shumëkënd tingëllon e panatyrshme sesa mllef dhe ngrefosje false nacionaliste, ngjalli takimi i Tiranës. Këto ditë mediat kanë evokuar, teksa transmetonin pamjet e shtrëngimit të duarve mes Ramës dhe Vuçiç, sesi të njëjtën gjë e kanë bërë edhe Thaçi, edhe Haradinaj edhe Pacolli e të tjerë kohë më parë. Kur Daçiç pinte kafe në mes të Prishtinës, apo kur Vuçiç darkonte me Thaçin në Bruksel a Vjenë, gjithçka konsiderohej “biznes normal”.

Ka vend të pyetet sot, kur “furtuna në gotë” e gjelave të patriotizmit nuk po fashitet ende, se cilat janë arsyet e gjithë kësaj potereje. Çfarë po mundohet të fshihet pas këtij afshi të shëmtuar dhe të manipuluar nacionalist?!

Përgjigja për këtë pyetje qëndron tek situata që kalojnë dy shtetet shqiptare. Dhe meqë për tërmetin nuk akuzohet dot qeveria Rama, tehu i kritikave është fokusuar tek Samiti i Tiranës. I cili është kthyer në kokën e turkut për të justifikuar të gjithë humbësit. Bashën, Berishën e të tjerët këtej kufirit, por edhe humbësit e fitimtarët e 6 tetorit në Kosovë, që duan t’i gjejnë një diçiturë fatit të tyre elektoral ose post-elektoral.

Plagët e të shkuarës dhe abuzimi me to, nuk mund të jenë një armë e sigurtë për çdo kohë. Sherri politiko-mediatik për takimin e Tiranës, është një konflikt pa popull. Është një kalkulim i thatë njerëzish të mllefosur me veten apo me Edi Ramën, që duan të krijojnë një fabul. Dhe që si çdo fabul që s’ka popull prapa, është e destinuar të kalojë pa lënë shumë gjurmë.

Next Post
Pas divorcit, Rudina Dembacaj shfaqet në foto me babanë e vajzës së saj, për një arsye të veçantë

Pas divorcit, Rudina Dembacaj shfaqet në foto me babanë e vajzës së saj, për një arsye të veçantë

Comments 1

  1. s.h. says:
    7 years ago

    Thjeshte dhe sakte si cdo e vertete.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

September 23, 2026
Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

September 23, 2026
“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

September 23, 2026
Martin Leka kujton burgun me Nanon dhe Ramiz Alinë: Biseda me Dritëroin para se të arrestohesha

“SPAK ka marrë rolin e portaleve”- Analisti Leka: Publikon mesazhe me histori rozë e denigruese! Pse nuk merret me çështje madhore si 21 Janari?

September 23, 2026
Plas arma në Peqin, një i plagosur dërgohet në gjendje të rëndë në spital

EMRAT/ Plagosja me thikë në Tiranë, arrestohet i dyshuari! I plagosuri në gjendje të rëndë në spital, Policia jep detajet

September 23, 2026
“SPAK ka goditur shtetin, po merr përmasat e një puçi”- Meçe: Po nuk pati shërbim shteti, është i rrënuar!

“SPAK ka goditur shtetin, po merr përmasat e një puçi”- Meçe: Po nuk pati shërbim shteti, është i rrënuar!

September 23, 2026
“Pse drejtoreshë ndërmarrjeje është ajo?!”- Avokati Petraj për vendimin e GJKKO-SPAK: Rrallë ndodh në botë të jepen masa sigurie për shefat e Inteligjencës

“Pse drejtoreshë ndërmarrjeje është ajo?!”- Avokati Petraj për vendimin e GJKKO-SPAK: Rrallë ndodh në botë të jepen masa sigurie për shefat e Inteligjencës

September 23, 2026
PD-ja përgatitet për zgjedhjet lokale, kandidatët brenda fillimit të tetorit! Plan edhe për mocion mosbesimi ndaj Ramës

PD-ja përgatitet për zgjedhjet lokale, kandidatët brenda fillimit të tetorit! Plan edhe për mocion mosbesimi ndaj Ramës

September 23, 2026
Rasti i Vlora Hysenit, gazetari Kikia: Ka tri arsyet pse shefat e shërbimeve inteligjente përfshihen në spiunazh

Rasti i Vlora Hysenit, gazetari Kikia: Ka tri arsyet pse shefat e shërbimeve inteligjente përfshihen në spiunazh

September 23, 2026
“Kisha hajdutë në shtëpi, njëri ka vdekur”- Vrasja e shqiptarit do vidhte banesën në Itali, publikohet telefonata e pronarit me Policinë: U mbrojtja…

“Kisha hajdutë në shtëpi, njëri ka vdekur”- Vrasja e shqiptarit do vidhte banesën në Itali, publikohet telefonata e pronarit me Policinë: U mbrojtja…

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com