• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Sherri’ në PD/ Bardhi- Nokës: Ti fsheh vila 760 mijë euroshe në Gjirin e Lalzit!

by
05/10/2022 10:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka mbrëmjen e djeshme hodhi akuza të forta në drejtim të ish-kryedemokratit Lulzim Basha dhe deputetit demokrat, Gazment Bardhi. Noka u shpreh se ata bënin sikur sulmonin oligarkët, por u vendosin gjoba dhe merrnin para prej tyre. Sipas tij, me ardhjen në krye të Sali Berishës, Partia Demokratike ka sulmuar çdo aferë korruptive.

Sot një përgjigje ndaj Nokës ka ardhur nga Gazment Bardhi i cili thekson se Flamur Noka po keqpërdoret nga opozita e rreme. Bardhi shton se Noka gënjen dhe shpif ndaj tij, pasi sipas tij vetë Noka fshihet dhe merr para nga oligarkët. Bardhi madje ka shpërthyer në akuza ndaj Nokës, duke thënë se fsheh një vilë 760 mijë euroshe në Gjirin e Lazit.

Reagimi i Bardhit:

Një përgjigje e detyruar për Flamurin e keqpërdorur të opozitës së rreme

Shumë miq më thonë të mos e marr seriozisht Flamur Nokën për shpifjet që shpërndan herë pas here. Por nuk do të hesht më pas serialit të ri të shpifjeve, të nisur ditët e fundit ndaj meje dhe disa kolegëve të tjerë. Ndryshe prej tij, ne nuk kemi ngritur flamurin e opozitarizmit të rremë. Kur denoncojmë korrupsionin dhe paligjshmërinë nuk selektojmë në “tanët” dhe “të tyret”.

E kuptoj që kjo e shqetëson Flamur Nokën, prandaj ka gjetur një shpifje të re ndaj meje, duke më akuzuar se denoncoj oligarkët për t’u vendosur gjoba atyre!!!

Le t’i marrim me radhë dhe e nisim nga denoncimi im i fundit për të cilin grupimi i Flamur Nokës nuk ka hapur gojën akoma.

Kujt i paskam vënë gjobë unë me denoncimin për katet shtesë pa leje në 14 Korrik në parlament? I kam vendosur gjobë Shefqet Kastratit, mikut të Flamur Nokës? Meqë falet çdo javë te lala i Edi Ramës, le ta pyesë a i kam vendosur gjobë!

Nuk habitem që Flamur Noka është shqetësuar nga denoncimi që i kam bërë paligjshmërisë së Kastratit të Edi Ramës me Kullën përballë Partisë Demokratike. Nuk habitem as nga porosia që i kanë dhënë për të shpifur ndaj meje. Nga personi që akuzoi demokratët e Kukësit se ishin të orkestruar nga Edi Rama për protestat kundër traut të Kastratit në Rrugën e Kombit dhe bëri çdo gjë për shuarjen e tyre, mund të presësh gjithçka.

Kujt i paskam vendosur gjobë unë, oligarkut të farmaceutikës pas emrit të të cilit Flamur Noka fsheh vilën e padeklaruar 760 mijë euroshe në Gjirin e Lazit? Meqë edhe atë e takon çdo fundjavë, le ta pyesë a i kam vendosur gjobë ndonjëherë. Dhe kur ta pyesë, Flamur Noka bën mirë të kujtohet sa herë ka ndërhyrë për të që Partia Demokratike të mos e përfshinte në denoncimet për abuzimet me tenderat në shëndetësi.

Kujt i paskam vendosur gjobë unë, mikut tënd trafikant droge, që sa ishe ti ministër i brendshëm mbyti Britaninë me drogë dhe, më pas, vendosi të pastrojë paratë e drogës me pasuri të paluajshme? Meqë rri shpesh për dreka e darka, Flamur Noka mund ta pyesë vetë edhe atë. Dhe meqë jemi në këtë pikë, është një rast për të sjellë ndërmend se me këtë mikun trafikant droge mori në qafë edhe Sali Berishën, duke i veshur damkën për lidhje me përfaqësues të krimit të organizuar.

