Ish kryeministri, Sali Berisha, eshte larguar nga mbledhja e Komisionit Hetimor per CEZ pa dhene deshmine e tij. Pas ketij akti, kryetari i Komisionit, Taulant Balla, ka kerkuar hartimin e shkreses qe ne baze te ligjit per komisionet hetimiore sjell me force deshmitarin per te dhene deshmine ne komision. Ish kryeministri Berisha deklaroi per mediat se shkaku qe ai u largua pa deshmuar ishte se Balla ishte ne konflikt interesi
Berisha:
“Shkova për të plotësuar detyrimin. Rezultoi se personi nuk duhet të jetë në konflikt interesi. Ajo që më bëri të mos vazhdojë është fakti se në mënyrën më të paftyrë se kryetari i komisionit mashtroi duke thënë se është i padënuar. Ai është i dënuar dhe nuk paguan gjoba. Ai është ordiner. Unë nuk e dija se ishte në konflikt interesi. Këtë e zbuloi Ristani. Kam qenë i interesuar për CEZ. Edi Rama dhe Damijan Gjiknuri kanë bërë aferë. Dosja e CEZ dënon Ramën e Gjiknurin me 35 vite. Nëse Balla do pohonte se jam i dënuar do dëshmoja. Balla është i dënuar me vendim të Gjykatës së Apelit”.
Mbledhja
Ka nisur mjaft e tensionuar mbledhja e komisionit hetimorë për CEZ në të cilën është i pranishëm edhe ish kryeministri Berisha për të dëshmuar për privatizimin e CEZ. Që në fillim të mbledhjes janë vërejtur tensipone të ashpra mes kryetarit të komisionit të CEZ taulant Balla dhe deputetëve të PD. Këta të fundit kanë kërkuar dorëheqjen e Ballës nga drejtimi i komisionit hetimor gjatë dëshmisë së Berishës. Deputetët e PD-së dhe Berisha kanë kërkuar tërheqjen Ballës, pasi, sipas tyre, Balla është konflikt interesi, sepse eshtë në konflikt ma familjarë të Berishës.
DEBATET
Berisha:Je i dënuar dhe nuk ke paguar gjobën
Balla: S’kam asnjë gjobë. Zoti dëshmitar betohuni se do të thoni të vërtetën.
Ristani: Nuk mund të vazhdojë seanca kështu.
Balla: Ju lutem zoti dëshmitar gjeneralitetet, emri, atësia, mbiemri
Ristani: Komisioni nuk mund të vijojë me prepotencë. Keni konflikt interesi në bazë të kodit të procedurës penale. Duhet të ndërrohet kryetari.
Balla: Nuk kam asnjë konflikt interesi.
Ndreu: Nuk po bëjmë gjyq këtu, jemi një komision hetimor dhe po hetojmë një aferë. Zoti Berisha nuk është i pandehur por dëshmitar që ka dijeni për disa rrethana dhe fakte. Jemi në proces hetimi, jo gjykimi.
Manja: Unë i ftoj kolegët të jemi racionalë në këtë komision hetimor, sepse ligji për komisionet hetimore e thotë qartë. Dispozitat aplikohen në komision aq sa është e mundur. Rregullorja e Kuvendit, në lidhje me zëvendësimin e kryetarit dhe anëtarëve, ka rregulla të tjera që i referohen kodit të rregullores së Kuvendit të Shqipërisë. Në cilën pikë të nenit 17 të kodit të procedurës penale bazohet kërkesa juaj. Kjo, pasi zoti Berisha është thirrur si dëshmitar. Mos i ngatërro palët në këtë proces zoti Ristani. të vazhdojmë këtë seancë të komisionit hetimor.
Ristani i drejtohet Ballës: Ky komision i referohet kodit të procedurave penale e cila është shumë i mundur, se ky komision do dalë në një përfundim për faktet që ne mbledhim në këtë komision, të cilat janë pjesë e gjykimit tonë. Ne kemi detyrimin ligjor që të jemi të njëanshëm. S’duhet të kemi pengesa ligjore që na bëjnë të jemi të anshëm. Duke qenë në konflikt me Berishën, kjo tregon që ju nuk jeni objektiv në pyetjen e Berishës në seancë. Kështu jeni në konflikt e duhet të jepni dorëheqjen. Për këtë shkak ju s’mund ta drejtoni këtë seancë pasi jeni në konflikt interesi, të paktën seancën e sotme jo.
Balla: E drejtoj unë mbledhjen. Manja tha jemi në komision hetimor parlamentar. Kryetari drejton mbledhjen. Do doja të isha gjyqtar e të gjykoja zotërinjtë përballë.
Ristani: Zbato kodin e procedurës penale. Paraqisni dorëheqjen . Referoju ligjit.
