• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sherri në bashki, kryebashkiaku i Dibrës: PDIU bandë horrash

by A R
31/01/2018 15:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Dibrës Muharrem Rama ka reaguar pas sherrit që ndodhi në ambientet e Bashkisë ku u rrahën me mjete të forta punonjësit.

Përmes një postimin në facebook Rama ka hedhur akuza të forta në drejtim të PDIU-së dhe Zv.Kryetarit të Bashkisë Olti Cani i cili vjen po nga rradhët e kësaj partije.

Ai thotë se PDIU nuk është parti politike, por bandë horrash që mendon t’i zgjidhë problemet dhe interesat e saj.

“Sot në ambjentet e Bashkisë Dibër një grup prej 20-30 personash pjesë e të cilëve edhe të punësuar në Bashkinë Dibër, militantë të PDIU-së, me në krye Zv.Kryetarin e Bashkisë Z.Olti Cani, i PDIU-së, kanë dhunuar një pjesë të stafit të Bashkisë. Ata kanë hyrë me forcë në ambjentet e Bashkisë duke rrahur e goditur rëndë 4 pjesëtarë të tjerë të Stafit të Bashkisë, që aktualisht po kurohen në Spitalin Rajonal Dibër.

Dhunuesit kanë pasur për qëllim të ushtronjë presion mbi personelin e Bashkisë në mënyrë qe të ndikojnë në vendimet e tyre në funksion të interesave të tyre partiake e klanore. Prej kohësh kjo parti po ushtron presion për të ndikuar në vendimmarrje, dhe kjo situatë ka ardhur duke u përshkallëzuar për shkak të transformimeve dhe ristrukturimit që po ndodh në Bashkinë e Dibër.

E gjithë kjo është dicka e paprecedent dhe nuk ka ku të rrijë, gjë që tregon se çfarë niveli dhe begraundi përfaqësojnë njerëzit e PDIU-së në Dibër. Kemi të bëjmë, jo me një parti politike, por me një bandë horrash, që mendon t’i zgjidhë problemet dhe interesat e saj me dhunë fizike ndaj punonjësve të shtetit, që sulmon e dhunon institucionet, dhe përfaqësuesit e pushtetit lokal” shkruan Muharrem Rama.

Reagimi i plotë i Muharrem Ramës

Sqarim i opinionit publik në lidhje me incidentin e ndodhur sot në ambjentet e Bashkisë Dibër.

Sot në ambjentet e Bashkisë Dibër një grup prej 20-30 personash pjesë e të cilëve edhe të punësuar në Bashkinë Dibër, militantë të PDIU-së, me në krye Zv.Kryetarin e Bashkisë Z.Olti Cani, i PDIU-së, kanë dhunuar një pjesë të stafit të Bashkisë. Ata kanë hyrë me forcë në ambjentet e Bashkisë duke rrahur e goditur rëndë 4 pjesëtarë të tjerë të Stafit të Bashkisë, që aktualisht po kurohen në Spitalin Rajonal Dibër.

Dhunuesit kanë pasur për qëllim të ushtronjë presion mbi personelin e Bashkisë në mënyrë qe të ndikojnë në vendimet e tyre në funksion të interesave të tyre partiake e klanore. Prej kohësh kjo parti po ushtron presion për të ndikuar në vendimmarrje, dhe kjo situatë ka ardhur duke u përshkallëzuar për shkak të transformimeve dhe ristrukturimit që po ndodh në Bashkinë e Dibër.

E gjithë kjo është dicka e paprecedent dhe nuk ka ku të rrijë, gjë që tregon se çfarë niveli dhe begraundi përfaqësojnë njerëzit e PDIU-së në Dibër. Kemi të bëjmë, jo me një parti politike, por me një bandë horrash, që mendon t’i zgjidhë problemet dhe interesat e saj me dhunë fizike ndaj punonjësve të shtetit, që sulmon e dhunon institucionet, dhe përfaqësuesit e pushtetit lokal.

Në fakt, me këto mjete, kjo parti ia ka dalë të fitojë një deputet në në Dibër, dhe është pikërisht, e njëjta dorë që trazon gjithëçka. Kjo është mënyra sesi kjo parti, di ti zgjidhë problemet e saj, pasi ajo nuk ka asnjë aset apo “vlerë” tjetër përveç dhunës, horrave, banditëve, njerëzve të korruptuar e inkriminuar që duan veç të zhvasin e grabisin. Eshtë e trishtë të mendosh se kjo ndodh në një vend në Europë, në vitin 2018.