Në gjithë karrierën politike nuk ka ndodhur kurrë të kem qoftë edhe një kontakt të rastësishëm me ndonjë oligark apo përfaqësues të botës së krimit. Kur kam hyrë në politikë me besimin tek njerëzit e zakonshëm, tek ata do të mbështetem deri në ditën time të fundit në politikë. Prandaj, sot jam njeri i lirë dhe nuk jam peng i askujt, aq më pak i oligarkëve dhe kriminelëve.

Investimi im kryesor është tek dija.

Nuk kam as vila të fshehura, as para të investuara në bizneset e oligarkëve, as licenca për ndërtim hidrocentralesh dhe, mbi të gjitha, nuk jam peng i asnjë financuesi apo krimineli, që ditën punon me Qeverinë, ndërsa natën financon flamurin e opozitarizmit të rremë.

Për Flamur Nokën kam një premtim: sa më shumë të shpifë, aq më shumë të verteta do jem i detyruar të them!

Deklarata e Nokës:

“Ata oligarkë që ti mendon se i sulmon Gaz Bardhi, jam unë dëshmitar që u rrinte mbas dere me Lulzim Bashën, me dorën shtrirë për të mbushur thesin. A doje të ta them unë? Ke parë një aferë, që kur u ul në atë karrige Sali Berisha, oligark apo jo oligark, që të mos jetë sulmuar dhe të jetë në qendër të sulmeve të opozitës?

Që nga data 25 mars, që Sali Berisha ka hyrë në atë seli dhe u bë kryetar partie në këto 4 muaj, që është bërë një aferë dhe është sulmuar ajo aferë dhe është sulmuar nga të tjerë përveçse nga Sali Berisha? Nuk është heshtur”, theksoi ai.

/e.d

Next Post
“Misioni i tij ka nisur”/ Policia publikon videon: Një vrasës serial po endet lirshëm nëpër rrugë!

"Misioni i tij ka nisur"/ Policia publikon videon: Një vrasës serial po endet lirshëm nëpër rrugë!

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    3 years ago

    Na bindi muli i plakut barbare ,kta jane kriminele klasi jane te rrezikshem,monstra e vicidolit ka shume para,drejton grupet kriminale te tijat.Por se fundi ju ka hyre frika ne palc nga SPAK,nga zollumet e krimet e tyre te pa fundme.

    Reply

Leave a Reply to shkurt 2014 Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Pas datës 20 s’ka analiza në QSUT!”, PD kërkon interpelancë me ministren e Shëndetësisë

“Pas datës 20 s’ka analiza në QSUT!”, PD kërkon interpelancë me ministren e Shëndetësisë

March 31, 2026
Ambasadori i Shqipërisë në BE: Brenda vitit 2026 mbyllim disa kapituj

“Nuk ka bllokim të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE”, ministri Ferit Hoxha: Miratimi i IBAR në dorë të vendeve anëtare

March 31, 2026
Përjashtimet në PD, Spahiu: Berisha ka zbuluar më shumë armiq brenda partisë se Enver Hoxha e Stalini së bashku

Përjashtimet në PD, Spahiu: Berisha ka zbuluar më shumë armiq brenda partisë se Enver Hoxha e Stalini së bashku

March 31, 2026
Mbështetja nga Rusia dhe SHBA-të nuk po e shpëton Orbánin në zgjedhje

Mbështetja nga Rusia dhe SHBA-të nuk po e shpëton Orbánin në zgjedhje

March 31, 2026
Finalja me Turqinë, Zhegrova feston ditëlindjen, FSK: Tortën do ta presim pas ndeshjes

Finalja me Turqinë, Zhegrova feston ditëlindjen, FSK: Tortën do ta presim pas ndeshjes

March 31, 2026
Vritet gjenerali i lartë iranian dhe familjarët e tij

Vritet gjenerali i lartë iranian dhe familjarët e tij

March 31, 2026
Një ditë pasi dosja e tij kaloi për gjykim, Meta kërkon ndryshim të masës së sigurisë në GJKKO

GJKKO i refuzoi 50 mijë eurot, Ilir Meta kërkon lirinë nga Gjykata e Lartë

March 31, 2026
U vra 5 muaj më parë nga ish i dashuri, zhduket kafka e modeles italiane

U vra 5 muaj më parë nga ish i dashuri, zhduket kafka e modeles italiane

March 31, 2026

Një Kombëtare Kuqezi, apo dy përfaqësuese shqiptare në futbollin ndërkombëtar?

March 31, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 1 Prill 2026

March 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In