• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Prej sherrit, Basha dhe Berisha e harrojnë Olldashin: Asnjë mesazh kujtimi në 8-vjetorin e vdekjes!

by Java News
20/11/2021 20:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

20 nëntori për asnjë demokrat nuk është një ditë e zakonshme. Si sot para 8 viteve, është ndarë nga jeta në një aksident rrugor një prej emrave më të respektueshëm të Partisë Demokratike, Sokol Oldashi, por në këtë përvjetor të ndarjes së tij nga jeta, ajo që është vënë re është mungesa e një mesazhi të Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, të paktën publikisht.

TIRANË– 20 nëntori për asnjë demokrat nuk është një ditë e zakonshme. Si sot para 8 viteve, është ndarë nga jeta në një aksident rrugor një prej emrave më të respektueshëm të Partisë Demokratike, Sokol Oldashi, por në këtë përvjetor të ndarjes së tij nga jeta, ajo që është vënë re është mungesa e një mesazhi të Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, të paktën publikisht.

Përplasja mes tyre dhe “lufta” për karrigen në krye të Partisë Demokratike, kanë larguar Sali Berishën dhe Lulzim Bashën nga vetë demokratët. Në këtë ditë, Basha dhe Berisha që kanë një reagim për çdo gjë dhe janë mjaft aktiv në rrjetet e tyre sociale, sot nuk kanë gjetur kohë që të shkruajnë asnjë rresht për Olldashin. Postimi i fundit i Lulzim Bashës është për një takim të tijin me Ministrin për Europën dhe Çështjet Ndërkombëtare të Austrisë, Michael Linhart, e që flet për luftën ndaj krimit e korrupsionin, refren i përditshëm i dëgjuar nga kryedemokrati, e ndërsa Sali Berisha i ka mbetur “sahati” te ‘Foltoret’ e tij, mënyra e vetme për të marrë PD-në e për ta shndërruar në një mburojë ndaj SHBA-së.

Megjithatë, miqtë e vërtetë e të ndjerit Sokol Olldashi e kanë kujtuar, disa me një foto e të tjerë nuk i kanë kursyer edhe disa rreshta.

Astrit Patozi, ish nën kryetar i PD-së ka risjellë në vëmendje këngën që i ka dedikuar Olldashit me titull “Si në ditën e parë”.

Ky i fundit, i ka kushtuar disa vargje të ndjera. “Sokol” i ka titulluar ato.

“Sokol!
Të të shikoja, desha sot,
Në ditën kur ti u nise,
Kur tinëz ike nga kjo botë,
Dhe botën qesëndise.
Të të llafosja doja shumë,
Por heshtja jote step
Kjo botë veç gërryen si një lumë,
Ti bardhësisht je mbret.
Ndaj dorën zgjata si gjithnji
Nën plisin që di veç unë,
Mora cigaren që drodhe ti,
…dhe lotët rrodhën lumë.
Mos qesh, mos shih me qesëndi,
Nga dhimbja që ndjej unë,
Është mall, sa mall, o Perëndi,
Që plas, që çan dhe gurë”, shkruan Bode.

Të tjerë kanë zgjedhur që të kujtojnë momentet e fundit që kanë kaluar më Olldashin.

“Bisedat e mbrëmjeve të vona, me Sokolin, pas zgjedhjeve për kryetarin e Partisë Demokratike në 2013, kishin trishtim, reflektim, projeksione për të ardhmen …
Midis shumë gjërave të mençura të tij, kujtoj si sot: “- Do të vijë një ditë dhe do të shohim…!”Profecia u bë realitet ! I paharruar kujtimi yt, Kol Olldashi!”, shkruan Igli Cara.

“Tetë vite më parë, në këtë orë, në këtë datë pimë kafen bashkë me dy miq të përbashkët. Kush do e mendonte dhe besonte që kjo ishte kafja e fundit me ty. Sokol Olldashi do mbahet mend gjatë mes demokratëve sepse ai ishte një prej nesh. Në të mirë e në të keq, në sakrifica, protesta, Sokoli ishte ndër të parët. Kështu do e kujtojmë gjithnjë”, shkruan Lefter Gështenja.

Olldashi është kujtuar edhe nga demokratë të tjerë me një fjali të thjeshtë, por që në raste të tilla shpreh shumë.