Balla i drejtohet Berishës: E drejtoj unë këtë mbledhje. Unë ta jap flajën. Nuk e mer dot kështu fjalën. Shiko çfarë frikacaku je, sepse ke frikë përgjigjen. Ti i shmangesh përgjegjësive të tua. Kjo është dosja hetimore ndaj teje betohu që do thuash të vërtetën, qëndro. Harroje se largohesh nga mbledhja dhe harroje se i fshihesh deponimit përpara këtij komisioni hetimor. Të citoj kodin penal: nëse nuk paraqitesh , do shoqërohesh me forcë. Ulu e dëshmo. Nuk ke konflikt interesi me kryetarin e këtij komisioni
Berisha: Ti je përdhunues ordiner, por unë vij në respekt të parlamentit
Balla: Teatrin në këtë komision nuk e bën dot. Ti je shpifës ordiner. Ke frikë për të deponuar për çështjet për të cilat je thirrur dëshmitar. Komisioni qartëson lidhjet e dëshmitarit me aferën 414 mln euro. Ende nuk jeni në kushte për të marrë fjalën për aq kohë sa si dëshmitar nuk bëni betimin. Bëni betimin që të flisni. Pa e bërë betimin nuk mund të flisni. Fjalën e jap unë se unë drejtoj.
Balla: Fjalën ta jap unë, nuk e merr dot ti. Nuk mund të bësh këtu siç bën në Parlament. Këtu fjalën ta jap unë.
Berisha: Je në konflikt interesi.
Balla: Nuk jam në konflikt interesi. Ndryshe do të ishte thënë kjo gjë kur u njoftua mbledhja. Tani qenke trembur zotrote se e drejtoj unë, mbledhjen. Më lër të bëj punën që më është dhënë.
Berisha: Respekto rregulloren. Je i dënuar me vendim të formës së prerë.
Balla: Mos tento të dëmtosh punë e këtij komisioni. Unë e di që kishe frikë të vijë në këtë komision. Kërkesa nuk është depozituar ende nga nënkryetari i këtij komisioni. Depozitojeni kërkesën, le të ndjekë të gjithë procedurën parlamentare. Këtu jemi në punën e komisionit hetimor. Z.dëshmitar të tërheq vëmendje për të fundit herë, që fjalën në këtë komision ta jep kryetari…
Berisha: Që është një ordiner.
Balla: Je i vetmi njëri në këtë botë që nuk më shqetëson. Keni bërë një kërkesë që gjoja unë qenkam në konflikt interesi me atë. Ka ndonjë shqiptar që mund ta besojë. Këtë.
Berisha; Çështja është a je i dënuar apo jo?
Balla: Jo. Nuk është e vërtetë. I kam fituar të gjitha gjyqet me familjarët e tu, e do vazhdoj.
Berisha largohet nga Komisioni.
Balla: I bëj thirrje sekretarit të komisionit të bëjë gati shkresën drejtuar Policisë, që dëshmitari të sillet me forcë në komisionin hetimor parlamentar. Berisha sot tregoi që ka frikë sikurse e dinë gjithë shqiptarët që të dalë para drejtësisë. Edhe sot u dëshmoi qytetarëve shqiptarë që ky person i frikët përballjes, dhe ka frikë të japë dëshmi për çështje të rëndësishme, sikurse është afera 414 mln euro, që e përfshin zotërinë si përgjegjës.
Pas largimit të deputetit të Partisë Demokratike nga Komisioni Hetimor, kryetari i Komisionit, Taulant Balla tha se nëse Berisha, si dëshimtar në këtë komision, nuk paraqitet, atëherë ai do t’i drejtohej policisë së shtetit për ta sjellë me forcë.
Balla: Sipas ligjit për komisionet hetimore është e detyrueshme që personat të thirren për të dëshmuar. Dëshmitari Sali Berisha është thirrur për 3 herë radhazi. Sipas ligjit në rast se dëshmitari refuzon të paraqitet, atëherë komisioni i drejtohet policisë së shtetit, që të bëjë të mundur sjelljen me forcë të dëshmitarit. I bëj thirrje të vijë me dëshirë e jo me forcë, kështu që unë do konsideroja që ne të vazhdonim punën me një prezantim të disa prej çështjeve që do i kërkohen sqarim dëshmitarit. Të shpresojmë që deputetët e opozitës që fatkeqësisht drejtohen nga dëshmitari të kthehen, ndërkohë që janë votuar nga qytetarëve shqiptarë. Do doja t’ju informoja që nga gjetjet e deritanishme kemi të bëjmë me disa shkelje të rënda që lidhen me procesin e privatizimit të kompanisë CEZ që është favorizuar në mënyrë të paligjshme. CEZ ka përfituar tarifa të favorizuara duke shkaktuar dëm tek konsumatori. Nga viti 2007 -2012 dëmi në financat shtetërore është 13 miliard , dëmi i shkaktuar nga rritja e shitjes me pakicë 2012-2014 çmimi është rritur në interes të kompanisë e dëm të qytetarit shqiptar.