• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sherr mes grave të PS-LSI/Caka: Jo rilindasit i futni në ‘listën e zezë’, Felaj: Gënjeshtrat tuaja skaduan më 25 qershor

by Java News
21/07/2017 17:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 Sërish përplasje mes PS-së dhe LSI-së. Kësaj here në fokus të debatit në distancë kanë qenë dy politikane, Silva Caka e LSI-së dhe Ermonela Felaj e PS. Gjithçka ka nisur pas një statusi që Caka kishte bërë, ku i tërhiqte vëmendje ish-ministrit Blend Klosi për bashkinë e Kuçovës dhe vëmendjen që i kushtohet për investime këtij qyteti.

Caka pohoi se ato bashki që drejtohen nga PS zbatojnë parimin “merr nga një xhep e fut në tjetrin”. Kaq ka mjaftuar që të reagojë Ermonela Felaj, e cila siguroi votat për mandatin e saj të deputetes në qarkun e Beratit. Me anë të një statusi në faqen e saj të ‘Facebook’-ut Felaj thekson se rezultat i zgjedhjeve të 25 qershorit ishte mësimi më i mirë se pse shqiptarët votuan PS-në.

Nga ana tjetër Felaj me ironi i përgjigjet Cakës se edhe ‘gënjeshtra ka një datë skadence dhe në këtë rast 25 qershori ishte data e skandencës së plot gënjeshtrave te tilla të ngjashme’.

STATUSI I SILVA CAKËS
Një tërheqje vëmendje për Blendi Klosin.
Dje, gjatë një takimi, Z. Klosi bazuar në një shqetësim të drejtë, të ngritur nga një volejbolliste e ekipit të qytetit të Kuçovës, është shprehur se “do të organizojnë një lojë proteste në rrugë, ku ai do të jetë pjesë e kësaj loje protestë, me qëllim ‘tërheqjen e vëmendjes’ dhe rritjen e ndërgjegjësimit, se terrenet sportive për të rinjtë nuk janë kërkesa luksi”.
Parimisht, unë jam shumë dakord me Z. Klosi dhe njësoj si ai mendoj që terrenet sportive për të rinjtë jo vetëm që nuk janë kërkesa luksi, madje në qytete të tilla, ku mundësitë e të rinjve për argëtim dhe zhvillim potencialesh janë minimale, duhet një ndërhyrje urgjente nga çdo instancë shtetërore, vendore apo qendrore, për të ndërtuar këto ambjente.
Ndërtimi dhe mirëmbajtja e këtyre terreneve janë kompetencë e bashkive dhe bashkia e Kuçovës deri përpara zgjedhjeve që lamë pas, nuk ka ndërtuar asnjë terren të ri sportiv.
Me të drejtë shumëkush do të pyesë pse?
Të bëj me dije Z. Klosi (edhe pse e di që ti e di), se Bashkia e Kuçovës është një nga bashkitë më të diskriminuara përsa i përket investimeve. Arsyen besoj e dini më mirë se unë!
Çdo vit buxhetor, që prej vitit 2015, në ndarjen e fondeve të tepsisë vendore, deputetët aktualë të këtij qarku, por edhe ju që kishit në plan të kandidonit në këtë qark, u kujdesët maksimalisht që shumica e fondeve t’i shkonte bashkive “tuaja”. Bashkia e Kuçovës ishte e “atyre të LSI-së” dhe sigurisht, në gjykimin tuaj nuk meritonte të merrte fonde.
Ju kujtoj, që nga shtatori i vitit 2015 e deri në fundin e vitit 2016, Bashkia e Kuçovës ka dorëzuar 37 projekte për të përfituar investime, në kuadër të të ashtuquajturës “Rilindje Urbane” dhe nga qeveria ka marrë 0 (zero) Lek për investime. Kjo 0 (zero) ka qënë po aq e madhe sa ajo që morrët në Trieste!
Bashkia e Kuçovës, ka investuar për ruajtjen e traditës së mirë sportive të këtij qyteti, por ka investuar nga fondet e veta, rreth 10.000.000 Lek. Këto fonde siguruan:
– ngjitjen në Kategorinë e Parë të Ekipit të Futbollit “Naftëtari”;
– shpalljen Kampion Kombëtar të Ekipit të Shahut “Naftëtari; si dhe
– mirëmbajtjen e 2 terreneve sportive në Kuçovë dhe 1 terreni sportiv në njësinë administrative të Kozares.
Shumë më shumë duhet të kishin bërë… nëse deputetët tuaj nuk do t’ia mohonin fondet!
Të vetmet fonde që ka marrë kjo bashki, kanë patur si destinacion investimet minimale dhe jetësore për banorët, pa të cilat vështirë se do të mbijetonte ky qytet. Nuk janë investime as pagat e punonjësve të bashkisë, as rikonstruksionet minimale të rrugëve rurale e as rikonstruksionet e kopshteve, çerdheve, shkollave apo fondet për zjarrfikëset.
Investime janë ato 8 milionë € që çuat në Urë Vajgurore, meqë ishte bashkia “juaj” dhe meqë drejtuesja e bashkisë ishte “shoqja” juaj. Për këto duhet të interesohesh Z. Klosi, ku kanë shkuar gjithë këto para, të cilat janë shumë për një bashki si ajo e Urës Vajgurore, që nuk krahasohet as për nga popullsia, as për nga resurset e as për nga nevojat për investime, me bashkinë e Kuçovës.
Të vetme fonde që përfitoi Bashkia e Kuçovës me destinacion sportin janë 22.000.000 Lek, që qeveria e lëshoi dorën pak javë përpara zgjedhjeve, me qëllim justifikimin tek banorët, që kishit bërë “diçka” për sportin.
Megjithatë, sjellja e këtyre fondeve, u pasua me presion dhe mbyllje të disa bizneseve nga ekipi juaj elektoral në këtë bashki, pasi mesa duket ju pëlqen të zbatoni parimin “merr nga një xhep e fut në tjetrin”. Bëni sikur investoni për sportin dhe nga ana tjetër shkatërroni biznese. Mundem edhe të t’i përmend se cilat biznese keni mbyllur, por kam frikë se do të hakmerreni përsëri ndaj tyre, duke i futur bizneset e administratorët e tyre në të famshmet “lista të zeza”, me qëllim që t’i kërcënoni, t’u vendosni gjoba e t’i rripni, siç e keni zakon të bëni me të gjithë ata që nuk janë rilindas.
Prandaj, miqësisht të sugjeroj, që përpara se të artikulosh fjalën protestë në një bashki si ajo e Kuçovës, të jesh siguruar mirë që ke bërë perpjekjet minimale për të përmirësuar situatën për të cilën proteston.
Me të mira e me të lehta, se vështirë do t’a keni me këto bashkitë që doni të rimerrni 😉

