• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sherr tek “Inceneratorët”, deputeti i PS: Po bullizon kolegët, s’të shkon për shtat se je dhe nënë. Tabaku: Patetike

by Java News
16/02/2022 16:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë raportimit të kreut të Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja për inceneratorin e Elbasanit, ka pasur përplasje mes deputetëve të opozitës dhe të maxhorancës. Përplasja ka qenë mes deputetit të PS Besjan Ajazi dhe kryetares së komisionit Jorida Tabaku.

Debati në komision

Boçi: Sa të ardhura fiton nga inceneratori?

Llatja: Impianti i prodhimit të energjisë ka një problematikë për çmimin ka 2 kategori çmimesh, i pari pritet një vendim gjykate për caktimin e vendimit final. ERE ka vendosur një çmim dhe ka kërkuar një çmim tjetër. Është çmim  variabël që s’di të ta them se përcaktohet nga çmimi i energjisë. Ne do  të fillojmë kontaktet me zyrtarë dhe me OSHEE për të pasur mundësi.

Boçi: Në 2017 në momentin e inagurimit të inceneratorit krahas centralit Rama tha se në sajë të prodhimit të fuqisë avullore do ndërtohen pranë inceneratorit sera 200 hektarë nga bashkia madje do jepen me koncension. A keni ju një projekt të tillë? Rama besoj e ka shpikur nga mendja?

Llatja: Fusha e Elbasanit është aseti më i madh bujqësor që kemi në Elbasan. Çdo vit është rritur prodhimi. Momentalisht me ça kam parë të pjesa e studimit të vizibilitetit është një shifër që flitet 12 metër ton kub avull në orë që mund të shërbejë për sistemin e vendosjes së impianteve të  serave pëër ngrohjen e tyre sidomos gjatë dimirit. Kur ta marrim do shohim të gjitha mundësitë ekonomike për ti ardhur në ndihmë pasi ajo është një ndërmarrje shtetërore dhe në thelb është mirqeverisja e saj. Nëse është në dobi të qytetarëve të Elbasanit dhe teknikisht e mundur do bëhet. Në thelb është mirëqeverisja dhe do shihet nëse është në dobi të banorëve të Elbasanit patjetër që do bëhet.

Boçi: Rama ka thënë se është teknikisht e mundur madje ka deklaruar se ka projekt nga bashkia 200 hektarë. Ai mohon atë që ka thënë Rama. Impianti i avullimit të serave që të ndërtohej ishte detyrim. Unë po them ekziston projekti apo jo, ai po thotë që nuk ekziston. Mos ndërhyni… unë kam kaq vite që merrem me këtë çështje.

Besjan Ajazi: E kemi ftuar Llatjan si kryetar bashkie apo në cilësinë e ekspertit të kontratave koncensionare apo si ekspert mjedisi. Brenda fushës së kompetencave e cakton ligji. Një kryetar bashkie nuk është as ekspert kontratash as ekspert mjedisor. Kini respekt minimumi i respektit është ta dëgjoni tjetrin. Mirë vetëm ne paragjykojmë dhe vetëm ne bëjmë të këqija. E para çështja është që ne duhet të jemi korrekt me atë që na cakton ligji. Nuk mund të jeni abuziv filluam me abuzim dhe do mbarojë në abuzim. Të gjithë dashamirësinë e keni për ta vazhduar këtë komision por s’mund të jemi abuzivë marrim mikrofonin e nuk dimë çfarë themi. U tha nga Zoti Boçi… Kjo është procedurë sepse jemi kundër rregullores dhe ligjeve që përcaktojnë mbarëvajtjen e këtij komisioni.

Jorida Tabaku: Ju kemi duruar nga ora 10, e mbajtët peng Komisionin. S’e mban dot më peng komisionin…

Besjan Ajazi: Ruaj qetësinë.

Jorida Tabaku: Jam shumë e qetë

Besjan Ajazi: Të lutem ta mbaroj pak… Se edhe pyetjet s’janë pafund.

