Një shqiptar i moshës 18-vjeçare ndodhet në gjendje kome, pasi u bë pjesë e një sherri mes bandave latine.
Ngjarja ka ndodhur në Milano të Italisë dhe mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për shqiptarin e identifikuar si Albert Dreni.
Ai u plagos gabimisht me thikë pasi u fut në sherr të mbronte shokun e tij.
Banda latine e njohur me emrin “Mara Salvatrucha” u fut në lokal dhe sulmoi një grup të rinjsh që i konsideronin rivalë.
Aty ndodhej edhe shqiptari i cili sipas banorëve të zonës ishte një djalë i urtë.
Deri tani janë arrestuar dy persona të dyshuar në lidhje me ngjarjen.
Panorama/d.i.