• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sherr VIP-ash: Tayna më mori të dashurin dhe më bllokoi të gjitha koncertet- FOTOT

by Java News
20/06/2020 21:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur reperja shqiptare, Doruntina Shala (Tayna), lançoi këngën e saj të dashurisë “Sicko”, të shkruar nga vetë ajo, rivalja e saj Arta Memedi hodhi dyshime se ky ishte një dedikim personal.

 

Arta e akuzoi Taynën se i kishte marrë të dashurin, Rinor Hykollin, i cili u bë menaxheri i Taynës kur ata ishin në një lidhje. Titulli i këngës mendohet të jetë një pseudonim që ajo i ka vendosur të dashurit të saj.

“Ti je drita jem, kur në jetë gjithka o’ terr”, është një pjesë e tekstit, që të shtyn edhe më shumë të mendosh se për shkrimin e kësaj kënge Tayna është ndikuar nga ndjenjat e saj për partnerin e përfolur. Ndërkohë, pak kohë më parë, në emisionin “Thumb’”, rivalja e saj Arta Memedi tha se partneri i Taynës është ish-i i saj, Rinor Hykolli, dhe se Tayna ia dedikonte atij këngët e dashurisë.

 

 

Arta, e pyetur në intervistën e saj, u shpreh se Rinori e ka tradhtuar atë me Taynën, në kohën kur u bë menaxheri i artistes.

 

“Mendoj se iniciatori mund të jetë edhe Rinori, për shkak se pas ndarjes sonë ka tentuar me u bashku, ka bërë tentativat e veta me mua. Por unë jam larguar sepse nuk mund të vazhdoja, kur njeriu me të cilin unë kam punuar i ka dhënë hapësirë dikujt tjetër. Rinori më ka tradhtuar nga ana profesionale dhe personale me Taynën. Meshkujt, ndodh tradhtojnë, por tradhtia nga ana profesionale më ka prekur më shumë”, u shpreh këngëtarja maqedonase Arta Memedi.

 

 

Kjo nuk ishte hera e parë që Arta, kur është pyetur në intervistat e saj ka thënë se Rinori e ka tradhtuar atë me Taynën, në kohën kur u bë menaxheri i artistes. Dhe “lufta e ftohtë” në distancë që Arta i ka shpallur Taynës nuk mbeti me kaq.

Arta Memedi ka shpërthyer sërish kundër këngëtares këtë javë. E ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites”, ajo ka vijuar më tej me sulmet, duke e quajtur këngëtaren “thjesht një kukull”, një koment ky pas këngës “Shote Galica”, e konsideruar si diss për Taynën.

 

 

“Thonë që kur Titaniku është fundosur, është harruar. Ndodhin këto gjëra në karrierë. Nuk ka qenë një përleshje me të, por më shumë një problem ndërmjet nesh, që ka ndodhur me menaxherin e saj. Ajo më është dukur si një kukull, që e kanë nxjerrë në teatër dhe e kanë bërë farë, e kanë urdhëruar ata, nuk e marr shumë personalisht. Kënga ‘Shote Galica’ është një këngë si kundërpërgjigje, për shkak se kam qenë shumë e bllokume me koncerte, pasi kemi pasur edhe probleme personale dhe është përfshirë me punën e biznesit. Nëse dikush ta merr bukën e gojës, normale që ti reagon dhe reagimi im ka qenë në atë aspekt”, u shpreh Arta Memedi.

 

Për sa u përket marrëdhënieve me ish-të dashurin, Rinorin, tashmë menaxheri i këngëtares Tayna, Arta Memedi u përgjigj duke qeshur: “Mirë jemi, ashtu”. Këngëtarja njoftoi gjithashtu për fansat e saj se së shpejti do të vijë me një këngë të re, me titullin “Problem”. Kujtojmë që Tayna është reperja 23- vjeçare nga Prizreni, e cila e arriti famën në mënyrë shumë të shpejtë, me një këngë të vetme.

