Një sherr mes dy punonjësve në një kompani të policisë pritave ka ndodhur sot në rrugën dytësore Tiranë- Vorë, ku janë plagosur dy punonjës.
Më datë 04.02.2018, rreth orës 15:45 në rrugën dytësore Tiranë -Vorë, në ambjentet e një biznesi privat ka ndodhur një konflikt çasti ndërmjet dy punonjësve të shërbimeve SH.P.S.F, shtetasve A. K., 59 vjeç, dhe A. V., 50 vjeç, të cilët kanë përdorur mjet prerës thikë.
Për pasojë të dy shtetasit e mësipërm kanë mbetur të plagosur të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vengjarje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe veprimet e mëtejshme. (Panorama)