• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Sherr me pasqyrën!

by Mero Baze
24/08/2017 20:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Kryeministri Edi Rama ka telendisur sot para gjithë shqiptarëve shërbimin diplomatik të Shqipërisë. Në një fjalim me plot talent publicisti, dhe pa asnjë përgjegjësi kryeministri, ai tha në fakt të gjitha ato që duan të dëgjojnë njerëzit për Ambasadat tona jashtë Shqipërisë.

Por që të jemi racional me kritikat tona për shërbimin diplomatik të Shqipërisë, duhet ta ndajmë atë në dy pjesë, në shërbimin konsullor, sidomos për shtetasit shqiptarë jashtë Shqipërisë, i cili është skandaloz dhe duhet bërë reformë rrënjësore dhe në imazhin e ambasadorit tonë në Perëndim, si figurë diplomatike, i cili sado i bukur, i ditur dhe i kulturuar të jetë, në fakt përfaqëson imazhin e qeverisë në Tiranë dhe është pasqyra e saj.

Ndaj në debatin për diplomacinë, gjërat duhen ndarë qartë.

Shqipëria është një vend i vogël, me pak mundësi për një shërbim diplomatik të shpërndarë gjeografikisht dhe me kushte dinjitoze. Për këtë duhet të ndërmerren reforma të tilla të forta, që të shumëfishohet shërbimi konsullor në vendet fqinje si Greqia e Italia, pastaj vendet e tjera me një kuotë të lart emigrantësh si Britania e Madhe, Gjermania, vendet skandinave, Hollanda, Austria etj, dhe të shkrihen thuajse fare shërbime konsullore në dhjetra vende të tjera, ku nuk ka shqiptarë. Ato mund të delegohen ose tek konsuj nderi, ose tek Ambasada të vendeve të tjera me të cilat mund të bëjmë marrëveshje.

Greqia ka rreth 1 milionë shqiptarë dhe selia e Ambasadës shqiptare në Athinë, është destinacioni më i trishtuar i shqiptarëve. Përditë jashtë mureve të saj gjen me qindra shqiptarë të dëshpëruar që shajnë shtetin e tyre për shkak të pamundësisë për të marrë shërbime. Teoritë e shërbimeve online dhe përpjekja për t’i modernizuar ato, është ende e paprekshme. Greqia dhe së paku Italia, kanë nevojë për zyra konsullore gjigande, ndoshta në shumë qytete të tjera veç kryeqytetit dhe një predispozitë të fortë për të qenë afër halleve të qytetarëve të tyre. Po kështu, me këtë propocion, duhet të zgjidhet situata për çdo shtet perëndimor ku ka shqiptarë. Kjo është thelbësore për të qenë afër shqiptarëve, për t’i ndihmuar ata dhe për t’ua çuar atdheun aty ku janë dhe jo për t’u çuar veset e atdheut.

Kjo është punë burokratike, që kërkon discipline, përkushtim dhe natyrisht luftë kundër korrupsionit. Nëse shteti shqiptar e bën mirë këtë, ka zgjidhur problemin kryesor me të cilin ndeshet shërbimi ynë diplomatik. Dhe ky është problemi që kanë shqiptarët me ndërtesat e Ambasadave të tyre në Perëndim.

Sa i pëkret ambasadorëve, ne kemi një përzierje të diplomatëve të karrierës me ata politikë, por përgjithësisht kemi gjithnjë e më pak figura publike në diplomaci. Kjo, falë klientelizmit politik që ka prodhuar dhe mbron këtë trupë. Edhe Visar Zhitin që kemi çuar në Romë, ku është përkthyer më parë si poet, e kemi çuar të zihet me motrën e Sandrit, pasi Edi Rama, që pretendon se do luftojë klientelizmin në diplomacy, në fakt ka dhënë “shembull të shkëlqyer” të mbrojtjes së tij.

Kur Shqipëria sapo ishte bërë shtet, e ka ndihmuar në Perëndim imazhi i ambasadorëve. Përfytyroni që në vitet 20-të, ambasadorë të Shqipërisë kanë qenë Faik Konica, Mit’hat Frashëri, Eqerem Bej Vlora etj.. E di që nuk mund të pretendojmë më rangje të tilla, dhe me këta që kemi, mos mendoni se mund të bëjnë ndonjë gjë më shumë për Shqipërinë, se sa bën qeveria në Tiranë. Një diplomat mund të bëjë diçka më shumë për vendin e vet nëse ka një personalitet të tij publik. Pjesa tjetër e punës është reflektim i imazhit që ka qeveria shqiptare e Tiranës për Perëndimin.

