• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Shërbimi Sekret pranon se kishte refuzuar masa shtesë sigurie për ish-presidentin Trump në vitet para atentatit

by A M
21/07/2024 19:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shërbimi Sekret po e pranon tani se ka refuzuar disa kërkesa të ekipit të fushatës së kandidatit republikan për president, Donald Trump, për shtimin e masave të sigurisë në aktivitetet e tij, para atentatit javën e kaluar në Pensilvani.

Pas sulmit të 13 korrikut, agjencia e zbatimit të ligjit kishte mohuar të kishte refuzuar kërkesa të tilla. Por të shtunën, një javë pas sulmit, Shërbimi Sekret pranoi se kishte hedhur poshtë disa kërkesa për të rritur sigurinë për ish-presidentin.

Deklarata ka të ngjarë të jetë në qendër të një seance të Kongresit të hënën, ku drejtorja e Shërbimit Sekret, Kimberly Cheatle pritet t’u përgjigjet pyetjeve të ligjvënësve të cilët kanë shprehur indinjatën për dështimet e sigurisë që krijuan mundësinë që një i armatosur 20-vjeçar të ngjitej mbi një godinë pranë podiumit ku ishte ish-presidenti Trump gjatë një tubimi në Batlër të Pensilvanisë dhe të hapte zjarr ndaj tij.

Zoti Trump u plagos në veshin e djathtë, një pjesëmarrës në tubim u vra dhe dy të tjerë u plagosën.

“Shërbimi Sekret ka një mision të gjerë, dinamik dhe të ndërlikuar. Ne punojmë çdo ditë në një mjedis dinamik me kërcënime për të garantuar sigurinë e atyre që mbrojmë në aktivitete të shumta, udhëtime dhe mjedise të tjera sfiduese”, tha zëdhënësi kryesor i agjencisë, Anthony Guglielmi, në një deklaratë të lëshuar të shtunën vonë për gazetën “The Washington Post”, e cila ishte e para që njoftoi për ndryshimin e pohimeve të agjencisë, për të cilin tha se erdhi si rezultat i pyetjeve të detajuara dërguar agjencisë.

“Ne ekzekutojmë një strategji gjithëpërfshirëse dhe me nivele të ndryshme për të balancuar personelin, teknologjinë dhe nevojat e specializuara operacionale,” tha zëdhënësi Guglielmi.

Ai tha se agjencia mbështetet në disa raste tek organet shtetërore dhe lokale të zbatimit të ligjit, kur njësitë e specializuara të Shërbimit Sekret janë të pamjaftueshme.

“Në disa raste kur njësi ose burime specifike të specializuara të Shërbimit Sekret nuk kanë mundur të sigurohen, agjencia ka bërë modifikime për të garantuar sigurinë e të mbrojturit,” tha zëdhënësi Gugliemi.

Pas atentatit, ndërsa filluan të qarkullojnë lajme se agjencia kishte hedhur poshtë kërkesat e ekipit të fushatës së zotit Trump, zoti Guglielmi e mohoi një gjë të tillë.

Po qarkullon “një pretendim i pavërtetë se një anëtar i ekipit të ish-Presidentit kërkoi burime shtesë sigurie dhe mori përgjigje negative,” u shpreh Gugliemi në një postim në mediat sociale.

“Kjo është absolutisht e rreme. Në fakt, ne shtuam burime dhe teknologji dhe aftësi mbrojtëse, si pjesë e rritjes së intensitetit të fushatës.”

Sekretari i Sigurisë Kombëtare Alejandro Mayorkas e ka quajtur “dështim” atë që ndodhi, ndërsa disa ligjvënës kanë bërë thirrje që zonja Cheatle ose të japë dorëheqjen ose të shkarkohet.

Presidenti Biden ka urdhëruar një hetim të pavarur. Edhe një Departament i Sigurisë Kombëtare dhe një komision i Kongresit po hetojnë.

Ish-presidenti Trump thotë se nuk kishte pasur asnjë sinjalizim se organet e rendit kishin identifikuar një person të dyshimtë kur ish-presidenti doli në podium në Pensilvani. Ai ka ngritur gjithashtu pikëpyetje për masat e sigurisë dhe sesi personi i armatosur arriti të hipte në godinë./VOA

Next Post
Lezhë/Plagosi me armë zjarri 27 vjeçarin se i ngacmoi të dashurën, arrestohet autori (EMRI)

Lezhë/Plagosi me armë zjarri 27 vjeçarin se i ngacmoi të dashurën, arrestohet autori (EMRI)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fokusi te “Shqipëria 2030”/ Publikohet agjenda e detajuar e Samitit të IV të Diasporës

Plagosja e minoritarit grek në protestën e Zvërnecit, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë: Keqardhje për situatën!

May 31, 2026
“Epsteini” ynë

Kakofonia rreth Zvërnecit

May 31, 2026
Muharremi: Shqipëria drejt BE-së, brenda këtij viti pritet mbyllja e 10 kapitujve të parë të negociatave

Muharremi: Shqipëria drejt BE-së, brenda këtij viti pritet mbyllja e 10 kapitujve të parë të negociatave

May 31, 2026
Tensionet SHBA-Iran/ Teherani: Derisa bisedimet të finalizohen për marrëveshjen, çdo gjë është spekulim

Tensionet SHBA-Iran/ Teherani: Derisa bisedimet të finalizohen për marrëveshjen, çdo gjë është spekulim

May 31, 2026
Përshkallëzohet situata! Izraeli pretendon se ka vrarë 900 luftëtarë të Hezbollahut që nga armëpushimi në Liban

Përshkallëzohet situata! Izraeli pretendon se ka vrarë 900 luftëtarë të Hezbollahut që nga armëpushimi në Liban

May 31, 2026
Berisha voton për veten, demokratët i bëjnë “gjëmën”: Sali, merre partinë me vete në varr

Bejko paralajmëron zhvillime të forta brenda PD: Berisha nuk e fal deklaratën e deputetit gjerman, nuk do kalojë pa “viktima”

May 31, 2026
Pas dhunës në Zvërnec, qytetarët mblidhen në protestë në Tiranë

Pas dhunës në Zvërnec, qytetarët mblidhen në protestë në Tiranë

May 31, 2026
Zbardhet skeda amerikane e Sokol Hoxhës me 6 krime, vrasësi i trefishtë kërkohej nga Shqipëria dhe Belgjika

Zbardhet skeda amerikane e Sokol Hoxhës me 6 krime, vrasësi i trefishtë kërkohej nga Shqipëria dhe Belgjika

May 31, 2026
Salianji paralajmëron demaskimin e procesit farsë në PD: Do publikoj video nga qendrat e votimit,  ja mashtrimet e Berishës

Salianji: PD në krizë të thellë, ka humbur boshtin ideologjik

May 31, 2026
Libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës (1991–1999) promovohet në Vjenë

Libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës (1991–1999) promovohet në Vjenë

May 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In