Një person ka plagosur me thikë tre persona, pas një konflikti mes tyre në një lokal në Karbunarë të Lushnjes.
Më konkretisht, rreth orës 11:30, në një lokal në lagjen “Karbunarë”, pas një konflikti për motive të dobëta, E.Sh., 35 vjeç, ka tentuar të vrasë me thikë L.Ç., 20 vjeç, A.Ç., 23 vjeç dhe D.S., 15 vjeç banues në Karbunarë.
Tre të plagosurit si pasojë e plagëve të marra, u dërguan në spitalin e Lushnjes ku ndodhen jashtë rrezikut për heton.
Ndërkohë, policia rpangosi autorin e krimit disa orë pas ngjarjes në tentativë për tu larguar nga fshati.
Nga hetimet e policisë, ka rezultuar se pas ngjarjes, 35-vjeçari E.Sh., është ndihmuar për tu larguar nga vendi i ngjarjes nga Renato Pupi, i cili me mjetin tip “Benz” në pronësi të tij, e ka marë nga vendi i ngjarjes dhe e ka ndihmuar për t’i shpëtuar kapjes nga policia dhe për tu fshehur.
Nga ana e uniformave blu u bë arrestimi i Renato Pupit, 28 vjeç, banues në Këmishtaj, Divjakë.
Gjithashtu u bë dhe sekuestrimi i automjetit tip “Benz”, në pronësi të Renato Pupit.
Lidhur me këtë rast materialet iu referuan Prokurorisë së Lushnjes, për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” e mbetur në tentativë, në ngarkim të E.Sh., dhe “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, për Renato Pupin./a.m.