• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Largohet Kotzias: Deshën të më varrosnin thellë, por harruan se unë jam fara

by Java News
17/10/2018 14:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
(E përditësuar) – Pak orë pas dorëheqjes si ministër i Punëve të Jashtme, Nikos Kotzias ka reaguar në rrjetet sociale.

Përmes një postimi në Twitter, kreu i diplomacisë greke shkruan:

“Vjen momenti, thotë poeti, të vendosësh me cilët do shkosh dhe kë do lësh (pas).

KM dhe disa Ministra bënë zgjedhjen e tyre në mbledhjen e Këshillit të Ministrave mbrëmë në darkë; më pas bëra edhe unë zgjedhjen time.

Por është mirë të mos harrojnë këtë varg: Deshën të më varrosnin thellë, harruan se unë jam fara”.
Ndërkohë, Alexis Tsiprat ka marrë drejtimin e diplomacisë paralelisht me detyrën si Kryeministër.

***

Ministri i jashtëm, Nikos Kotzias ka dhënë dorëheqjen nga posti të mërkurën pasdite (17 tetor)

Lajmi është konfirmuar nga zyra e shtypit e kryeministrit grek, me një njoftim të shkurtër për shtyp, ku thuhet: “Kryeministri Aleksis Tsipras pranoi dorëheqjen e ministrit të jashtëm, Nikos Kotzias. E falënderojmë nxehtësisht për kontributin e tij në qeveri dhe ndaj vendit 3,5 vitet e fundit.”

Postin e ministrit të Jashtëm e merr kryeministri, me qëllim që të kontribuojë me të gjitha forcat në përfundimin e suksesshëm të Marrëveshjes së prespës”.

Burimet e së përditshmes greke “Kathimerini” flasin për një përplasje mes Kotzias dhe ministrit të Mbrojtjes Panos Kamenos që ka ndodhur ditën e djeshme në mbledhjen e qeverisë.

Sipas kolegëve të ministrit të Jashtëm që kanë folur në kushte anonimati për “Kathimerini”,

“Kotzias ka qenë tmerrësisht i prekur nga sulmet e Panos Kamenos që e cilëson njeri të Soros, për akuzat e keqmenaxhimit të fondeve të Ministrisë së Jashtme dhe për sulme të tjera me karakter të ngjashëm”.

Në mbledhjen e djeshme të kabinetit qeveritar të Greqisë, ministri Kotzias i kërkoi Kryeministrit Tsipras që të mbikëqyrë fondet sekrete të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Ministrive të tjera. Sipas “Kathimerini”, Kotzias kërkoi nga Tsipras gjithashtu që të zbatojë të njëjtin ligj për të gjitha Ministritë që kanë në buxhetin e tyre një “fond sekret”, ligj që aktualisht aplikohet vetëm për Ministrinë e Jashtme.

Një nga Ministritë që kanë “fonde sekrete” është Departamenti i Mbrojtjes. Në propozimin që Kotzias bëri dje në mbledhjen e qeverisë, pati fyerje joetike mes ministrave Kamenos-Kotzias

Debati i djeshëm ndodhi në gjatë mbledhjes së këshillit ministror të Greqisë, pasi Kotzias deklaroi se Kamenos ‘fut hundët në politikën e jashtme’. Ndërkohë, ministri Kamenos ishte shprehur se marrëveshja e Prespës, duhej pas zgjedhjeve.

Gjatë mbledhjes, Kotzias kërkoi që Kammenos të japë shpjegime për deklaratat që kishte bërë gjatë vizitës në Uashington, mbi nënshkrimin e marrëveshjeve dypalëshe në Ballkan, gjë që do të linte për më vonë çështjen e emrit të Maqedonisë.

Për shkak të përplasjeve që ndodhën në mbledhjen e kabinetit qeveritar, ministri Kotzias dha sot përfundimisht dorëheqjen, dhe sipas mediave të Athinës, ai është i zhgënjyer nga Kryeministri Alexis Tsipras që nuk e mbrojti nga sulmet e ministrit Kamenos. Ky i fundit është kreu i partisë aleate në koalicionin qeverisës.

Kotzias ishte ministri që bëri negociata intensive me Shqipërinë për ndarjen e detit, heqjen e ligjit të luftës dhe disa çështjeve të tjera delikate mes dy vendeve

a.c

Next Post
‘Babalja’/ Florenc Hoxha e pranon regjistrimin e Alizotit: Ja pse e bëra

‘Babalja’/ Florenc Hoxha e pranon regjistrimin e Alizotit: Ja pse e bëra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtori i Policisë nis nga puna/ Takim me shefat e komisariateve, porositë që la

Drejtori i Policisë nis nga puna/ Takim me shefat e komisariateve, porositë që la

April 7, 2026
Nga Denaj e Xhafaj, te Klosi e Gjiknuri / Zbulohet kujt ia ka besuar Rama drejtimin e komisioneve parlamentare

“Punët e Shqipërisë”, Rama mbledh grupin parlamentar, udhëzime për ligjet dhe turin në rrethe

April 7, 2026
Popullsia në Greqi drejt plakjes, Mitsotakis njofton paketën e re prej 1,6 milionë eurosh

Skandali me subvencionet bujqësore në Greqi, Mitsotakis vihet me ‘shpatulla pas murit’

April 7, 2026
Express: Mes rritjes së kostove të udhëtimit, Shqipëria cilësohet si alternativë më e mirë se ‘Maldivet’

Express: Mes rritjes së kostove të udhëtimit, Shqipëria cilësohet si alternativë më e mirë se ‘Maldivet’

April 7, 2026
Rritet numri i aeroporteve italiane me mungesë karburanti, shqetësim për udhëtimet verore

Rritet numri i aeroporteve italiane me mungesë karburanti, shqetësim për udhëtimet verore

April 7, 2026
Kosto e lartë e SHBA-ve nga lufta në Iran: Pajisje ushtarake të shkatërruara e miliarda shpenzime

Kosto e lartë e SHBA-ve nga lufta në Iran: Pajisje ushtarake të shkatërruara e miliarda shpenzime

April 7, 2026
Ushtria izraelite paralajmëron qytetarët në Iran: Shmangni përdorimin e trenave deri në orën 21:00

Ushtria izraelite paralajmëron qytetarët në Iran: Shmangni përdorimin e trenave deri në orën 21:00

April 7, 2026
Nuk ndalen sherret me thika pranë shkollave – 13 vjeçari godet me mjet prerës të miturin në Sarandë

Përndjekje dhe plagosje, një në pranga dhe një në kërkim në Sarandë

April 7, 2026
Ngushtica e Hormuzit: OKB voton sot rezolutën e ndërmjetme për mbrojtjen e anijeve

Ngushtica e Hormuzit: OKB voton sot rezolutën e ndërmjetme për mbrojtjen e anijeve

April 7, 2026
Turizmi/ Më shumë vizitorë nga Kosova e Italia, Gjermania e Franca në rënie

Turizmi/ Më shumë vizitorë nga Kosova e Italia, Gjermania e Franca në rënie

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In