• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Sherri në burgun e Rrogozhinës/ Pezullohet gardiani, izolohet miku i Genc Ferhatit me tre shokët e tij

by Java News
21/10/2019 11:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ngjarja ka ndodhur javën e kaluar, në ambientet e palestrës së burgut në Rrogozhinë. I plagosur mbeti 26-vjeçari Bajram Myftaraj. Për plagosjen e tij, prokuroria akuzon dy të dënuarit, Vilson Veizi dhe Endrit Goga

Vilson Veizi dhe Endrit Goga, dy të dënuarit që shkaktuan një sherr pak ditë më parë në burgun e Rrogozhinës, kanë dalë dje për masë sigurimi. Seanca është zhvilluar në ambientet e Gjykatës së Fierit, e cila në përfundim ka vendosur t’i lërë dy shtetasit e mësipërm 3 muaj në izolim. Sipas informacioneve, Veizi dhe Goga, kanë qenë dje të pranishëm në Gjykatë, ndërsa vetëm njëri prej tyre është shprehur se ndodhej në vendin ku ndodhi sherri. Endrit Goga, mësohet se e ka pranuar që i ka gjuajtur me grusht të dënuarit Bajram Myftaraj, ndërsa Veizi refuzoi që të kishte gjuajtur. Avokati i këtij të fundit është shprehur gjatë seancës se Veizi mund të ketë qenë i pranishëm momentin e sherrit, por ai ka vënë një aparat në zemër dhe ajo nuk e lejon që të përfshihet në zënka pasi rrezikon jetën. Ndërkohë, prokurori që i ishte ngarkuar kjo çështje, është shprehur se ngjarja për të cilën janë akuzuar dy të dënuarit është e dokumentuar me prova, pasi janë marrë pamjet e kamerave të sigurisë në palestër ku duket qartë që Veizi dhe Goga qëllojnë 26-vjeçarin Myftaraj. Në përfundim, prokurori përkoi që Vilson Veizi dhe Endrit Goga, të mbylleshin për 3 muaj në qeli izolimi të veçantë. Qeli këto, që janë bërë posaçërisht për ligjin 41 bis, në burgjet shqiptare.

Ngjarja

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e të martës së kaluar në Burgun e Rrogozhinës, ku mbeti i plagosur rëndë një i dënuar, ndërsa protagonistë ishin të burgosur për vrasje, drogë e gjobëvënie. Përplasja mësohet se ka nisur në hyrje të palestrës së burgut, ku njëri prej autorëve të sulmit i është drejtuar të plagosurit me fjalët “Ç’ke që sheh?”. Kaq ka mjaftuar për të ndezur shkëndijën e përplasjes fizike, mes 5 të dënuarve, që konsiderohen si “të fortë”, brenda Burgut të Rrogozhinës. Megjithatë, burimet thanë se fjalët mund të jenë shkëmbyer edhe për “inate” të vjetra mes të burgosurve, që e kanë zanafillën jashtë mureve të burgut. E gjithë situata ka ndodhur në sy të njërit prej gardianëve që ndodhej në hyrje të palestrës, i cili është pezulluar nga detyra. Ndërsa mësohet se ka nisur edhe një hetim administrativ nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Tjetër masë që është marrë pas përplasjes në burg, ka qenë edhe transferimi i të gjithë personave që u përfshinë në këtë konflikt. Përveç të plagosurit, 26-vjeçarit Bajram Myftaraj, që ndodhet duke marrë mjekim në Spitalin e Burgut në Tiranë, 4 të dënuarit e tjerë, që pësuan plagë të lehta, janë transferuar në burgje të tjera. Të dënuarit që u përfshinë në konfliktin që ndodhi pasditen e së martës në Burgun e Rrogozhinës janë, Vilson Veizi, i dënuar për vrasje, Arben Haxhihyseni, i dënuar për gjobëvënie, Nikolin Dokla, i dënuar për drogë dhe Endrit Goga, i dënuar po për drogë. Burimet thanë se të katërt këta persona kanë goditur me shkelma, grushte, por dyshohet edhe me mjete të tjera të forta, të burgosurin tjetër Bajram Myftaraj, 26 vjeç, i dënuar për trafik lëndësh narkotike. Të njëjtat burime thanë se sherri ka nisur në momentin që të dënuarit po hynin në palestrën e burgut dhe debati është zhvilluar në praninë e njërit prej gardianëve të burgut, i cili është pezulluar nga detyra. Bajram Myftaraj, i cili vuan dënimin trafik droge, ndodhej në gjendje të rëndë në Spitalin e Burgut në QSUT, në Tiranë, pas dhunës së ashpër që është ushtruar ndaj tij. Ndërsa mësohet se edhe 4 autorët kanë pësuar lëndime të lehta, por janë mjekuar në ambientet e Burgut të Rrogozhinës, nga ku tashmë janë transferuar.

