• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sherr në komisionin ‘Tahiri’, Paloka: Felaj uzurpoi postin! Deputetja: Rri pa merak!

by Java News
02/05/2018 13:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nis me debate të ashpra Komisioni Hetimor për çështjen ‘Tahiri’, debati është zhvilluar mes kryetarit Paloka dhe nënkryetares Felaj. Edi Paloka i është drejtuar nënkryetares Ermonela Felaj duke i thënë që ju keni uzurpuar vendin tim. Sipas anëtarit të PD Noka ka thënë që mazhoranca kërkon të nëpërkëmbë Komisionin.

Mbledhja e sotme e Komisionit Hetimor Parlamentar “Tahiri” përballi palët pas debatit të krijuar me 4 prill, ku mazhoranca mblodhi Komisionin e vetme teksa deputetët e opozitës ishin në sallën e gjyqit ku mbahej seanca për protestuesit e Rrugës së Kombit.

“Unë e kalova, megjithatë meqe e hapët ajo e ashtëquajtuara mbledhje që ju bëtë përveçse është krejtësisht nul, është dhe në shkelje të plotë të ligjit. Ju zonja Felaj në atë mbledhje keni ozurpuar postin e kryetarit që nuk ju takon me ligj. Për mbarëvajtjen e komisionit unë e lashë vetëm me një denoncim publik sepse mund t’ju akuzoja për uzurpim të postit sipas ligjit ju e dini shumë mirë se nënkryetari i komisionit vetëm me autorizim të kryetarit mund të marrë detyrat e kryetarit. E keni të qartë, të shkruar shumë mirë në ligj.

Ju atë ditë keni uzurpuar postin tim. Nuk do ta toleroj më.Komisionin e drejtoj unë me të gjitha kompetencat që më jep ligji dhe kushtetuta, absolutisht nuk keni pasur të drejtë të mblidhni komisionin. Unë e kuptoj pse e bëtë, ishte vendimi për tu marrë në gjykatë për kuksianët që u ngritën në protestë, ju dhanë urdhër për të bërë zhurmë. Por nuk mund të trajtohet as ligji dhe as Kushtetuta në këtë mënyrë, sa herë ti duhet Edi Ramës për të krijuar situata që në fakt ju vënë jnu në vështirësi, se ai është në terezi”, tha Edi Paloka, kryetari i Komisionit Hetimor i Çështjes ‘Tahiri’

Felaj, nënkryetarja e komisionit Tahiri, kërkoi që pika e parë të kalojë pikë e katërt. Pika e parë është miratimi i listës së ekspertëve të jashtëm te cilët do të aistojnë në Komisionin Hetimor.

Kanë vazhduar replikat mes Palokës dhe Felajt, duke theksuar që pika kryesore si rend i ditës vendoset nga kryetari dhe jo nga nënkryetarja.

“Duke filluar nga Kryeministria, Ministria e Drejtësisë, pergjigjet në forma të ndryshme dhe absurde. Gjysma apo më shumë se anëtarë të Komisionit janë të pajisur me certifikata sigurie, por mesa duket Edi Rama paska pritur që të pajisesha edhe unë që të dërgonte dokumentat. Xhafaj na pyet nese e kemi miratuar ligjin, ai kërkonte shtyrje afati, të planifikoj plani i hetimit.

Ministria e Mbrojtjes kërkon shtyrje afati pasi dokumentat kërkojnë një afat më të gjatë pasi duhet punë e gjatë dhe voluminoze. Asnjë institucion që është nën pushtetin Edi Ramës nuk ka sjellë asnjë informacion edhe pse afati i shumë prej tyre ka kaluar”, deklaroi Paloka.

“Mungesë serioziteti, pasi nuk mundemi të analizojmë punën e një institucioni. Ju sjell në vëmëndje faktin që në bazë të rregullave mënyra se si merren informacionet janë të parashikuara qartë, dhe nuk duhen paragjykuar se si i japin informacionet pasi kanë rregullat e tyre. Do tju lutesha të mos akuzoni për mënyrën e veprimit të secilit prej institucioneve”, u shpreh Klotilda Ferhati, anëtare e PS ne Komisionin Hetimor te Çështjes ‘Tahiri’

“Kërkohet shtyrje kohe e pakuptimtë, përgjigjet janë qesharake dhe aspak profesionale. Të gjitha palët e mbështetën këtë proces që të gjithë shqiptarët të kënë transparencë. Ministria e Brendshme kërkon kohë, e kemi pasur zëvendësministrin i kemi ofruar ndihmë shtesë, por tha që nuk kemi nevojë. Do ta bëjnë komisionin qesharak, dhe të mos dalë transparenca, që të mos dalin të palarat”, deklaroi Endrit Brahimllari, anëtar i Komisionit Hetimor i Çështjes “Tahiri” i LSI.

 

Next Post
TIRANE/ Nis së shpejti segmenti i unazës së re në kryeqytet, ja projekti te ‘Sheshi Shqiponja’

TIRANE/ Nis së shpejti segmenti i unazës së re në kryeqytet, ja projekti te 'Sheshi Shqiponja'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministri Hoxha pas takimit në Bruksel: Çdo ditë e më afër BE-së, ndryshimi po vjen

Ministri Hoxha pas takimit në Bruksel: Çdo ditë e më afër BE-së, ndryshimi po vjen

May 27, 2026
55 vite burg për grupin e Shullazit, Gjykata e Lartë vulos dënimin

55 vite burg për grupin e Shullazit, Gjykata e Lartë vulos dënimin

May 27, 2026
82%-94% përkrahin politika social-ekonomike të majta, por vetëm 41% e konsiderojnë veten të majtë

82%-94% përkrahin politika social-ekonomike të majta, por vetëm 41% e konsiderojnë veten të majtë

May 27, 2026
TTW: Shqipëria drejt rekordit turistik dhe transformimit digjital

TTW: Shqipëria drejt rekordit turistik dhe transformimit digjital

May 27, 2026
“Shqipëria çdo ditë e më shumë europiane”, Rama ndan video-kartolinën nga Brukseli

“Shqipëria çdo ditë e më shumë europiane”, Rama ndan video-kartolinën nga Brukseli

May 27, 2026
Irani i frikësuar nga përsëritja e skenarit të vitit 2023, kërkon garanci për fondet e ngrira

Irani i frikësuar nga përsëritja e skenarit të vitit 2023, kërkon garanci për fondet e ngrira

May 27, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Astrologu Jorgo Pulla zbulon parashikimin e 12 shenjave: Ndryshime të mëdha në dashuri, punë dhe ekonomi

May 27, 2026
A do t’i rrëzojë Kushtetuesja zgjedhjet në Tiranë? Begaj: Do ta mbroj vendimin tim, konflikt për…

Kurban Bajrami, Presidenti Begaj uron nga Meka besimtarët myslimanë

May 27, 2026
Profilet! Kush janë 4 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Banka e Shqipërisë rekord prej 123 milionë eurosh nga rritja e çmimit të arit në 2025

May 27, 2026
Trump do presë liderët, Izraeli qëllon në armëpushim, 13 të vrarë në Liban

Izraeli bën masakër në jug të Libanit, mbi 30 të vrarë! Marrëveshja SHBA-Iran në “agoni”

May 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In