Në emigrant shqiptar në Francë është goditur disa herë me thikë në qytetin Montpellier.
Mediat lokale raportojnë se shqiptari 16-vjeçar është qëlluar gjashtë herë me thikë dhe ndodhet në spital. Pas hetimeve, policia ka mundur të arrestojë disa orë më vonë autorin e krimit. Ai është gjithashtu një emigrant shqiptar 16-vjeçar. Klan shkruan se identiteti i tyre nuk është bërë me dije. Shkaqet e sherrit mes tyre nuk janë të qarta.
Në Montpellier ndodhet një numër i konsiderueshëm i emigrantëve shqiptarë. Disa muaj më parë, një grup shqiptarësh u përfshinë në një sherr, duke qëlluar me thikë një ushtar francez. /a.m.