UEFA do të nisë procedurat disiplinore kundër Rusisë, pas incidenteve të shkaktuara mbrëmë nga tifozët në Velodrome të Marsejës.
Huliganët rusë sulmuan anglezët me fishekzjarre dhe më pas kaluan kangjellat për t’u ndeshur fizikisht me ta dhe me policinë.
Ngjarjet në stadium ishin vetëm akti i fundit i problemeve treditore, shkaktuar kryesisht nga tifozët anglezë, por nga UEFA është bërë e ditur se procedurat do të nisn vetëm për ngjarjet e ndodhura brenda stadiumit dhe jo në qytetin e Marsejës.
Përleshjet midis tifozerive e policisë vazhduan edhe në stacionin e metrosë së Marsejës.
D.I.