 “I paharruar Sokol Olldashi! Na mungon shume!”, shkruan Luan Baçi.

“I paharruar”, shkruan Ivi Kaso.

“Vitet ikin…… Koha ecën….. Por ti ngelesh mes nesh, në kujtime, në shpirtin dhe zemrat tona Koli! Malli për ty vetëm shtohet…”, shkruan Flamur Noka.

Nga ana tjetër, në mesazhin e saj, Majlinda Bregu, ka publikuar një foto të Olldashit mendueshëm ku shkruan “Ça po mendon aman?…

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Sokol Olldashi, humbi jetën mbrëmjen e 20 nëntorit 2013 në një aksident automobilistik. Olldashi po kthehej nga Elbasani në drejtim të Tiranës me automjetin e tij tip “Mercedez Benz S”, me targë AA 003 NH. Kur i kishin mbetur edhe 22 kilometra për të mbërritur në shtëpi, makina e drejtuar prej tij rrëshqiti dhe përfundoi në humnerë në anën e djathtë të rrugës. Aksidenti tragjik ndodhi pranë Lapidarit të Krrabës në orën 21 e 18 minuta. Ky është orari kur deputeti demokrat Igli Cara i ka telefonuar sallës operative të Policisë së Tiranës, duke i lajmëruar që të shkonin në vendngjarje pasi Olldashi ishte aksidentuar. Sipas ekspertizës së kryer në vendngjarje, makina e ish-deputetit Olldashi ka rrëshqitur për rreth 100-150 metra, duke marrë përpara dy shufra të sinjalistikës rrugore në anën e djathtë të rrugës dhe më pas gomat e krahut të pasagjerit kanë dalë jashtë rruge.

Shqiptarja.com

Next Post
VIDEO/ Dy penallti i japin fitoren Juventusit ndaj Lacios 2-0, bardhezinjtë pranë zonës Champions

VIDEO/ Dy penallti i japin fitoren Juventusit ndaj Lacios 2-0, bardhezinjtë pranë zonës Champions

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Listat e kandidatëve/ Minxhozi: Zgjedhjet janë edhe një lloj ‘vettingu’, s’janë thjesht akt i hedhjes së votës

Provat e Metës për 21 janarin dhe një nerv i zbuluar që s’e përmend askush

December 18, 2025
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Një letër “nga brenda shtëpisë” (dhe çfarë do bëjë SPAK nëse Kuvendi bëhet Gjykatë)

December 18, 2025
I ftohti Siberian në fundvit, ciklon para Krishtlindjes! Meteorologia: Ja ç’do ndodhë në Shqipëri

I ftohti Siberian në fundvit, ciklon para Krishtlindjes! Meteorologia: Ja ç’do ndodhë në Shqipëri

December 18, 2025
Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

December 18, 2025
Ankimimi në GJK për pezullimin e Ballukut/ Rama: S’dua t’i hyj dokrrave për ‘’pse-në’’ e kësaj beteje ligjore! Duhet të jesh krejt i verbuar nga..

A ke menduar të ikësh? Rama përgjigjet troç: Ja kush është misioni im

December 18, 2025
“Sëmundja e djalit”, Edi Rama tregon momentin më të vështirë

“Sëmundja e djalit”, Edi Rama tregon momentin më të vështirë

December 18, 2025
“U bëra burrë i martuar 24 karat”, Rama rrëfehet për Lindën: Më dha atë që më mungonte!

“U bëra burrë i martuar 24 karat”, Rama rrëfehet për Lindën: Më dha atë që më mungonte!

December 18, 2025
Berisha fton Ramën në debat dhe u bën mediave skenarin: Vendosni dy karrige dhe pastaj…

“Mishëron rrezatimin negativ”, Rama për Berishën: Komunisti ultrafanatik u kthye në konservator

December 18, 2025
1640593911_basharama1

Marrëveshja e 17 Majit, Rama zbulon për herë të parë: Bashën e mora në Elbasan! Berisha e bekoi 100%

December 18, 2025
Rama flet për refleksionet e tij në ‘90: Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës, si seancë ekzorcizmi

Rama flet për refleksionet e tij në ‘90: Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës, si seancë ekzorcizmi

December 18, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In