• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Sherr masiv mes shqiptarëve dhe serbëve në rrugët e Zyrihut pas ndeshjes

by Java News
09/10/2015 14:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një grup tifozësh shqiptarë u përballen me një grup tjetër të tifozëve serbë, në rrugët e Zyrihut shkruan albinfo.ch. Përplasja mes dy grupeve përfundoi me grushte, hedhje gurësh e shishesh ndërsa së paku një polic u lëndua.

Sherri u ndez pas përfundimit të transmetimit të drejtpërdrejtë të ndeshjes që u bë në disa lokale në Oerlikon të Zyrihut . Tifozët nga të dyja kampet e kanë ndjekur me shumë interes dhe me emocione ndeshjen, shkruan policia në një komunikatë për median, të lëshuar të premten. Madje edhe gjatë ndeshjes kanë ndodhur provokime para lokaleve ku bëhej transmetimi, sipas albinfo.ch.

Provokimet dhe konfliktet mes të tifozëve kulmuan pas përfundimit të ndeshjes kështu që u desh ndërhyrja e fuqishme e policisë së qytetit të Zyrihut, shkruan 20minuten.ch. Madje kur policia provonte t`i ndante rivalët nga njëri tjetri, ata në disa raste treguan agresivitet edhe ndaj policisë. Disa prej tyre, me fytyra të maskuara kanë hedhur shishe dhe gurë në drejtim të policëve. Në fund policia u detyrua të përdorte edhe plumba gome dhe gaz lotsjellës për t`i qetësuar kampet “ndërluftuese”.

Por pas një qetësimi të shkurtër situata eskaloi sërish , duke u bartur në rrugë tjera të afërme. Atje, një pjesë e tifozëve huliganë goditën me shqelma veturat e parkuara që ishin të stolisura me flamuj kombëtarë të skuadrës kundërshtare, raporton albinfo.ch. Vetëm rreth orës 12.30 pas mesnate policia ka mundur të vendosë përfundimisht qetësinë, përcjell albinfo.ch. Por nga e gjithë kjo një polic që kishte marrë lëndime nga gjuajtja me gurë u desh të trajtohej në spital.

Next Post

Serbët në sulm kërkojnë rindarjen e Mitrovicës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com