Dy adoleshentë janë plagosur me mjete prerëse nga bashkëmoshatarët e tyre, pas një sherri që ka ndodhur ditën e djeshme në një gjimnaz të Tiranës.
Ngjarja ka ndodhur në një shkollë në rrugën “Zenel Boçi”, ndërsa të plagosurit janë R.B dhe J.S, të dy 17 vjeç. Pas mjekimit në spital të plagosurit janë larguar për në banesë.
Burime nga policia bëjnë me dije për “BalkanWeb” se të autorët e dyshuar janë E.H, G.K dhe V.GJ, vjeç 16, 17 dhe 18, banues në Tiranë, ndaj të cilëve u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. /b.d