• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Sherr artistësh, për çfarë do zihen tjetër për drogë?!”/ Lako mohon grushtet me kolegun: U kapëm me shpulla

by Java News
28/04/2020 17:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sherri mes dy aktorëve të njohur, Ledio Lako dhe Gentian Hazizi ka qenë lajmi që ka bërë bujë diten e sotme. Panorama.al ka kontaktuar dy personazhet që ditën e djeshme janë përfshirë në një sherr fizik që sipas Policisë ka degraduar dhe në përdorimin e mjeteve të forta.

Panorama.al kontaktoi fillimisht, aktorin Gentian Hazizi, për ta pyetur për përplasjen me kolegun Ledio Lako. Hazizi nuk e ka mohuar ngjarjen, por ka preferuar të mos e komentojë atë. “Nuk kam çfarë të them. Nuk kam asnjë lloje komenti për të bërë”, tha Gentian Hazizi për Panorama.al

Ndërkohë që aktori tjetër i humorit, Ledio Lako i kontaktuar nga “Panorama.al” ka thënë se ngjarja është një sherr banal mes aktorëve që ndodhi pas provave të Teatrit.

Ledio Lako tha se është ‘konfltikt trotuares që ka degraduar në rrena”.

“Sherr artistësh, për çfarë do zihen tjetër për drogë?! Jemi zënë për tekstin. Genti mund të jetë i axhituar, por këto doreza janë kot. S’ka qenë ndonjë konflikt për t’u raportuar, por me që po kalonte policia aty”, tha Lako.

Ai shtoi më tej se në asnjë rast nuk ka patur përdorëm të sendeve të forta dhe se konflikti është shoqëruar thjesht me goditje me duar.

“Me shpulla jemi godit. Unë të them sherr për fyti. Nuk të nxjerr njeri nga rajoni po të gjuash me dorezë, mjet metalik të fortë”, tha ai.

Intervista e plotë me aktorin Ledio Lako për Panorama.al
Panorama.al: Doja t’ju pyesja çfarë ndodhi mes jush dhe zotit Hazizi?

Ledio Lako: Nuk ka ndodhur asgjë. Konflikt trotuaresk që degradoi në rrena. Është gënjeshtër, nuk është informacion zyrtar i policisë. Janë rrena, një palë ja fut kot një palë tjetër kot. Unë s’po prononcohem fare, të ishte ashtu do isha në burg unë. Pse jam i lirë?!

Panorama.al: Pyetja është pse lindi konflikti me që jeni të dy figura publike?

Ledio Lako: Po kot, jemi kap me thonj aty, jemi gërvisht. Këto ndodhën në prova. Budallallëqe në prova, në Teatër. Pas provave ndodhi një gërvishtje me njëri-tjetrin, na morën aty se kaloi policia . Budallallëqe dmth filluan duke qesh të gjithë edhe policët. Kjo është deklaratë zyrtare kot.

Panorama.al: Në deklaratë thuhet se e keni goditur me dorezë hekuri?

Ledio Lako: Po jo, me dorezë hekuri quhet me armë, është më shumë se thika. I bie të hyjë në burg unë. Si të nxjerrin nga burgu atëherë kur je me dorezë hekuri.

Panorama.al: Zoti Hazizi nuk e ka mohuar si ngjarjen mes jush?

Ledio Lako: Kjo është kot, jami zënë pas Teatrit. Kjo është turp, unë jam aktor, më fusni me dorezë hekuri.

Panorama.al: Lajmi është publikuar tashmë në të gjitha mediat, ndaj ju kontaktuam që të jepni qëndrimin tuaj?

Ledio Lako: E pash, s’po më pushon telefoni. Ky është sherr aktorësh. Kam shkruajtur 15 vjet skenarë si nuk thatë njëherë që Ledio Lako bën monologun e vitit.
Sa ndodh një sherr brutal, banal, që është turp me e diskutu, sherr duke u kap me duar.

Panorama.al: Nëse është sherr banal, normalisht mund të ishte mbyllur me aq, ndërkohë që ngjarja është raportuar nga Policia.

