Të shtëna me armë kanë ndodhur ditën e djeshme në orët e vona të darkës në qytetin e Durrësit. “Panorama” mëson se bëhet fjalë për një sherr mes disa të rinjve në një bilardo në lagjen r. 3 të qytetit.
Policia thotë se dy vëllezër kanë qëlluar me armë nga automjeti i tyre drejt bilardos pas konfliktit.
Ata janë:
- J.Sh. 21 vjeç, banues në Durrës;
- K.Sh. 25 vjeç, banues në Durrës.
Shtetasit e mësipërm(vëllezër me njëri-tjetrin), dyshohen se më datë 05.06.2017, rreth orës 22:20, në lagjen Nr.3, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta me dy shtetas, në një bilardo kanë qëlluar me armë zjarri, në drejtim të lokalit, bilardo.
Fatmirësisht nuk kemi pasoja në njerëz, por është dëmtuar vetëm qepeni I dyqanit, bilardo.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
- 2 gëzhonja model 56;
- mjeti me të cilin janë larguar autorët, tip Ford Focus.
Po punohet për kapjen e shtetasve të mësipërm./a.ç