Këngëtari Sherif Merdani, i cili ka vuajtur vetë në burgjet e komunizmit ka përsëritur deklaratat e tij të mëparshme. Duke folur në emisionin ‘Opinion’, Merdani tregon një moment kur e ka takuar Alida Hiskun në fundin e viteve ’80 dhe i ka thënë me gojën e saj që nuk ka bërë burg.
“Fenomeni ka ekzistuar, por në vitet 70 po ju them që JO. Në asnjë mënyrë. Nëse një hetues bënte një gjë të tillë Enver Hoxha i pushkatonte. Kishte një rregullore: ishin dy policië që e shoqëronin. Jo në birucë të paktën. Operativi spiunonte hetuesin. Hetuesi polici. Pra nuk mund të ndodhte” – ka thënë Merdani në Opinion.