Një 28-vjeçar mbeti i plagosur me thikë pas një konflikti me një bashkëmoshatar.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Podgorie.
“Shtetasi M.B, rreth 28 vjeç, si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta, dyshohet se është goditur me mjet të mprehtë (thikë) nga shtetasi Ë.B, 28 vjeç”.
Shtetasi M.B ndodhet në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.
Policia është vënë në ndjekje të autorit të dyshuar dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
a.ç