• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sherri i fundit mes dy Berishë-ve në “Vatra”: pasojë e një infektimi toksik të diasporës me hallet e Doktorit

by Ylli Pata
28/04/2022 18:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Një fjalim i vitit 1963 në versionin audio i Fan Nolit që qarkullon në Yutube, përveçse shumë popullor e i pëlqyer thuajse unanimisht, është një pasqyrë ky natyrisht do të duhet të shohin veten të gjithë ata që e kanë përdorur “Vatra”-n e madhe për qëllime krejt të vogla personale e tribale.

Në fjalimin e tij, Noli i madh, kur flet me modesti për punën e Vatrës dhe bashkëpunëtorëve të tij për të “bërë Shqipërinë”, tregon sesi të gjithë delegacionet që qëndruan gjatë në Paris, në Konferencën e Paqes, për gati një vit u financuan e u paguan nga shqiptarët e diasporës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Siç ndodhi fundja edhe në fillim të viteve 1990 kur shqiptarët e diasporës financuan qeverinë në mërgim të Kosovës që drejtohej nga Bujar Bukoshi, apo në fund të atyre viteve, kur sërish shqiptarët e diasporës financuan luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Fan Noli, në fjalimin e tij të mbajtur në një përvjetor të Vatrës tregon se një nga gjërat që ranë në sy për mirë tek të huajt që njohën Shqipërinë e Pavarur, kufijtë e saj dhe e pranuan në Lidhje të Kombeve, ishte se ishte një nga vendet e rralla ku tre fetë kryesore nuk luftonin me njëri tjetrin, por ishin bërë bashkë e në krye të delegacionit kishin vënë një Peshkop ortodoks.

Ajo frymë, ishte realisht Vatra e themeluar nga Noli, Konica e shqiptarët e mëdhenj të kohës. Ajo frymë nuk u thye, edhe kur Noli, një nga dishepujt e shqiptarëve në Amerikë hyri në politikën shqiptare dhe u bë kundërshtar i Ahmet Zogut. E sërish fryma e Vatrës, ajo frymë shtetformuese që ka në emrin e saj rrënjët e Shqipërisë së pavarur, edhe gjatë komunizmit, ruajti një raport të kujdeshshëm me politikën e Tiranës dhe Enver Hoxhën.

Kjo, edhe atëherë kur Noli u përplas hapur me të dërguarin e Enver Hoxhës në OKB, që sot i kemi parë në arkiva të publikuara, por edhe kur njerëzit e Enverit masakruan mikun e ngushtë të Nolit Imzot Kristofor Kisin, kreun e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare. i cili pas kërkesës së Nolit një këshillë për të vizituar Shqipërinë e Hoxhës kishte marrë përgjigje: “Bëj siç ke vepruar deri tani!”.

Vatra, nuk se nuk ka pasur qëndrim apo koncept politik, madje ajo ka qenë zemra e politikës së madhe e shqiptarëve e për shqiptarët. Ishte Vatra e Nolit që me lobimet e tyre në qarqet e larta të SHBA arriti të sensibilizojë në fillim të shekullit të XX për njohjen e Shqipërisë së pavarur.

“Mbahu Nëno, mo s’ki frikë se ke djemtë në Amerikë”, mbeti në vite si një betim për një angazhim të diasporës për t’i ndihmuar Shqiptarët.

E ishte po ashtu diaspora jonë në SHBA që lëvizi të gjitha gurët për të shtyrë që çështja e shqiptarëve të Kosovës dhe viseve në Jugosllavi të hynte në Kongres e Shtëpinë e Bardhë. E bënë të gjithë shqiptarët e Amerikës, që vinin nga Shqipëria londineze e trevat. Dhe realisht ja arritën, aq sa edhe Beogradi që është një shtet i organizuar serioz, apo edhe Athina, kanë njohur fuqinë e lobit shqiptar në Amerikë.

Lob, i cili natyrisht ka qenë i tillë edhe si pasojë e vullnetit e ndjeshmërisë së Politikës së Lartë të SHBA dhe institucioneve të saj.