Tabaku: Suflerin s’e bën dot

Ajazi: Unë ju bëra thirrje si nënë dhe si grua, menaxhojeni mirë këtë situatë sepse nuk ju shkon. Me ne mund të bëni çtë doni por nuk ju shkon të bullizoni kolegët tuaj të partisë.

Tabaku: Çlidhje ka si nënë kjo? Patetike!

Ajazi: Mos bullizoni kolegët tuaj, se po bëni përkthyesin për pyetjet e kolegëve

Tabaku: Nuk më komplekson as mua as Boçin fare me këtë. Më vjen mirë që ngritëm humorin pak. Zoti Boçi nuk dua t’ju bullizoj me të vazhdojë Dhima. (Ironi)/m.j

Next Post
VIDEO / Policia gjermane i dhuron RENEA-s dy automjete speciale, uniforma dhe pajisje

VIDEO / Policia gjermane i dhuron RENEA-s dy automjete speciale, uniforma dhe pajisje

Comments 1

  1. leka says:
    4 years ago

    Tabaku eshte deputete apo prikurore .PS i ka dhene aq fuqi sa nuk i takojne nje kryetare te komisionit hetimor te kyvendit .Pushteti legjislativ nuk me nd te mbuloj ate te drejtesise !

    Reply

Leave a Reply to leka Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lirohet drejtori i Burgut të Rrogozhinës, hetimet nuk gjetën lidhje mes tij dhe magazinave të kanabisit

Lirohet drejtori i Burgut të Rrogozhinës, hetimet nuk gjetën lidhje mes tij dhe magazinave të kanabisit

March 20, 2026
Mediu i jep ‘leksione’ NATO-s në Uashington: Duhet të forcoheni më shumë! Shtoni edhe investimet për mbrojtjen

Mediu i jep ‘leksione’ NATO-s në Uashington: Duhet të forcoheni më shumë! Shtoni edhe investimet për mbrojtjen

March 20, 2026
Një tjetër shqiptar sulmohet me thikë në burgjet greke. Sapo ishte transferuar nga…

DETAJE / Vdes në paraburgim 41-vjeçari në Tiranë

March 20, 2026
Ekonomia amerikane në pikëpyetje, ç’po ndodh mes Trump dhe Powell?

Ekonomia amerikane në pikëpyetje, ç’po ndodh mes Trump dhe Powell?

March 20, 2026
Njohja e Palestinës, reagon ashpër Netanyahu: Rrezik për ekzistencën e Izraelit

Netanyahu përcakton tre objektiva: Lufta do të përfundojë shumë më shpejt sesa mendojnë njerëzit!

March 20, 2026
Konfindustria reagon për çmimin e naftës: Kuvendi të ndërpresë pushimet, të zhbëhet Bordi

Nafta 214 lekë, Qeveria rikthen Bordin e Transparencës, akciza ulet me 20%

March 20, 2026
“Detyrim paraqitje” për 7 të miturit e arrestuar gjatë protestës, Noka para gjykatës: Psikologu ishte polic, iu ushtrua presion për t’i akuzuar si grup kriminal

“A do rikandidoni për Sekretar të Përgjithshëm?, Noka: Unë jam punëtor partie, kam një mision

March 20, 2026
SHBA-të godasin hakerat iranianë, mes tyre “Homeland Justice” që sulmoi Shqipërinë

SHBA-të godasin hakerat iranianë, mes tyre “Homeland Justice” që sulmoi Shqipërinë

March 20, 2026
Tentohet grabitja e argjendarisë në Pogradec, pronari: Kjo është hera e tretë!

Tentohet grabitja e argjendarisë në Pogradec, pronari: Kjo është hera e tretë!

March 20, 2026
Çifti Berisha uron besimtarët myslimanë dhe gjithë shqiptarët: Gëzuar Fitër Bajramin!

Çifti Berisha uron besimtarët myslimanë dhe gjithë shqiptarët: Gëzuar Fitër Bajramin!

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In