Eshtë fatkeqësi që politika të bjerë në këtë llum dhe është detyrë e të gjithë opinionit publik, të ngrihet e të dënojë shfaqje të tilla të shëmtuara, të cilat nuk mund të jenë fytyra jonë. Shqipëria nuk është Ëild Ëest dhe Dibra nuk është El Paso. Dibra nuk ka qenë kurrë një vend kaubojsësh e gangsterë, por ka qenë gjithmonë një vend i begatë burrash të mençur që kanë ditur t’i dalin për zot vetes e madje të gjithë Shqipërisë. Është fatkeqësi që sot Dibra të bjerë në batakun e disa banditëve ordinerë që, nëpërmjet dhunës dhe barbarisë, kërkojnë ta shndërrojnë këtë qytet në një feud personal.

Kjo nuk do të lejohet të ndodhë!

Ftoj instancat ligjzbatuese te zbardhin kete incident dhe të çojnë përpara përgjegjësisë autorët! Vetë Bashkia do të bëjë detyrën e saj, duke marrë masat më të ashpra disiplinore që ka në dorë.

Next Post
KLSH kallëzon në prokurori ish-drejtorin dhe 3 ish-zyrtarë të ALUIZNI-t Korçë

I shkaktoi 125 mln dëm shtetit, KLSH çon në prokurori kryetarin e bashkisë Kukës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Amfiteatri i Durrësit te Butrinti/ Zbardhet plani i qeverisë për investimet dhe projektet e kulturës në 2026

Nga Amfiteatri i Durrësit te Butrinti/ Zbardhet plani i qeverisë për investimet dhe projektet e kulturës në 2026

February 3, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Cila është “lista e dëshirave” e PD për reformën territoriale?

February 3, 2026
Shtatorja e Ismail Kadaresë “zgjoi” debat mes miqve të tij, Ymeri: Shkrimtari nuk ka nevojë për mbrojtës

Shtatorja e Ismail Kadaresë “zgjoi” debat mes miqve të tij, Ymeri: Shkrimtari nuk ka nevojë për mbrojtës

February 3, 2026
Izraelitët do të ndërtojnë Datacenter-in e parë në Shqipëri/ Investimi 100 mln euro do realizohet brenda TEDA-s

Izraelitët do të ndërtojnë Datacenter-in e parë në Shqipëri/ Investimi 100 mln euro do realizohet brenda TEDA-s

February 3, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

Çadra, një instrument gjenial dështimi

February 3, 2026
U kapën me kallashnikov e pistoleta, Gjykata lë në burg 4 të arrestuarit për trafik armësh që i reklamonin online

U kapën me kallashnikov e pistoleta, Gjykata lë në burg 4 të arrestuarit për trafik armësh që i reklamonin online

February 3, 2026
Nëse shkelet marrëveshja, SHBA dhe BE sulmojnë ushtarakisht Rusinë! Çfarë parashikon plani sekret për paqen në Ukrainë

Nëse shkelet marrëveshja, SHBA dhe BE sulmojnë ushtarakisht Rusinë! Çfarë parashikon plani sekret për paqen në Ukrainë

February 3, 2026
Dashamir Shehi: Bojkoti i territoriales i shërben mazhorancës! Berisha nuk mund ta udhëheqë më opozitën

Dashamir Shehi: Bojkoti i territoriales i shërben mazhorancës! Berisha nuk mund ta udhëheqë më opozitën

February 3, 2026
Përplasën me makinë pensionistin anglez dhe për të fshehur krimin hodhën rrobat e targat. Dy shqiptarët dalin para gjykatës

Përplasën me makinë pensionistin anglez dhe për të fshehur krimin hodhën rrobat e targat. Dy shqiptarët dalin para gjykatës

February 3, 2026
Po i afrohej aeroplanmbajtëses amerikane ‘USS Lincoln’, SHBA-ja rrëzon një dron iranian në Detin Arabik

Po i afrohej aeroplanmbajtëses amerikane ‘USS Lincoln’, SHBA-ja rrëzon një dron iranian në Detin Arabik

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In