Të dënuarit

Dy nga protagonistët e ngjarjes së rëndë që ndodhi në Burgun e Rrogozhinës, konsiderohen persona me rrezikshmëri të lartë dhe të proceduar disa herë nga organet e drejtësisë. I pari është Vilson Veizi, i dënuar për vrasje. Ai u arrestua në vitin 2010, teksa lëvizte i lirë duke kaluar kufirin me pasaportë biometrike dhe vizë greke. Veizi, i dënuar me 20 vjet heqje lirie për një vrasje e plagosje të ndodhur në Greqi, u zbulua rastësisht nga Policia Kufitare në Kakavijë. Ai u identifikua nga verifikimi në sistemin TIMS teksa tentonte të kalonte traun e doganës drejt Greqisë. Nga hetimi i kryer rezultoi se viza dhe pasaporta biometrike ishin nxjerrë nga avokati i tij, edhe pse i dënuar nga dy shkallët e gjyqësorit dhe i shpallur në kërkim që prej vitit 1999. Gjykata e Durrësit, më 2 shkurt 2009, e ka dënuar Veizin me 20 vjet burg, vendim që është lënë në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit më 21 prill të vitit 2010, kur është bërë edhe shpallja e tij në kërkim ndërkombëtar.

I plagosuri

Më 12 nëntor të vitit 2016, Ministria e Brendshme deklaroi se Policia Kufitare në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Narkotikët, kishin sekuestruar në Portin e Durrësit 26 kg marijuanë, duke arrestuar një person. I arrestuari ishte Bajram Myftaraj, personi që mbeti i plagosur të martën në Burgun e Rrogozhinës. “Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u sekuestrua rreth 26 kg marjuanë dhe u arrestua në flagrancë shtetasi Bajram Myftaraj 23 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi u bë pasi në Portin e Durrësit, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në automjetin tip ‘Renault’ u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 94 pako me peshë rreth 26 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit marijuana”, shprehej Policia. (shekulli)

g.kosovari

Next Post
Cipras: Disa po përpiqen ta fusin nga ‘dritarja’ çështjen çame

Reagon partia e Cipras: Vetoja e Macron minon stabilitetin e Ballkanit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndoshta nuk do të ecin kurrë”, këngëtarja rrëfen diagnozën e rrallë të vajzave binjake

“Ndoshta nuk do të ecin kurrë”, këngëtarja rrëfen diagnozën e rrallë të vajzave binjake

January 4, 2026
Rrëmbimi i Maduros nga SHBA, zyrtarët e lartë venezuelas: Qeveria qëndron e bashkuar!

Rrëmbimi i Maduros nga SHBA, zyrtarët e lartë venezuelas: Qeveria qëndron e bashkuar!

January 4, 2026
“Do të largohem, mirupafshim”/ Stine bën gati valixhet, Iliri përlotet, cili ishte plani i banorit

“Do të largohem, mirupafshim”/ Stine bën gati valixhet, Iliri përlotet, cili ishte plani i banorit

January 4, 2026
Kina kërkon lirimin e Maduros, Këshilli i Sigurimit i OKB do të mbajë mbledhje urgjente

Kina kërkon lirimin e Maduros, Këshilli i Sigurimit i OKB do të mbajë mbledhje urgjente

January 4, 2026
Asllani ndjek fitoren e Torinos nga stoli, Ismajli vendimtar me asist

Asllani ndjek fitoren e Torinos nga stoli, Ismajli vendimtar me asist

January 4, 2026
Librashitësi i fundit i Gazës: I dogjëm librat për t’u ngrohur, por kultura mbetet

Librashitësi i fundit i Gazës: I dogjëm librat për t’u ngrohur, por kultura mbetet

January 4, 2026
Dështimet e ‘trashëgimtarit’ të Chávez, fiksimi i Nicolás Maduro me tradhtinë

Dështimet e ‘trashëgimtarit’ të Chávez, fiksimi i Nicolás Maduro me tradhtinë

January 4, 2026
Kush është gjyqtari ‘i hekurt’ që do të vendosë fatin e Nicolas Maduros në New Jork

Kush është gjyqtari ‘i hekurt’ që do të vendosë fatin e Nicolas Maduros në New Jork

January 4, 2026
Përjashtimet në PD/ Hila: Alibeaj tregoi se si do të qeveriset fraksioni i Bashës!

Pse gëzon Tirana më shumë se Karakasi?

January 4, 2026
Rubio: SHBA-të, sulm vdekjeprurës ndaj një anijeje me drogë në Karaibe

Paqartësi për të ardhmen e Venezuelës, Rubio: SHBA do të vendosë karantinë ushtarake

January 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In