Në fjalën e mbajtur në konferencën “Reforma për Shërbimin Veterinar Shtetëror”, ministri Edmond Panariti tha se ligji i ri rregullon një sërë veprimtarish në fushën veterinare.
“Ligji për shërbimin veterinar formalizon 1200 veterinerë që kthehen zyertarisht të punësuar me të gjitha të drejtat dhe detyrimet që derivojnë nga ligji i ri.
Ligji rregullon edhe veprimtarinë e teknikëve të mesëm veterinarë. Në aspektin strukturor dhe organizativ, shërbimi veterinar mbyll kapitullin e fragmentimit, moskomunikimit, mungesës së bashkëveprimit, kaosit dhe mbivendosjes së përgjegjësive”, tha Panariti.