Ledio Lako: Sepse aty është një i tretë që ka frikë se mund ta hajë. Ai i treti është tip polici që e ka mësuar çfarë të bëj që mos e heqin nga puna, ai Myftiu. Ai është shoku i Gentit dhe ka frikë mos i bëj unë ndonjë denoncim dhe ta heq nga puna. Rri të merrem unë me budallallëqe.

Panorama.al: Më shpjegon pak çfarë ndodhi mes jush?

Ledio Lako: U zumë kot, pas teatrit për punë roli. Jo roli jot, jo ma thuaj batutën, jo s’ma thua batutën.

Panorama.al: Nuk ka ndonjë arsye tjetër?

Ledio Lako: Po jo, sherr artistësh, për çfarë do zihen tjetër për drogë?! Jemi zënë për tekstin. Genti mund të jetë i axhituar, por këto doreza janë kot. S’ka qenë ndonjë konflikt për t’u raportuar, por me që po kalonte policia aty.

Panorama.al: Me çfarë u goditet?
Ledio Lako: Me shpulla jemi godit. Unë të them sherr për fyti. Nuk të nxjerr njeri nga rajoni po të gjuash me dorezë, mjet metalik të fortë

g.kosovari

Next Post
Shifat e INSTAT/ Numri i viktimave nga vrasjet u rrit me 15% në Shqipëri. Ja objektivat që duhen plotësuar

Të shtëna armësh në Shkodër, plagoset në qafë dhe dorë 30-vjeçari (EMRI)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“5 burra tërhiqnin zvarrë një fëmijë”, ‘shpërthen’ Berisha: Rama personalisht përgjegjës!

“5 burra tërhiqnin zvarrë një fëmijë”, ‘shpërthen’ Berisha: Rama personalisht përgjegjës!

January 25, 2026
Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Media shqiptare: lavatriçja që lan krimin politik dhe jeton prej tij

January 25, 2026
Kapen kokainë, armë zjarri, 120 mijë euro e miliona lekë dhe paund! Policia arreston 3 persona në Tiranë

Kapen kokainë, armë zjarri, 120 mijë euro e miliona lekë dhe paund! Policia arreston 3 persona në Tiranë

January 25, 2026
Pse humbën konservatorët austrialianë që morën LaCivitan si strateg?!

Përdorimi i forcës nga opozita tregon mungesën e pushtetit të saj

January 25, 2026
Vrasja e 37-vjeçarit ndez protesta të dhunshme në Minnesota, Trump akuzon zyrtarët lokalë

Vrasja e 37-vjeçarit ndez protesta të dhunshme në Minnesota, Trump akuzon zyrtarët lokalë

January 25, 2026
“Misioni i carit”, për Putinin fitorja qëndron mbi paqen. Intrigat pas negociatave

“Misioni i carit”, për Putinin fitorja qëndron mbi paqen. Intrigat pas negociatave

January 25, 2026
Berisha flet pas protestës: Qytetarët triumfuan në rrugët e Tiranës, do e rrëzojmë regjimin e kalbur të Rilindjes!

Berisha flet pas protestës: Qytetarët triumfuan në rrugët e Tiranës, do e rrëzojmë regjimin e kalbur të Rilindjes!

January 25, 2026
Rama dy ditë në Jeruzalem: Nga fjala në Knesset, takimi me Netanyahun e deri te vizita te Muri i Lotëve

Rama dy ditë në Jeruzalem: Nga fjala në Knesset, takimi me Netanyahun e deri te vizita te Muri i Lotëve

January 25, 2026
Spektakli i dhunës dhe rrethi vicioz i PD-së

Spektakli i dhunës dhe rrethi vicioz i PD-së

January 25, 2026
Situata pas kapjes së Maduros, SHBA: Jemi në koordinim të ngushtë me autoritetet në Venezuelë

“Ishte errësirë ​​dhe ishte vdekjeprurëse”- Trump zbulon detaje rreth armës sekrete amerikane

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In