Një sherr me thika është shënuar mbrëmjen e djeshme në lagjen 12 të qytetit të Durrësit.
Bëhet me dije se sherri ka ndodhur mes disa personave, ku si pasojë ka mbetur i plagosur njëri prej tyre. Nuk dihet ende se kush janë autorët apo personi që ka mbetur i plagosur dhe as shkaku i konfliktit.
I dëmtuari ndodhet në Urgjencën e spitalit Rajonal, ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ku po punon për zbardhjen e dinamikës së plotë.
/a.r