Një miku im diplomat në Gjermani në vitet 90-të, e tregon shpesh se deri në vitin 1995, diplomatët shqiptarë në Bon ishin shumë të preferuar në çdo pritje të Ambasadave të huaja, por sapo Berisha u prish me SHBA në 1996, nuk na flisnin me gojë as në korridore.

Dhe kjo është normale. Ambasadorëve të zakonshëm që ne kemi në Perëndim, nuk u bëjmë dot sherr përse nuk zbukurojnë imazhin tonë. Se dhe nëse e bëjnë, e pësojnë më keq, si ambasadorja jonë në Holandë sot.

Kemi ende fat që nuk na e kanë nxirë imazhin me ndonjë skandal të tyre, por më shumë, mos prisni prej tyre. Ata nuk kanë çfarë të bëjnë, nëse investitorët e huaj nuk e shikojnë Shqipërinë si vend me interes për investime. Nuk kanë çfarë të bëjnë për korrupsionin e sistemit të drejtësisë dhe administratës. Nuk kanë çfarë të bëjnë me plazhet e pasigurta dhe problemet me pronën. Ata dhe nëse i fshehin ato, thjeshtë u harxhojnë paratë e biletës disa investitorëve që do vijnë e do të kthehen mbrapsht.

Një probem tjetër i tyre është se janë shumë dhe paguhen pak.

Shqipëria mund të shkurtojë ende shumë ambasadorë, duke lënë ata në qyetet më të rëndësishme të botës, përveç vendeve fqinje, dhe duke rritur ndjeshëm rrogat dhe pagesat për veprimtarinë e tyre si diplomat, për të mos ju qurravitur çdo qoftexhiu shqiptar në Perëndim t’i paguajë kafet. Është më mirë pak e saktë, se një duzinë ambasadorësh që marrin fasule dhe trahana nga Shqipëria, se nuk u del rroga për të ngrënë.

Dhe mos prisni shumë prej tyre, përveçse të jenë pasqyra e mirë e asaj çfarë ndodh në Shqipëri. Dhe nëse këtu nuk ndodhin gjëra të mira, nuk duhet bërë sherr me pasqyrën.

Next Post
Kandidati

Artan Fuga: Lesh deleje apo dhije janë ambasadorët?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr në Shëngjin, flakët i afrohen zonës së banuar (VIDEO)

Pezullohet operacioni për shkak të errësirës, vatra e zjarrit në Drenije vijon të mbetet aktive

August 6, 2026
Akuzohet për kanosje, shpallet në kërkim ish-zyrtari i Policisë Uljan Shpataraku

Akuzohet për kanosje, shpallet në kërkim ish-zyrtari i Policisë Uljan Shpataraku

August 6, 2026
Në vend të rindërtimit ngrihet bazë ushtarake në Gaza, Bordi i Paqes jep kontratën e parë

Në vend të rindërtimit ngrihet bazë ushtarake në Gaza, Bordi i Paqes jep kontratën e parë

August 6, 2026
25 vatra zjarri në 12 orët e fundit në të gjithë vendin, 10 mbeten aktive

25 vatra zjarri në 12 orët e fundit në të gjithë vendin, 10 mbeten aktive

August 6, 2026
U kap me katër pistoleta “Glock” rrugës për Sarandë, zbardhet dëshmia e 31-vjeçarit: Mendova se ishin lodra

U kap me katër pistoleta “Glock” rrugës për Sarandë, zbardhet dëshmia e 31-vjeçarit: Mendova se ishin lodra

August 6, 2026
Aksident i trefishtë në rrugën Sarandë-Ksamil, turisti spanjoll transportohet tek Trauma

Aksident i trefishtë në rrugën Sarandë-Ksamil, turisti spanjoll transportohet tek Trauma

August 6, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

GJKKO fsheh Rregulloren Bani, për t’i shpëtuar anulimit të saj

August 6, 2026
Përplasen dy tramvaje në Gjermani, mbi 20 të plagosur, 3 në gjendje kritike

Përplasen dy tramvaje në Gjermani, mbi 20 të plagosur, 3 në gjendje kritike

August 6, 2026
KLGJ apo GJKKO? Apo të dy?

KLGJ apo GJKKO? Apo të dy?

August 6, 2026
Rama mbledh Qeverinë në Pogradec. Më 7 shtator mbahet Asambleja që mund të ndryshojë kabinetin

Rama mbledh Qeverinë në Pogradec. Më 7 shtator mbahet Asambleja që mund të ndryshojë kabinetin

August 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com