Pas viteve 90 të shekullit të shkuar, Vatra sidomos, që u drejtua nga pjesëtar të mërgatës që ishte persekutuar nga regjimi komunist, shpesh ka patur skepticizëm për qeveritë socialiste, që nuk para i shihnin me sy të mirë.

Vatra, që nga 1990 ka mbështetur hapur Partinë Demokratike, madje në fushatën e 25 prillit 2021, kreu i ri i saj, me një grup drejtuesisht mori pjesë në fushatë së bashku me Lulzim Bashën, në disa qytete të vendit.

Në fund të fundit, ky ka qenë një qëndrim i sinqertë e i hapur i kryesuesve të Vatrës, e cila që nga rrëzimi i komunizmit e ka pasur zemrën e mendjen tek Partia Demokratike.

Por degradimi i fundit, kur Sali Berisha ka nxitur një peticion kundër zyrtares më të lartë të qeverisë së SHBA në Tiranë në Vatra normalisht që ka sjellë trazime.

Ka pasur mjaft sinjalizime dhe info nga shqiptarët e SHBA, për misionin që Mal Berisha, ish-diplomat e përkrahës i Sali Berishës ka ndërmarrë për të ngritur një opinion në lobin shqiptar në SHBA për të mbrojtur Sali Berishën nga ndëshkimi i qeverisë amerikane.

Madje Mal Berisha, ka nxitur një përplasje me kryetarin e Vatra-s, një shqiptari nga Lugina e Preshevës, Elmi Berisha, i cili në fund të fundit ishte një vit më parë në mitingjet e PD-së në fushatën e 21 prillit 2021.

Në SHBA jetojnë shumë emigrant të gjeneratës së re të ikur me llotari amerikane apo me rrugë të tjera, të cilët janë tashmë pjesë e jetës atje. E mjaft prej tyre nuk ju ndahet xhani ndaj zhvillimeve në Tiranë, madje janë aktivë ditë për ditë. Çka është një zhvillim shumë pozitiv, që e kanë edhe diasporat e vendeve të tjera të “reja” si ne përshembull Kroacia, Maqedonia e Veriut, por edhe Greqia.

Tashmë në mërgatën tonë në SHBA ka një atmosferë të ngjashme si te ne këtu, ku diasporës së vjetër antikomuniste i është bashkuar edhe një e tillë që është e majtë, e këto debate nuk se kanë shpëtuar pa ndezur edhe atje mënyrën shqiptare të “debatit politik”. Por, natyrisht janë gjenerata mbi 55 vjeç që përjetojnë ende lajmet e Tiranës si adrenalinë mëngjesore.

Pasi brezi i ri është totalisht i amerikanizuar në kuptimin e plotë të fjalës, edhe pse në trup shumica kanë tatuazhë shqiponjën me dy krerë e kur zihen në futboll a në klube nate këndojnë “xhamadani vija vija”.

Por kjo derexhe, ku sulmohen zyrtarë të qeverisë amerikane vetëm për hallin e Sali Berishës, natyrisht që ka sjellë pështjellime, e mjaft prej shqiptarëve të Amerikës janë distancuar nga Vatra pikërisht se po i lë shije jo të mirë kjo atmosferë toksike.

Një shqiptar i SHBA, i cili është një emër VIP në qarqet e kulturës dhe shovvbiz-it amerikan, tregonte pezmin e tij për një katandisje të diasporës, ku sipas tij ish-zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar po kontaminonin atmosferën e diasporës vetëm për të mbrojtur Sali Berishën e Ilir Metën. Ai i referohej edhe disa zërave mediatikë që ishin aktive në SHBA deri para një viti. E sot, gjendja shkoi aq keq sa sulmojnë edhe deputetë të PD-së, siç qe rasti i Agron Gjekmarkajt.