STATUSI I ERMONELA FELAJT
REAGIM… E dashur Silva! Ne Kucove dhe ne cdo qytet te Shqiperise, na duhet ende te bejme punet e pabera te 27 viteve, por kjo nuk na pengoi qe ne vetem 44 muaj Kucova sikunder cdo bashki tjeter, Corovoda po ashtu, te ndieje transformimet e pamohueshme te Rilindjes Urbane, duke marre vetem prej Fondit te Zhvillimit te Rajoneve ; ~1,5 miliarde leke per rrugen e hyrjes. Po kaq per aksin kryesor te lagjes “1 maj”. 1,44 miliarde leke te tjera vetem kete 6 mujor per rikualifikimin urban te lagjes “11 Janari” ose Kucoves se vjeter e ku punimet kane tre jave qe kane filluar. Pra jane gati 5 miliarde leke vetem per unazen e Kucoves ne vetem 44 muaj, aq sa nuk jane marre ne 27 vite bashke! Po nga Fondi i Rajoneve eshte dhe fondi prej 250 milione lekesh te vjetra per shnderrimin ne fond strehimi te ish godines se remontit te mjeteve te renda te Albpetrol . Ne vijim eshte dhe fondi prej 22 milione leke te reja per sistemim te terreneve sportive te shkollave ” Gaq Karakashi” dhe “28 Nentori”. Nese do i shtojme ketyre investimeve dhe 3,2 milione euro te ujit te pijshem, vleren e investimit rishtas te 8 kabinave elektrike ne Kucove te vjeter nga OShEE, si dhe pjesen e investimit ne rrugen Belsh Kozare Kucove Ure Vajgurore qe sapo ka filluar po ashtu, llogaria del e tille qe tregon qe asnje nga ju si deputete apo aspirante si te tille, as ia ka pasur dhe as ia ka idene Kucoves dhe pritshmerive te banoreve te saj! Rezultati i zgjedhjeve te 25 qershorit duhet te ishte nje mesim i qarte per te gjithe perse shqiptaret zgjodhen te votojne Partine Socialiste; e njejta gje dhe per Kucoven dhe qytetaret e saj! Genjeshtra ka nje date skadence dhe ne kete rast 25 qershori ishte data e skandences se plot genjeshtrave te tilla te ngjashme!

