Një sherr i castit mund te kishte rezultuar ne masaker ne kryeqytet.
Një 39 vjeçar është arrestuar ditën e sotme pasi kanosi tre persona duke qëlluar me armë zjarri në Tiranë, njofton policia
Njoftimi i policisë
Arrestohet një 39-vjeçar për veprat penale “Kanosje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.
Sekuestrohet një armë zjarri “pistoletë”. Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.3, arrestuan në flagrancë shtetasin:B. B., 39 vjeç.
Sipas policisë 39-vjeçari në rrugën “Zydi Herri”, pas një konflikti ka kanosur tre shtetas duke qëlluar në ajër me armë zjarri “pistoletë”, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
a.cupaj