Megjithatë, Vatra nuk është as godina, apo edhe sherret e tilla tribal kundër qeverisë së SHBA për hallin e Berishës. Vatra është një frymë, që siç thotë Nolin në fjalimin e tij të vitit 1963: “Ne nuk e çpikëm patriotizmën, atë e gjetëm tek ‘Bleta Shqiptare’ e Thimi Mitkos e vepra të tjera të mëdha. Ne thjeshtë e organizuam dhe e kanalizuam, për të bërë Shqipërinë shtet”. E atë Vatër nuk ka asnjë ish-zyrtar apo berishë që e rrëzon dot. Sherri i këtyre ditëve do të harrohet shumë shpejt, e nga brezi aktual i mërgatës s’do ta mbajë mend kush, ngaqë edhe nuk e kanë botuar tek “Dielli”…

TemA

Next Post
VIDEO/ Ushtari e pranon se 26 mijë rusë janë vrarë në Ukrainë: Shokët tanë kanë rënë

VIDEO/ Ushtari e pranon se 26 mijë rusë janë vrarë në Ukrainë: Shokët tanë kanë rënë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga biznesi dhe llogari të tjera/ Maji i 2026-s regjistron rritje të pazakontë të depozitave në euro me 218 mln €

Nga biznesi dhe llogari të tjera/ Maji i 2026-s regjistron rritje të pazakontë të depozitave në euro me 218 mln €

June 29, 2026
“Protesta po shfaq lajme negative”, deputetja e PS: Shqiptarët na kanë mandatuar deri në vitin 2029, nuk bëjmë asnjë hap pas

“Protesta po shfaq lajme negative”, deputetja e PS: Shqiptarët na kanë mandatuar deri në vitin 2029, nuk bëjmë asnjë hap pas

June 29, 2026
“Nuk mund të flas për komplote…”, avokat Cakrani zbulon arsyen e përçarjes me Metën

“Nuk mund të flas për komplote…”, avokat Cakrani zbulon arsyen e përçarjes me Metën

June 29, 2026
Tabaku: Protesta për Zvërnecin lidhet me sistemin që ka krijuar mosbesim te çdo projekt i madh

Tabaku akuza Ramës: Po përdor shtetin për të ndjekur protestuesit si në kohët e Sigurimit!

June 29, 2026
Tensionet SHBA-Iran godasin tregtinë, përgjysmohet numri i anijeve në Ngushticën e Hormuzit

Tensionet SHBA-Iran godasin tregtinë, përgjysmohet numri i anijeve në Ngushticën e Hormuzit

June 29, 2026
“Goxhaj s’është anëtar i Organizatës së Veteranëve”/ Gucati kundër protestave në Shqipëri: Mos i përdorni simbolet tona në tubime politike

“Goxhaj s’është anëtar i Organizatës së Veteranëve”/ Gucati kundër protestave në Shqipëri: Mos i përdorni simbolet tona në tubime politike

June 29, 2026
“Nuk dëgjoj broçkulla”/ Debat i ashpër mes Zhupës dhe Ballës në Komision për turizmin: Çfarë njeh ti, shifrat e Saliut?

“Nuk dëgjoj broçkulla”/ Debat i ashpër mes Zhupës dhe Ballës në Komision për turizmin: Çfarë njeh ti, shifrat e Saliut?

June 29, 2026
Gjykata Supreme i “mbyll derën” Trump, mbetet në fuqi dëmshpërblimi 5 milionë dollarë për Jean Carroll

Gjykata Supreme i “mbyll derën” Trump, mbetet në fuqi dëmshpërblimi 5 milionë dollarë për Jean Carroll

June 29, 2026
FOTOLAJM/ Nis protesta e 16-të para Kryeministrisë, ja sa është pjesëmarrja

Protestat, analisti: Kurti xhelozon sukseset e qeverisë shqiptare, e ka personale me Ramën

June 29, 2026
Pavarësia, 113 vjet më pas. Fakte dhe shtrembërime…

Anatomia e një muaji rezistencë: Bilanc dhe pyetje

June 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In