Një sherr për pronën, ka bërë që një i ri të mbajë peng personin me të cilin kishte konflikt.
I dyshuari për ngjarjen është F.K., 29 vjeç, banues në Durrës.
I riu akuzohet se në lagjen nr.13, për motive pronësie, ka mbajtur rreth një orë, në mjet, pa dëshirën e tij shtetasin D.Xh., 34 vjeç, banues në Lezhë.
I dyshuari pas ngjarjes së djeshme, u ndalua nga efektivët e policisë Plazh, Durrës, i akuzuar për për veprën penale “Heqje e paligjshme e lirisë”.
g.kosovari