Mbrëmjen e djeshme në një lokal në qytetin e Gramshit janë konfliktuar disa persona me njëri-tjetrin, ndërsa pas zënkës 3 të rinj kanë marrë peng një tjetër person.
Referuar burimeve policore, mësohet se është marrë peng shtetasi me iniciale A. B 32 vjeç, i cili është vëllai i personit me të cilin po ziheshin disa të tjerë.
Në sherr e sipër ata e kanë futur me forcë në makinë të riun.
Për ngjarjen, menjëherë është njoftuar policia e cila ka vënë në pranga një prej autorëve të pengmarrjes. Ndërkohë është në kërkim për dy të tjerët.