 

 

Kujtojmë që ajo kishte bërë disa këngë vite më parë, por në morinë e gjithë atyre këngëtarëve aq të suksesshëm të Kosovës, asnjë nuk kishte arritur ta spikaste talentin e Taynës, me emrin e vërtetë Doruntina Shala, dhe me origjinë nga Prizreni. Nuk kishte as ndonjë pamje që të të linte përshtypje, gjithçka brenda së zakonshmes. Por u desh kënga “Columbiana” dhe me siguri një menaxher i zoti për t’i treguar rrugën e suksesit dhe Tayna u bë kështu menjëherë e famshme.

Që atëherë ka kaluar shumë pak kohë dhe ajo është sot super e kërkuar në koncerte, ndërkohë që çdo këngë që pulbikon, bëhet hit. Ka pasur disa kunja dhe ironi nga ndonjë koleg i saj, duke theksuar faktin se fama që vjen shpejt, ikën po aq shpejt, por ajo s’ka replikuar.

 

 

Vitin e kaluar, Tayna & Dafina Zeqiri publikuan videoklipin “By Bye” e më pas “Sicko”.

Ndërsa këtë fillimvit, Tayna me Mozzik publikuan videoklipin “Edhe ti”. Ndërsa Arta Memedi, e rritur me pianon, ka hyrë në muzikë që në moshën 12- vjeçare. Në vitin 2013, Arta ishte pjesëmarrëse në edicionin e 3-të të “The Voice Of Albania”. Ajo ka publikuar disa këngë, por u komentua më shumë vjeshtën e kaluar për klipin “Shote Galica”, një diss i hapur për rivalen e saj në dashuri dhe profesion, Taynën.

Next Post
COVID-19/ Brazili mbi 1 mijë të vdekur 24 orë, Meksika dhe India disa qindra

COVID-19/ Brazili mbi 1 mijë të vdekur 24 orë, Meksika dhe India disa qindra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Cisterna e naftës përfshihet nga flakët në Ngushticën e Hormuzit pas goditjes nga një minë detare

Cisterna e naftës përfshihet nga flakët në Ngushticën e Hormuzit pas goditjes nga një minë detare

October 27, 2026
Sulmi kibernetik synon llogaritë e email-it të ligjvënësve italianë, përfshirë atë të Melonit

Sulmi kibernetik synon llogaritë e email-it të ligjvënësve italianë, përfshirë atë të Melonit

October 27, 2026
Spanja deporton azilkërkuesit afrikanë dhe aziatikë në Marok

Spanja deporton azilkërkuesit afrikanë dhe aziatikë në Marok

October 27, 2026
Netanyahu: Do të tregoj të vërtetën mbi veprimet e Izraelit në Kombet e Bashkuara -

Zgjedhje vendimtare në Izrael, Netanyahu në provë, pjesëmarrje rekord: Qeverisë i ka ardhur fundi

October 27, 2026
Marrëveshja me SHBA-në, Rusia: Nesër do të niset cisterna e katërt me naftë

Marrëveshja me SHBA-në, Rusia: Nesër do të niset cisterna e katërt me naftë

October 27, 2026
Veliaj i rrethuar me heshtje pas një propozimi dinjitoz për reformën territoriale

Veliaj jep lajmin për 1500 familje në Tiranë: Kredi të buta për shtëpi të reja, lista për miratim më 29 tetor

October 27, 2026
Karakaçi: Zgjatet edhe me 5 vite marrëveshja për njohjen e lejeve të drejtimit Shqipëri-Itali

Karakaçi: Zgjatet edhe me 5 vite marrëveshja për njohjen e lejeve të drejtimit Shqipëri-Itali

October 27, 2026
Merz: Rusia dhe SHBA-të nuk mund ta zgjidhin luftën në Ukrainë pa bashkëpunimin me Kievin dhe Evropën

Merz: Rusia dhe SHBA-të nuk mund ta zgjidhin luftën në Ukrainë pa bashkëpunimin me Kievin dhe Evropën

October 27, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

“Maskat” kërkojnë destabilizim, protestat drejt shuarjes/ Leka: Berisha ka bërë autogol, opozita nuk e dënoi dhunën

October 27, 2026
Trump ofron shpërblim 1 milion dollarë për ata që raportojnë mashtrime me votat

Trump ofron shpërblim 1 milion dollarë për ata që raportojnë mashtrime me votat

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In