• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sherri/ Duma-socialistëve: Ju s’jeni burra. Deputeti i PS: Ku e ke provuar ti?

by Java News
29/01/2018 13:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Debate të nxehta akuza dhe kundër akuza në Komisionin e Punës Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë teksa diskutohej drafti për statusin e minatorëve i propozuar nga deputeti i LSI-së, Përparim Spahia.

Në debate janë përfshirë kreu i grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili dhe deputetja e LSI-së Elisa Spiropali, por edhe deputetja e PD-së Grida Duma e cila në debat e sipër iu është drejtuar deputetëve socialistë me fjalën ju “s’jeni burra”.

Debatet

Përparim Spahia: Qeveria në 2013 premtoi se brenda 6 muajve do të miratonte statusin e minatorëve po kanë kaluar 5 vite dhe qeveria nuk e ka bërë. Madje sot po rrëzon edhe draftin e propozuar që u vjen në ndihmë shtresës më të përvuajtur minatorëve. Qeveria i ka cilësuar si prioritet minatorët po nuk po i trajton si të tillë.

Vasili replikë me deputetët e shumicës: Nisma është depozituar që në kohën kur ishim me ju në qeveri, pra qeveria kishte konfigurim tjetër. Është një evazivitet i qeverisë që nuk shprehet qartë. Jemi të vonuar për këtë status. Drafti i plotë ka një faturë financiare të mirë përcaktuar që vlerësohet në 15 milion euro. Ndërsa qeveria kthen përgjigje, kemi rezerva.

Elisa Spiropali: Që në krye të herës kemi treguar gatishmërinë. Flisni për protestën e minatorëve po në atë protestë nuk kishte asnjë minator, ajo ishte një protestë politike për disa halle politikanësh. Ministria e Drejtësisë e cilëson draftin antikushtetues, kaq mjafton.

Petrit Vasili: Kjo që po thoni është përdorim privat i këshillit të ministrave.

Elisa Spiropali: Ju keni pika të qarta që qeveria me VKM saktëson se ku është antikushtetushmëria. Ne si maxhorancë nuk miratojmë një ligj të çalë antikushtetues.

Përparim Spahiu: Ju si qeveri bëni politikë me ligjet. Miratuat ligjin për naftëtarët morët 10 deputetë dhe i latë naftëtarët rrugës. Ndërsa për minatorët asgjë, të presim vitin tjetër ligjin e qeverisë. Mos u mërzisni se në protestë do t’i keni edhe minatorët.

Grida Duma: Qeveria për turp. Qeveria me VKM po u thotë minatorëve që drafti ka kosto financiare dhe nuk e miratojmë. Duma-deputetëve socialistë: Ju nuk jeni as burra.

Spiropali: Unë kam qenë në protestat e minatorëve që në 2007.

Duma: Ju shkoni te minatorët për fushatë. Votojeni dhe e plotësojmë ligjin rrugës.

Spiropali: Folët për çdo gjë, për burrërinë e kolegëve, për naftëtarët, por jo për minatorët

Ilir Pendavinji: Kur ia ke provuar deputetëve burrërinë.

Next Post
Mijëra faqe për t’u përkthyer në 20 ditë, ‘financieri’ i Habilajve mund të lirohet

Ekstradimi i Nezar Seitit, avokati: Do të kallëzojë penalisht prokurorët!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Kur të hyjnë në shtëpi, çfarë bëni ju?

October 21, 2026
Incidenti në bazën ajrore amerikane, Britania arreston dhe dy persona të tjerë të dyshuar për ndihmë ndaj inteligjencës iraniane

Incidenti në bazën ajrore amerikane, Britania arreston dhe dy persona të tjerë të dyshuar për ndihmë ndaj inteligjencës iraniane

October 21, 2026
Protestat| Kush është Rani, 19-vjeçari që mobilizoi mijëra të rinj në Francë

Protestat| Kush është Rani, 19-vjeçari që mobilizoi mijëra të rinj në Francë

October 21, 2026
Samiti në Tiranë/ Universiteti Politeknik merr vendimin: Dita e nesërme do të jetë pushim!

Rreth 1,300 studentë të huaj në universitetet shqiptare, kryesojnë italianët dhe indianët

October 21, 2026
Pedagogët thyen karriget e Kryeministrisë, historiani: Janë të viteve 30. I mbijetuan edhe pushtimit gjerman, por ja që…

Pedagogët thyen karriget e Kryeministrisë, historiani: Janë të viteve 30. I mbijetuan edhe pushtimit gjerman, por ja që…

October 21, 2026
Musk shqyrton bashkimin mega-korporativ mes SpaceX dhe Tesla me vlerë mbi 3.5 trilionë dollarë

Musk shqyrton bashkimin mega-korporativ mes SpaceX dhe Tesla me vlerë mbi 3.5 trilionë dollarë

October 21, 2026
Bie vala e gripit në vend, përmirësohet situata me rreth 3.400 raste më pak

Pragu i varfërisë për person 315 euro në muaj, dyfishohet në gjashtë vjet

October 21, 2026
Protesta për strehimin në Portugali, 55 të arrestuar dhe dy të plagosur gjatë ndërhyrjes së policisë

Protesta për strehimin në Portugali, 55 të arrestuar dhe dy të plagosur gjatë ndërhyrjes së policisë

October 21, 2026
“I shkova tek varri dhe i thashë…”, Mark Marku tregon porosinë e Nënë Terezës për Bill Clinton

Protestat/ Mark Marku: Dorëheqja e Ramës nuk i zgjidh problemet, Shqipëria po përsërit të njëjtin cikël

October 21, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Kina kërcënon Britaninë me hakmarrje tregtare nëse rrit tarifat për automjetet elektrike

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In