 

 

 

Next Post
FOTOT/ Format bombastike të kësaj modele po çmendin rrjetin

FOTOT/ Format bombastike të kësaj modele po çmendin rrjetin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Martesa ndryshon Ronaldon, portugezi surprizën dhe shfaqet me ‘look’ të ri në stërvitje!

FOTO/ Martesa ndryshon Ronaldon, portugezi surprizën dhe shfaqet me ‘look’ të ri në stërvitje!

August 14, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Fjala e Rubio-s dhe mësimi që Shqipëria nuk duhet ta lexojë gabim

August 14, 2026
Uzuni kualifikon skuadrën në çerekfinalet e turneut prestigjioz, trajneri i Austin e vlerëson: Luan me zjarr dhe pasion!

Uzuni kualifikon skuadrën në çerekfinalet e turneut prestigjioz, trajneri i Austin e vlerëson: Luan me zjarr dhe pasion!

August 14, 2026
Zjarri në Lurë bëhet i rrezikshëm, flakët po përhapen në thellësi të parkut! Digjen mbi 300 hektarë, 4 mjete fluturuese në aksion

Zjarri në Lurë bëhet i rrezikshëm, flakët po përhapen në thellësi të parkut! Digjen mbi 300 hektarë, 4 mjete fluturuese në aksion

August 14, 2026
Prokuroria rihap dosjen e vrasjes së Kozeta Hysenit në “Qytetin Studenti” më 1999! I kërkohet Policisë të pyeten 28 persona, mes tyre edhe…

Prokuroria rihap dosjen e vrasjes së Kozeta Hysenit në “Qytetin Studenti” më 1999! I kërkohet Policisë të pyeten 28 persona, mes tyre edhe…

August 14, 2026
VIDEO/ Një tjetër tren del nga shinat në Angli, aksidenti i dytë hekurudhor brenda 24 orëve, alarmohen autoritetet!

VIDEO/ Një tjetër tren del nga shinat në Angli, aksidenti i dytë hekurudhor brenda 24 orëve, alarmohen autoritetet!

August 14, 2026
Elon Musk e ‘blen’ paqen me Trump duke paguar 100 mln dollarë! Ua dhuron Republikanëve për zgjedhjet e mesmandatit!

Elon Musk e ‘blen’ paqen me Trump duke paguar 100 mln dollarë! Ua dhuron Republikanëve për zgjedhjet e mesmandatit!

August 14, 2026
“Disa u nxituan dhe i prenë fjalën”- Kryebashkiaku i Divjakës tregon çfarë ndodhi në mbledhjen e Kuçit: Kryeministri e la bisedën e hapur për Territorialen

“Disa u nxituan dhe i prenë fjalën”- Kryebashkiaku i Divjakës tregon çfarë ndodhi në mbledhjen e Kuçit: Kryeministri e la bisedën e hapur për Territorialen

August 14, 2026
“Çmenduritë” e motit, pas të nxehtit ekstrem Saranda dhe Delvina pushtohen nga stuhitë e shiut!

“Çmenduritë” e motit, pas të nxehtit ekstrem Saranda dhe Delvina pushtohen nga stuhitë e shiut!

August 14, 2026
EMRI/ Kili në alarm, transferon nga burgu 9 të fortët e organizatave kriminale, mes tyre edhe një shqiptar! Detajet e operacionit

EMRI/ Kili në alarm, transferon nga burgu 9 të fortët e organizatave kriminale, mes tyre edhe një shqiptar! Detajet e operacionit

August 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com